- وَ اِمَّا نُرِیَنَّکَ بَعۡضَ الَّذِیۡ نَعِدُہُمۡ اَوۡ نَتَوَفَّیَنَّکَ فَاِلَیۡنَا مَرۡجِعُہُمۡ ثُمَّ اللّٰہُ شَہِیۡدٌ عَلٰی مَا یَفۡعَلُوۡنَ ﴿۴۷﴾10 : 47 Në të tregofshim disa nga ato që ua kemi premtuar (nga paralajmërimet), a në të dhënçim vdekjen, (gjithsesi) te Ne është kthimi i tyre. Më pas, Allahu është Dëshmitar mbi atë që bëjnë.Shpjegime
Ky ajet tregon se nuk është e domosdoshme që të gjitha parashikimet të përmbushen gjatë jetës së Profetit. Po, disa prej tyre përmbushen gjatë jetës së tij. Kurani i Shenjtë që iu zbrit Profetit Muhammed s.a.v.s., solli profeci të shumta. Disa prej tyre u përmbushën gjatë jetës së tij, disa pas vdekjes së tij, disa të tjera vijojnë të përmbushen edhe sot e gjithë ditën dhe kështu do të vijojnë deri në kiamet.