- وَ نَادٰی نُوۡحٌ رَّبَّہٗ فَقَالَ رَبِّ اِنَّ ابۡنِیۡ مِنۡ اَہۡلِیۡ وَ اِنَّ وَعۡدَکَ الۡحَقُّ وَ اَنۡتَ اَحۡکَمُ الۡحٰکِمِیۡنَ ﴿۴۶﴾11 : 46 Dhe Nuhu thirri Zotin e tij dhe tha: “O Zoti im! Djali im është nga familja ime dhe sigurisht edhe premtimi Yt është i vërtetë, dhe Ti je më i drejti për të vendosur.”Shpjegime
Ky ajet ilustron bukur se sa shumë respekt kanë Profetët ndaj Zotit edhe në sprova tejet të vështira. Duke e keqkuptuar premtimin e Zotit, Hazret Nuhu a.s. kishte menduar se Zoti do t’i shpëtonte nga përmbytja të gjithë anëtarët e familjes së tij, por pa që djali i tij do të mbytej. Vallë, a mund të jetë diçka tjetër më e rëndë për njeriun sesa të shikojë djalin e vet duke u mbytur?! Megjithatë, duke iu lutur Zotit, Hazret Nuhu a.s. e thekson se premtimi i Zotit patjetër është i vërtetë dhe se gabimi mund të jetë vetëm në gjykimin e vetë Nuhut a.s..