- وَ اَتِمُّوا الۡحَجَّ وَ الۡعُمۡرَۃَ لِلّٰہِ ؕ فَاِنۡ اُحۡصِرۡتُمۡ فَمَا اسۡتَیۡسَرَ مِنَ الۡہَدۡیِ ۚ وَ لَا تَحۡلِقُوۡا رُءُوۡسَکُمۡ حَتّٰی یَبۡلُغَ الۡہَدۡیُ مَحِلَّہٗ ؕ فَمَنۡ کَانَ مِنۡکُمۡ مَّرِیۡضًا اَوۡ بِہٖۤ اَذًی مِّنۡ رَّاۡسِہٖ فَفِدۡیَۃٌ مِّنۡ صِیَامٍ اَوۡ صَدَقَۃٍ اَوۡ نُسُکٍ ۚ فَاِذَاۤ اَمِنۡتُمۡ ٝ فَمَنۡ تَمَتَّعَ بِالۡعُمۡرَۃِ اِلَی الۡحَجِّ فَمَا اسۡتَیۡسَرَ مِنَ الۡہَدۡیِ ۚ فَمَنۡ لَّمۡ یَجِدۡ فَصِیَامُ ثَلٰثَۃِ اَیَّامٍ فِی الۡحَجِّ وَ سَبۡعَۃٍ اِذَا رَجَعۡتُمۡ ؕ تِلۡکَ عَشَرَۃٌ کَامِلَۃٌ ؕ ذٰلِکَ لِمَنۡ لَّمۡ یَکُنۡ اَہۡلُہٗ حَاضِرِی الۡمَسۡجِدِ الۡحَرَامِ ؕ وَ اتَّقُوا اللّٰہَ وَ اعۡلَمُوۡۤا اَنَّ اللّٰہَ شَدِیۡدُ الۡعِقَابِ ﴿۱۹۷﴾٪2 : 197 Plotësoni haxhin dhe umranë për hir të Allahut. Nëse do të pengoheni, therni çfarëdolloj kurbani që gjeni. Dhe mos i rruani kokat tuaja, derisa kurbani të arrijë në vendin e tij (të therjes). Kushdo nga ju që është i sëmurë ose ka ndonjë shqetësim në kokë, le të japë shpagim në formë agjërimesh ose lëmoshe ose kurbani. E kur të gëzoni paqe, kushdo që dëshiron të përfitojë nga bashkimi i umrasë me haxhin, le të therë kurban sipas mundësisë. Dhe nëse nuk gjen ndonjë, le të agjërojë tri ditë gjatë haxhit dhe shtatë të tjera kur të kthehet. Ja, dhjetë (ditë) të plota. Kjo është për atë, familja e të cilit nuk banon pranë Xhamisë së shenjtë. Kini druajtje ndaj Allahut dhe dijeni që Allahu është i rreptë në ndëshkim.Shpjegime
1) Umreja është një pelegrinazh më i vogël se haxhi. Umreja është vizita e Qabesë me ihram që përfshin shtatë herë tavaf rreth saj, ecje mes kodrinave Safa dhe Merva, etj.. Umreja bëhet në çdo kohë gjatë vitit, kurse haxhi bëhet vetëm gjatë muajit Dhul Hixhe. Lexoni edhe 3:98.
2) Nga ky ajet fillon tema e haxhit. Xhihadi dhe haxhi duken se kanë lidhje me njëra-tjetrën sepse të dyja nxisin sakrificën, të cilën besimtari i vërtetë e bën në rrugë të Allahut, temë e cila vërehet se ka filluar nga ajeti 2:178. Pelegrinazhi i haxhit është shkalla e fundit e zhvillimit shpirtëror të besimtarit. Shkallët e tjera siç janë namazi, agjërimi, xhihadi, pra, përpjekja në rrugën e Zotit, janë trajtuar në këtë sure përpara se të vinte tema e haxhit. Lexoni edhe 3:98.