- وَ وَصّٰی بِہَاۤ اِبۡرٰہٖمُ بَنِیۡہِ وَ یَعۡقُوۡبُ ؕ یٰبَنِیَّ اِنَّ اللّٰہَ اصۡطَفٰی لَکُمُ الدِّیۡنَ فَلَا تَمُوۡتُنَّ اِلَّا وَ اَنۡتُمۡ مُّسۡلِمُوۡنَ ﴿۱۳۳﴾ؕ2 : 133 Ibrahimi këtë ua porositi edhe bijve të tij, po ashtu edhe Jakubi (duke thënë) “O bijtë e mi! Pa dyshim, këtë fe jua ka zgjedhur Allahu. Prandaj, mos vdisni kurrsesi, përveçse kur të jeni të nënshtruar!Shpjegime
Se kur i vjen vdekja njeriut, kjo nuk është në dorën e tij. Andaj, kuptimi i kësaj porosie është – Gjithmonë jini të nënshtruar, në mos ju zë vdekja në një situatë tjetër!