- وَ اِذَا لَقُوا الَّذِیۡنَ اٰمَنُوۡا قَالُوۡۤا اٰمَنَّا ۚۖ وَ اِذَا خَلَوۡا اِلٰی شَیٰطِیۡنِہِمۡ ۙ قَالُوۡۤا اِنَّا مَعَکُمۡ ۙ اِنَّمَا نَحۡنُ مُسۡتَہۡزِءُوۡنَ ﴿۱۵﴾2 : 15 Dhe kur takohen me ata që besuan, u thonë: “Ne besuam”, ndërsa kur rrinë vetëm me djajtë e tyre, u thonë: “Në të vërtetë jemi me ju; ne thjesht po talleshim”.Shpjegime
Fjala shejātīn që vjen në këtë ajet, është shumësi i fjalës shejtan, që do të thotë çdo rebel dhe shkelës i kufijve. Po kështu, nisur nga tema e saj, kjo fjalë i referohet edhe atij që largohet (Akrab). Andaj, shejātīn në këtë ajet nënkuptojnë ata hipokritë të mëdhenj, të cilët i largohen së vërtetës dhe tentojnë t’i largojnë edhe të tjerët.