- الَّتِیۡ تَطَّلِعُ عَلَی الۡاَفۡـِٕدَۃِ ؕ﴿۸﴾104 : 8 që arrin (befasisht) në zemra.Shpjegime
Përveç kuptimeve që janë dhënë në parathënie, kjo sure interpretohet edhe në aspektin shpirtëror. Jeta e xhenetit fillon që në këtë botë, po kështu, edhe jeta e ferrit. Siç e shpjegojnë këto ajete që xhehenemi është ai zjarr, që e ka burimin te mospëlqimi i Allahut, pra që lind nga mëkati, dhe ky zjarr së pari e sulmon zemrën. Kështu, ky ajet tregon se vatra e këtij zjarri përbëhet nga brengat dhe dëshpërimet që e kaplojnë njeriun. Të gjitha ndëshkimet shpirtërore zënë fill në zemër. Të gjitha kënaqësitë gjithashtu zënë fill në zemër. Kështu, pikërisht zemra është burimi i besimit, ose i mohimit. Andaj, qoftë besimi, qoftë mohimi, së pari mbin në zemër dhe më pas përhapet në të gjithë trupin e tij. Dhe pikërisht këtë gjendje njeriu e mbart në botën tjetër, mbi bazën e së cilës, ai do të shikojë xhenetin ose xhehenemin e tij.