- اَلۡحَقُّ مِنۡ رَّبِّکَ فَلَا تَکُوۡنَنَّ مِنَ الۡمُمۡتَرِیۡنَ ﴿۱۴۸﴾٪2 : 148 (Kjo) është e vërteta prej Zotit tënd! Pra, mos u bëj ndër dyshuesit.Shpjegime
Konteksti tregon se ajeti nuk i drejtohet Profetit Muhammed s.a.v.s., pasi këtu nuk është folur për profetërinë apo për Kuranin e Shenjtë, por u drejtohet besimtarëve se tani e tutje do të drejtoni fytyrën gjatë namazit kah Qabeja, në vend të Bejtul Makdisit. Allahu i Madhërishëm e thekson se kështu ishte përcaktuar qysh nga fillimi dhe se kjo është përmendur në Librat e mëparshëm si profeci, andaj – ti (o lexues i Kuranit), mos e vë në dyshim këtë pikë.