- بِسۡمِ اللّٰہِ الرَّحۡمٰنِ الرَّحِیۡمِ﴿۱﴾2 : 1 Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.Shpjegime
Ajeti Bismil-lahirr-Rrahmanirr-Rrahim është ajeti i parë i çdo sureje të Kuranit, përveç sures së 9-të (Teube ose Bera’a). Ka një thënie të transmetuar nga Ibni Abasi r.a. që thotë se sa herë që shpallej ndonjë sure e re, shpallja fillonte me Bismil-lah…, dhe pa Bismil-lah…, i Dërguari i Allahut s.a.v.s. nuk e dinte se kishte filluar një sure e re. (Ebu Davud, nr. 788). Shkurt, ajeti Bismil-lah… në fillim të çdo sureje, është vendosur me urdhrin e Allahut. Andaj, në këtë Kuran dhe në të gjithë literaturën e Xhematit Musliman Ahmedia, ky ajet llogaritet si ajeti i parë, jo vetëm i sures El-Fatiha, por i çdo sureje të Kuranit të Shenjtë. Për këtë arsye, lexuesi të ketë parasysh se numrat e ajeteve të sureve të Kuranit, në këtë botim, mund të jenë një më shumë sesa numrat e përmendur të ajeteve në kopje të tjera të Kuranit të Shenjtë.