2 : 194 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim nga Origjinali
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • وَ قٰتِلُوۡہُمۡ حَتّٰی لَا تَکُوۡنَ فِتۡنَۃٌ وَّ یَکُوۡنَ الدِّیۡنُ لِلّٰہِ ؕ فَاِنِ انۡتَہَوۡا فَلَا عُدۡوَانَ اِلَّا عَلَی الظّٰلِمِیۡنَ ﴿۱۹۴﴾
    2 : 194 Luftoni kundër tyre, derisa të mos mbetet trazirë dhe feja të bëhet për Allahun. Pra, nëse ata tërhiqen, atëherë nuk duhet të shtrëngoni askënd, përveç atyre që janë mizorë.
    Shpjegime

    1) Edhe ky ajet e thekson se muslimanëve iu lejua të luftonin vetëm për vetëmbrojtje, dhe ta vijonin luftën derisa të vendosej plotësisht liria fetare. Ka komentues që interpretojnë fjalën arabe fitne (trazirë) si idhujtari dhe më pas justifikojnë se gjoja Kurani i lejuaka të luftojnë të gjithë jomuslimanët derisa të largohet idhujtaria nga faqja e dheut. Ky nuk është aspak kuptimi i ajetit. Po të ishte kështu, Profeti Muhammed s.a.v.s. nuk do të mund të kishte lidhur një sërë traktatesh paqeje me jobesimtarët. Realisht, ky ajet porosit të kundërtën, që lufta të bëhej vetëm derisa feja dhe çështja e fesë të mos ishte më në dorën e njerëzve, të cilët i persekutonin ashpër muslimanët, por të ishte tërësisht në dorën e Allahut. Këtë mesazh e jep në mënyrë të theksuar edhe ajeti 22:40 dhe 2:257.

    2) Këto katër ajete (191-194) përmbajnë disa kushte për muslimanët për të bërë xhihadin me armë, që janë: a) lufta fetare të bëhej vetëm për hir të Zotit dhe për asnjë motiv personal; (b) muslimanëve iu lejua të luftonin vetëm kundër atyre, të cilët e bënë të parët sulmin; (c) edhe në rastin kur armiku i sulmoi i pari, muslimanët ishin të obliguar të mos i kalonin limitet dhe të mos e përhapnin atë përtej objektivit të nevojshëm; (ç) ata ishin të obliguar të luftonin vetëm kundër ushtrisë dhe jo kundër njerëzve civilë dhe të pambrojtur; (d) gjatë luftës duhej t’u mundësonin imunitet nga lufta të gjitha ceremonive dhe riteve fetare; (dh) lufta në një vend të shenjtë të ishte tërësisht e ndaluar, madje as në rrethinat e tij; (e) muslimanët mund të luftonin në një vend të shenjtë ose në rrethinat e tij vetëm kur armiku ta përdorte atë si bazë të tij për luftë; (ë) luftën ta vijonin për aq kohë sa të siguronin lirinë fetare. Lexoni edhe 8:40; 9:4-6; 22:40.

1
الفَاتِحَة El-Fatiha
2
البَقَرَة El-Bekare
3
آل عِمرَان Ali Imran
4
النِّسَاء En-Nisa
5
المَائدة El-Maidah
6
الاٴنعَام El-En’am
7
الاٴعرَاف El-A’raf
8
الاٴنفَال El-Enfal
9
التّوبَة Et-Teube
10
یُونس Junus
11
هُود Hud
12
یُوسُف Jusuf
13
الرّعد Er-Rad
14
إبراهیم Ibrahim
15
الحِجر El-Hixhr
16
النّحل En-Nahl
17
بنی اسرائیل Beni Israil
18
الکهف El-Kehf
19
مَریَم Merjem
20
طٰه TaHa
21
الاٴنبیَاء El-Enbija
22
الحَجّ El-Haxh
23
المؤمنون El-Mu’minun
24
النُّور En-Nur
25
الفُرقان El-Furkan
26
الشُّعَرَاء Esh-Shuara
27
النَّمل En-Neml
28
القَصَص El-Keses
29
العَنکبوت El-Ankebut
30
الرُّوم Er-Rum
31
لقمَان Lukman
32
السَّجدَة Es-Sexhde
33
الاٴحزَاب El-Ahzab
34
سَبَإ Saba
35
فَاطِر Fatir
36
یسٓ Jasin
37
الصَّافات Es-Saffat
38
صٓ Sad
39
الزُّمَر Ez-Zumer
40
المؤمن El-Mu’min
41
حٰمٓ السجدہ Ha.Mim. Es-Sexhde
42
الشّوریٰ Esh-Shura
43
الزّخرُف Ez-Zukhruf
44
الدّخان Ed-Dukhan
45
الجَاثیَة El-Xhathije
46
الاٴحقاف El-Ahkaf
47
محَمَّد Muhammed
48
الفَتْح El-Fet’h
49
الحُجرَات El-Huxhurat
50
قٓ Kaf
51
الذّاریَات Edh-Dharijat
52
الطُّور Et-Tur
53
النّجْم En-Nexhm
54
القَمَر El-Kamer
55
الرَّحمٰن Er-Rahman
56
الواقِعَة El-Uakia
57
الحَدید El-Hadid
58
المجَادلة El-Muxhadile
59
الحَشر El-Hashr
60
المُمتَحنَة El-Mumtehine
61
الصَّف Es-Saf
62
الجُمُعَة El-Xhumu’a
63
المنَافِقون El-Munafikun
64
التّغَابُن Et-Tegabun
65
الطّلاَق Et-Talak
66
التّحْریم Et-Tahrim
67
المُلک El-Mulk
68
القَلَم El-Kalem
69
الحَاقَّة El-Hakka
70
المعَارج El-Mearixh
71
نُوح Nuh
72
الجنّ El-Xhinn
73
المُزمّل El-Muzzemmil
74
المدَّثِّر El-Muddeththir
75
القِیَامَة El-Kijamah
76
الدھر Ed-Dehr
77
المُرسَلات El-Murselat
78
النّبَإِ En-Nebe
79
النَّازعَات En-Naziat
80
عَبَسَ Abese
81
التّکویر Et-Tekvir
82
الانفِطار El-Infitar
83
المطفّفِین El-Mutaffifin
84
الانشقاق El-Inshikak
85
البُرُوج El-Buruxh
86
الطّارق Et-Tarik
87
الاٴعلی El-A’la
88
الغَاشِیَة El-Gashije
89
الفَجر El-Fexhr
90
البَلَد El-Beled
91
الشّمس Esh-Shems
92
اللیْل El-Lejl
93
الضّحیٰ Ed-Duha
94
الإنشراح El-Inshirah
95
التِّین Et-Tin
96
العَلق El-Alek
97
القَدر El-Kader
98
البَیّنَة El-Bejjine
99
الزّلزَلة Ez-Zilzal
100
العَادیَات El-Adijat
101
القَارعَة El-Karije
102
التّکاثُر Et-Tekathur
103
العَصر El-Asr
104
الهُمَزة El-Humeze
105
الفِیل El-Fil
106
قُرَیش Kurejsh
107
المَاعون El-Maun
108
الکَوثَر El-Keuther
109
الکافِرون El-Kafirun
110
النّصر En-Nasr
111
اللھب El-Leheb
112
الإخلاص El-Ihlas
113
الفَلَق El-Felek
114
النَّاس En-Nas
Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp