15 : 10 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • اِنَّا نَحۡنُ نَزَّلۡنَا الذِّکۡرَ وَ اِنَّا لَہٗ لَحٰفِظُوۡنَ ﴿۱۰﴾
    15 : 10 Sigurisht, Ne e zbritëm këtë Këshillë dhe sigurisht, Ne do ta mbrojmë atë.
    Shpjegime

    Premtimi për mbrojtjen dhe ruajtjen e Kuranit, i bërë në këtë ajet, është përmbushur në mënyrë të jashtëzakonshme, saqë edhe sikur të mos kishte asnjë provë tjetër, vetëm ky fakt do të mjaftonte për të vërtetuar origjinën e tij Hyjnore. Kjo sure u shpall në Mekë, kur jeta e Profetit të Shenjtë dhe e pasuesve të tij ishte tepër e pasigurt dhe armiku lehtësisht mund ta shtypte dhe ta asgjësonte fenë Islame. Në një kohë të tillë, Kurani i sfidon mohuesit të bënin më të keqen për ta shkatërruar atë dhe i paralajmëron se Zoti do t’ua prishte të gjitha planet, sepse Ai Vetë ishte Mbrojtësi i tij. Sfida ishte e hapur dhe e qartë, kurse armiku i fortë dhe i pamëshirshëm, e megjithatë Kurani mbeti i sigurt jo vetëm nga asgjësimi, por edhe nga dëmtimi më i vogël që mund t’ia zbehte sadopak autenticitetin e tij. Madje, duke mbetur njësoj edhe sot e gjithë ditën, ky Libër Hyjnor çdo ditë po vulos vërtetësinë e premtimit që përmendet në këtë ajet. Ky është ekskluzivitet vetëm i Kuranit të Shenjtë ndër të gjithë Librat e tjerë të shpallur. Sir William Muir, kritik i famshëm, i armiqësuar me Islamin, për autenticitetin e Kuranit detyrohet të pohojë: “… ne kemi çdo siguri, qoftë të brendshme apo të jashtme, se teksti që posedojmë ne, është i njëjti që Muhammedi vetë kishte parashtruar dhe përdorur…” “Të krahasosh tekstin e tyre të pastër me leximet e ndryshme të Shkrimeve tona, do të thotë të krahasosh gjëra mes të cilave nuk ka analogji.” (William Muir, “The Life of Mohammad”, Edinburgh, 1923, fq. xxiii.) Orientalisti i famshëm gjerman, Theodor Nöldeke shkruan: “Të gjitha përpjekjet e studiuesve europianë për të provuar praninë e ndërhyrjeve të mëvonshme në Kuran, kanë dështuar.” (Enc. Brit. botimi XI, vëll. XV, zëri: Koran, autorë: Theodor Nöldeke & Friedrich Schwally, Nju Jork 1911, fq. 905.) Po kështu, kjo mbrojtje e Kuranit nuk është vetëm e tekstit, por edhe e kuptimit të tij. Pas Profetit Muhammed s.a.v.s., Kalifët e tij të Drejtë r.a. ishin mjete Hyjnore për mbrojtjen kuptimore të Kuranit. Më pas, sipas profecisë së Profetit s.a.v.s., në krye të çdo shekulli, muslimanët patën ndonjë reformator (muxheddid), i cili e bëri detyrën e mbrojtjes kuptimore të Kuranit (Ebu Davud, nr. 4291). Dhe në këtë kohë, kur muslimanët e gëzojnë tekstualisht të njëjtin Kuran, por janë të përçarë për kuptimet e tij (Mishkat, nr. 276), po sipas profecisë së Profetit s.a.v.s., Imam Mehdiu a.s. dhe Xhemati i tij do ta bënin detyrën e mbrojtjes kuptimore të Kuranit të Shenjtë (Musned Ahmed, nr. 9323). Lexoni edhe 75:17-18.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp