Kalifi i Mesihut të Premtuar përuroi godinën "Bejtul Afijet" në Frankfurt
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Kalifi i Mesihut të Premtuar përuroi godinën “Bejtul Afijet” në Frankfurt

fjalimin e tij të xhumasë së mbajtur më 29 maj 2015, Hazret Kalifi i Pestë i Mesihut të Premtuar, Allahu e ndihmoftë fuqimisht, duke iu referuar kësaj godine dhe duke treguar bekimet e Kalifatit, tha:

… përditë po shohim pamje mbresëlënëse të mbështetjes së Zotit të Madhërishëm ndaj Kalifatit Ahmedia. Edhe Gjermania nuk ka mbetur jashtë atyre bekimeve që Zoti i Madhërishëm po ua siguron besimtarëve që janë të lidhur me Kalifatin Ahmedia. Vetëm para pak ditësh, dy organizata ndihmëse të Xhematit të Gjermanisë, konkretisht organizata e Ensarullahut (të moshuarve) dhe organizataLexhna imail-lah (e grave ahmediane) bashkërisht kanë blerë një godinë 5-katshe që kushtoi 1.7 milion Euro. Thesari që kundërshtarët e Kalifatit Ahmedia kishin lënë në Kadijan nuk kishte asnjë lekë dhe ata ikën potershëm duke thënë se do ta shikonin se si do t’u ecte xhemati ahmedianëve. Pikërisht ata ahmedianë që qëndruan të lidhur me Kalifatin Ahmedia kanë përparuar kaq shumë saqë dy organizata ndihmëse të tyre të një shteti të vetëm blenë godinën 5-katëshe duke shpenzuar miliona rupi. Çfarë tjetër mund të quhet kjo, nëse nuk doni ta quani bekim dhe ndihmë të Zotit të Lartësuar me Kalifatin Ahmedia?!

Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp