- قَالُوۡا نَفۡقِدُ صُوَاعَ الۡمَلِکِ وَ لِمَنۡ جَآءَ بِہٖ حِمۡلُ بَعِیۡرٍ وَّ اَنَا بِہٖ زَعِیۡمٌ ﴿۷۳﴾12 : 73 Thanë: “Na mungon masa e mbretit dhe kushdo që do ta sjellë, do t’i jepet ngarkesa e një deveje dhe unë jam garant për këtë.”Shpjegime
Masa e mbretit nuk ishte vënë me vetëdije në thesin e vëllait të Jusufit a.s., por gabimisht. Përndryshe, Zoti i Madhërishëm nuk do të thoshte: “Ne kështu planifikuam për Jusufin”. Ky plan, po të ishte nga Jusufi, Zoti nuk do ta merrte përsipër autorësinë.