- وَ اِنۡ تَعۡجَبۡ فَعَجَبٌ قَوۡلُہُمۡ ءَ اِذَا کُنَّا تُرٰبًا ءَ اِنَّا لَفِیۡ خَلۡقٍ جَدِیۡدٍ ۬ؕ اُولٰٓئِکَ الَّذِیۡنَ کَفَرُوۡا بِرَبِّہِمۡ ۚ وَ اُولٰٓئِکَ الۡاَغۡلٰلُ فِیۡۤ اَعۡنَاقِہِمۡ ۚ وَ اُولٰٓئِکَ اَصۡحٰبُ النَّارِ ۚ ہُمۡ فِیۡہَا خٰلِدُوۡنَ ﴿۶﴾13 : 6 Nëse çuditesh, e çuditshme është edhe thënia e tyre: “Kur do të bëhemi dhé, a do të jemi (sërish) në një jetë të re?!” Pikërisht këta e mohuan Zotin e tyre dhe pikërisht këta do të kenë pranga nëpër qafë. Dhe pikërisht këta janë banorët e zjarrit, në të cilin do të mbesin gjatë.