- یَوۡمَ یَاۡتِ لَا تَکَلَّمُ نَفۡسٌ اِلَّا بِاِذۡنِہٖ ۚ فَمِنۡہُمۡ شَقِیٌّ وَّ سَعِیۡدٌ ﴿۱۰۶﴾11 : 106 Ditën kur nuk flet asnjë shpirt pa lejen e Tij. Prej tyre do të ketë edhe fatzi, edhe fatbardhë.Shpjegime
Njeriu që merr shumë pak nga bekimet Hyjnore, në terminologjinë e Kuranit, është quajtur fatzi. Kurse ai që merr shumë bekime Hyjnore është quajtur fatbardhë. Zoti në Librin e Tij të Shenjtë kështu i ka kategorizuar njerëzit, pra “fatbardhë dhe fatzinj”, dhe jo “të bukur e të shëmtuar”. Arsyeja është që askush nuk quhet i shëmtuar, pasi është krijuar nga Vetë Zoti. Pra, Zoti i krijoi njerëzit vetëm të bukur. Po, të bukurit karakterizohen në bazë të asaj çfarë kanë fituar nga bekimet e Zotit. Fatbardhi nuk nxitohet, nuk paragjykon, duron dhe përfundimisht beson. Kurse fatziu nxitohet dhe fillon të akuzojë të vërtetën.