- فَلَوۡ لَا کَانَتۡ قَرۡیَۃٌ اٰمَنَتۡ فَنَفَعَہَاۤ اِیۡمَانُہَاۤ اِلَّا قَوۡمَ یُوۡنُسَ ؕ لَمَّاۤ اٰمَنُوۡا کَشَفۡنَا عَنۡہُمۡ عَذَابَ الۡخِزۡیِ فِی الۡحَیٰوۃِ الدُّنۡیَا وَ مَتَّعۡنٰہُمۡ اِلٰی حِیۡنٍ ﴿۹۹﴾10 : 99 Përveç popullit të Junusit, përse nuk u bë ndonjë vendbanim që të besonte (në atë mënyrë) që besimi i tij t'i bënte dobi?! Kur ata besuan, Ne ua larguam ndëshkimin poshtërues në këtë botë dhe për një kohë të caktuar, u siguruam mjetet e jetesës.Shpjegime
Kjo sure e tërë u quajt Junus, ku vjen edhe ky ajet, i cili përmban dëshmi të fuqishme të mëshirës së Zotit. Zoti u ka dhënë liri njerëzve në daç besojnë, në daç mohojnë, por këto fjalë patetike rrezatojnë dëshirë të fortë të Tij që bota të ndjekë udhëzimin Hyjnor për dobinë e vet. Junusi a.s. është përmendur në gjashtë vende të ndryshme në Kuran (4:164; 6:87; 10:99; 21:88; 37:140 dhe 68:49). Në Bibël për të flitet si një Profet izraelit (2 Mbretërve 14:25) të cilit iu kërkua të shkonte në Ninive dhe të predikonte (Jona 1:2). Megjithatë, sipas Kuranit, ai u dërgua te populli i tij, siç pohohet edhe në këtë ajet. Andaj, mundet që ai të mos ketë qenë nga bijtë e Izraelit.