Ahmedijati në Singapor, Indonezi dhe Malajzi
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Ahmedijati në Singapor, Indonezi dhe Malajzi

Kalifi i Pestë i Mesihut të Premtuar, Allahu e ndihmoftë fuqimisht

أشهد أن لا إله إلا الله وحده لا شريك لـه، وأشهد أن محمّدًا عبده ورسوله. أما بعد فأعوذ بالله من الشيطان الرّجيم.

 ]بسْمِ الله الرَّحْمَن الرَّحيم* الْحَمْدُ لله رَبِّ الْعَالَمينَ * الرَّحْمَن الرَّحيم * مَالك يَوْم الدِّين * إيَّاكَ نَعْبُدُ وَإيَّاكَ نَسْتَعينُ * اهْدنَا الصِّرَاطَ الْمُسْتَقيمَ * صِرَاط الَّذِينَ أَنْعَمْتَ عَلَيْهِمْ غَيْر الْمَغْضُوب عَلَيْهمْ وَلا الضَّالِّينَ[، آمين.

Kjo është mirësia e madhe e Allahut të Madhërishëm, i Cili më mundësoi të vija këtu për t’i takuar muslimanët ahmedianë të këtij rajoni. Gjendja aktuale e Xhematit në Malajzi dhe Indonezi, nuk është e përshtatshme për vizitën time atje. Andaj, Singapori shërben si një pikëtakim për anëtarët e këtyre dy shteteve. Allahu përmirësoftë situatën në këto vende, dhe i lehtësoftë kushtet për xhematin, me qëllim që edhe Kalifi i Xhematit mund të udhëtojë drejt këtyre shteteve pa pengesë.

Kësaj radhe, kanë ardhur më shumë se tre mijë veta vetëm nga Malajzia dhe Indonezia. Shumica prej tyre janë nga Indonezia. Përveç tyre anëtarët kanë ardhur edhe nga Tailanda, Birmania, Filipina etj. Ndër të pranishmit janë edhe disa mysafirë që nuk janë anëtarët e xhematit. Sidoqoftë, është një favor dhe mirësi e veçantë e Zotit të Lartësuar, i Cili mundësoi këtë takim. Në këtë rajon, Indonezi është ai shtet, në të cilin anëtarët e xhematit po përballen me mizori të mëdha, për shkak të bindjes së tyre. Disa persona kanë rënë martir në këtë agresion ndaj Xhematit dhe e gjithë kjo po ndodh në praninë e administratës shtetërore. Kjo situatë vazhdon të ekzistojë. Para shtatë vjetësh, kur kam ardhur këtu për herë të parë, atëherë sapo kishte filluar përndjekja e muslimanëve ahmedian në Indonezi. Xhamitë tona u sulmuan, u dëmtuan dhe u shkatërruan pronat e xhematit. Madje edhe anëtarët e xhematit u bënë objekt të këtyre sulmeve, duke pësuar humbje jete dhe materiale. Kjo përndjekje dhe urrejtje ka parë vetëm rritje në kohë të fundit. Humbjet e jetës dhe pasurisë vijuan pandërprerë. Ju të gjithë jeni në dijeni sesi muslimanët ahmedianë u martirizuan në sytë e policisë në një mënyrë tejet mizore dhe barbare. Ishte një mizori përtej çdo imagjinate, që shkaktoi një jehonë të madhe, derisa edhe media e drejtë lokale e hodhi poshtë këtë akt të shëmtuar. Për shkak të medias, bota sot është afruar aq shumë që çdo vepër mizore dhe çdo barbari përhapet menjëherë në skajet e fundit e botës. Pra, edhe në këtë rast, kjo ngjarje u përcoll gjerësisht në botë, dhe të gjithë u interesuan ndaj kësaj padrejtësie dhe njerëzit anembanë botës ngritën zërat e tyre kundër saj. Ne jemi mirënjohës për të gjithë ata individë apo shoqata civile që ngritën zërat kundër shtypjes së egër ndaj xhematit. Por, çdo mizori ndaj xhematit, prodhon edhe rezultate pozitive në aspekte të tjera. Kjo video, në të cilën tregohej sesi u martirizuan tre ahmedianë në Indonezi, kur u ndoq nga një dijetar larg në Afrikë, ai menjëherë u bind që kjo mizori dhe dhunë çnjerëzore mund të ushtrohet vetëm ndaj besimtarëve, andaj unë që sot pranoj Islamin e vërtetë të Xhematit Musliman Ahmedia. Shumë veta u anëtarësuan pas këtij zullumi jo vetëm në Indonezi por anembanë botës.

Pas Pakistanit, Indonezia është ai shtet ku historitë e tilla të shtypjes dhe barbarisë vazhdojnë të raportohen. Ushtrohet mizoritë barbare ndaj tyre. Ndonëse Indonezia ka parë një ulje në këtë padrejtësi, por situata në Pakistan, vazhdon të jetë shqetësuese, dhe kjo shtypje e egër po ushtrohet në emër të atij Zoti dhe atij Profeti s.a.v.s. mësimet e të cilit janë mbushur me të drejtat njerëzore. Pra, kjo padrejtësi po ushtrohet në emër të atij Zoti i Cili ka porositur muslimanët për mëshirë dhe drejtësi, dhe në emër të atij Profeti madhor s.a.v.s. i cili është mëshirë për mbarë njerëzimin, dhe i cili ndaloi rreptësisht nga mizoria edhe në gjendje lufte. Ky Profet s.a.v.s. i kishte shprehur mllefin dhe pakënaqësinë e tij një sehabiu, i cili kishte vrarë një jobesimtar edhe pse ai kishte recituar shehadetin. Kur ky sehab përgjigji që kundërshtari i tij kishte recituar shehadetin nga frika e shpatës dhe jo nga zemra, Profeti s.a.v.s. iu drejtua i mallëngjyer: A ia paskëshe çarë gjoksin për të parë se vallë a recituaka shehadetin nga frika apo nga zemra? Sidoqoftë, mizoritë kanë arritur kulmin e tyre në Pakistan. Këto shtypje ushtrohen jo vetëm mbi ata që i besojnë shehadetit, por ushtrohen po në emër të shehadetit. Hoxhallarët pakistanez kanë molepsur edhe homologët e tyre indonezian, të cilët tashmë bëjnë zullume dhe nxisin të tjerët ndaj kësaj mizorie. Sa herë që u del mundësia, kundërshtarët përpiqen t’i shkaktojnë dëme. Kundërshtarët tanë nuk kanë dijeni që ahmedijati është ai Islam i vërtetë, rrënjët e të cilit janë ngulitur thellë në zemrat tona, dhe asnjë kundërshtim dhe stuhi e fuqishme nuk mund t’i shkulë ato. Si vallë mund të mohojë një ahmedian premtimet e bëra me Zotin, pasi që ka parë të gjitha këto mirësi të Zotit të Lartësuar ndaj tij. Si mund të këpusë ai këtë lidhje që ai ka vendosur përmes të dashurit të të Dërguarit të Allahut s.a.v.s. pra, atë lidhje, e cila ka përforcuar akoma më shumë marrëdhëniet me Zotin dhe Profetin e Tij s.a.v.s, dhe ka treguar ato shtigje të ngritjes së besimit, nga të cilat muslimanët joahmedian janë plotësisht të paditur.

Andaj, secilit musliman ahmedian i duhet të ngrejë më lart bindjen e tij përballë furtunave të mëdha të kundërshtimit, dhe të ndjekë bindshëm në këto hulli të ndritshme të qëndrueshmërisë, të marshojë përpara në besim dhe sinqeritet dhe t’i lutet Zotit për vendosmëri, sepse ajo fitohet vetëm përmes mëshirës së Zotit. Për të tërhequr mirësitë e Zotit, është e domosdoshme që robi të përkulet para Zotit dhe ta adhurojë vetëm Atë. Po kështu të interesohet edhe për përmirësimin e sjelljes së tyre. Nënshtrimi i plotë ndaj Zotit dhe përpjekja për reformimin personal nuk është vetëm detyra e atyre muslimanëve ahmedianë të cilët po përballen me vështirësitë, por çdo ahmedian duhet të kontrollojë gjendjen e tij. Nëse Ahmedianët, qofshin ata të Singaporit, Birmanisë, Tailandës apo të çfarëdo vendit tjetër të botës, nuk i nënshtrohen një analize të thellë për gjendjen e besimit, ata s’mund të bëjnë progres në të, dhe nëse nuk bëjnë asnjë progres në ahmedijatin e tyre, atëherë nuk ka asnjë dobi me qenë ahmedianë. Kështu që çdo musliman ahemdian duhet të jetë i vëmendshëm për progresin e besimit dhe bindjes së tij.

Unë përmenda edhe Malajzinë që kundërshtimi ndaj xhematit është evident edhe atje. Hera herës ngrihen dallgët e kundërshtimit, megjithatë situata nuk paraqitet si e Indonezisë. Organizata muslimane kanë ngritur bilborde gjigante me përshkrim “Kadijani bukan agama Islam” d.m.th. Kadijanitë nuk janë muslimanë etj. Sigurisht kur një musliman ahmedian kalon para këtyre tabelave, ai ndien i indinjuar dhe i lënduar. Shkrime të tilla vendosur andej këtej lëngojnë thellë zemrat e ahmedianëve. Megjithatë duke i përmbajtur rendit dhe ligjit, ata gjithmonë shfaqin durim dhe vetëpërmbajtje. Zoti i Lartësuar di që jemi muslimanë ahmedianë dhe jemi më mirë se këta të tjerët. Ne dimë që zemrat tona janë mbushura me dashurinë e Allahut dhe të të Dërguarit të Tij s.a.v.s. I Dërguari i Allahut s.a.v.s. kishte porositur që mos etiketoni dikë si qafir derisa ai pohon “La ilaha il-llah, MUhammedurr rrasullah”, dhe nëse e bën këtë, atëherë ky etiketim i bie atij, madje Profeti s.a.v.s. shtoi që njeriu që beson vetëm në La ilaha il-lallah është gjithashtu musliman. Madje Kurani Famëlartë na porosit që nëse dikush ju bën selam, mos i thoni që nuk je besimtar. Pra, i tillë është mësimi i Kuranit, ndërsa këta njerëz kanë sajuar për veten Islamin e tyre. Madje për shkak të interesave të tyre të ulëta dhe aspiratave të tyre personale, porositë e Zotit i kanë kthyer qesharake në sytë e të tjerëve.

Kur u takova me Presidentin e Malajzisë, ai më tha që këto tabela që gjenden andej këtej tashmë nuk bëjnë asnjë shqetësim për njerëzit. Njerëzit e drejtë që nuk bëjnë pjesë në xhemat, tashmë kanë kuptuar që këto janë shfaqje të interesave të ulëta të këtyre hoxhallarëve, dhe kështu këta të ashtuquajturit dijetarë po kthejnë Islamin si diçka qesharake dhe të papërfillshme. Ata duan të përshtatin Islamin sipas dëshirës së tyre dhe kundër formës së tij origjinale, ndërsa Islami i vërtetë është ai që përbëhet nga porositë e Allahut dhe të të Dërguarit të Tij s.a.v.s.

Para pak kohe, një prift në Malajzi kishte shprehur që nuk ka asnjë problem, nëse të krishterët përdorin termin Allah, dhe Allahu na takon edhe neve. Kjo deklaratë bëri bujë të madhe dhe këta të ashtuquajturit dijetarët kundërshtuan sesi vallë ata guxuan të thoshin një gjë të tillë? Çështja kaloi në gjykatë, dhe ja gjendja e gjykatës së tyre, që ajo vendosi se emri Allah mund të përdoret vetëm nga Muslimanët, dhe askush nuk ka të drejtë të pohojë se Allahu i përket edhe Atij. Pra, këta njerëz me interesa tokësore po tentojnë t’i vënë caqet Zotit në çështjen e emrit. Këta kujtojnë se gëzojnë të drejtat e pronësisë mbi emrin Allah. Le të flasin kështu hoxhallarë injorant, por çudia vjen kur edhe dijetarët dhe studiuesit njollosin Islamin duke nxjerrë një vendim të tillë. Allahu thotë në Kuran:

الْحَمْدُ لِلَّـهِ رَبِّ الْعَالَمِينَ

Të Gjitha lavdërimet i takojnë Allahut, Zotit të botëve. Allahu është Zoti i çdokujt, qoftë musliman apo jo musliman. [El-Fatiha 1:2]

اللَّـهُ يَبْسُطُ الرِّزْقَ لِمَن يَشَاءُ مِنْ عِبَادِهِ وَيَقْدِرُ لَهُ ۚ إِنَّ اللَّـهَ بِكُلِّ شَيْءٍ عَلِيمٌ

d.m.th. Allahu ia zgjeron riskun (furnizimin) kujt të dojë nga robërit e Tij. [el-Ankebut 29:63] A dikush tjetër dhe jo Allahu, furnizon të krishterët apo çifutët? Sipas këtij vendimi, nëse një i krishterë deklaron që mua më furnizon Allahu i Lartësuar, atëherë a vallë do të konsiderohet një shkelje e pafalshme nga ana e tij? Allahu ka përmendur në Kuran, madje nga gjuha e profetëve të mëparshëm:

اللَّـهَ رَبَّكُمْ وَرَبَّ آبَائِكُمُ الْأَوَّلِينَ

Allahu është Zoti juaj dhe Zoti i paraardhësve tuaj të lashtë. [es-safat 27:127]. Pra, si paskan fituar të drejtat autoriale muslimanët mbi emrin e Allahut. Pastaj, Kurani flet edhe në lidhje me ithtarët e librit, po për atë grup, në lidhje me të cilin ka vendosur gjykata malajziane që vetëm muslimanët mund të përdorin emrin Allah. Kurani thotë:

قُلْ يَا أَهْلَ الْكِتَابِ تَعَالَوْا إِلَىٰ كَلِمَةٍ سَوَاءٍ بَيْنَنَا وَبَيْنَكُمْ أَلَّا نَعْبُدَ إِلَّا اللَّـهَ وَلَا نُشْرِكَ بِهِ شَيْئًا وَلَا يَتَّخِذَ بَعْضُنَا بَعْضًا أَرْبَابًا مِّن دُونِ اللَّـهِ ۚ فَإِن تَوَلَّوْا فَقُولُوا اشْهَدُوا بِأَنَّا مُسْلِمُونَ ﴿٦٤﴾

Thuaj: “O ithtarët e Librit, ejani drejt asaj fjale që është e përbashkët mes nesh dhe jush: se do të adhurojmë vetëm Allahun, se nuk do t’i shoqërojmë Atij asgjë (në adhurim) dhe se nuk do ta mbajmë për zot njëri-tjetrin, në vend të Allahut!” Nëse ata nuk pranojnë, atëherë thuaju: “Dëshmoni se ne i jemi nënshtruar Allahut!”

Pra, kriteri i përbashkët është qenia e Allahut, dhe ajo çka është e përbashkët midis të krishterëve dhe muslimanëve është Allahu. Pra, ashtu siç muslimanët kanë të drejtë t’i drejtohen Zotit me emrin Allah, po ashtu edhe të krishterët kanë të drejtë, dhe kushdo tjetër. Unë kam paraqitur këta shembuj, sepse disa muslimanë ahmedianë më pyesin për këtë, dhe Kurani është mbushur me raste të tilla. Nëse Allahu veten e quan Zoti i të gjithëve, atëherë asnjë grup, religjion, shtet apo gjykatë nuk kanë në pronësi emrin e Allahut. Emri i Allahut nuk është markë me të drejtat e autorit, Ai është Zoti i botëve.

Sot, vetëm muslimanët ahmedianë janë të denjë që të promovojnë mësimet e vërteta të Islamit, dhe t’i tregojnë botës rreth qenies së Zotit si dhe rreth realitetit të mësimeve të Kuranit. Siç kam thënë edhe më parë, muslimanët jo-ahmedianë kanë bërë islamin qesharak në sy të tjerëve. Megjithatë, është detyra e ahmedianëve malajazinë që të përcjellin mësimet e Islamit me urtësi te bashkatdhetarët e tyre, dhe ata le t’u tregojnë që pse po cenoni mësimet e bukura të Islamit, duke ndjekur verbërisht këta të ashtuquajturit dijetarë? Allahu ua largoftë perdet e injorancës.

Unë kam përmendur për Indonezinë dhe Malajzinë. Ndoshta banorët e Singaporit, mund të mendojnë që, ndonëse keni ardhur në vendin tonë, por flisni vetëm për shtete të tjera. Atëherë në radhë të parë, çdo musliman ahmedian duhet të dijë që besimtarët janë si një trup. Nëse dikujt i bie një fatkeqësi, atëherë dergjet edhe tjetri. Andaj, çdo musliman ahmedian duhet të kuptojë dhe të ndiejë dhimbjen e ahmedianëve të tjerë që jetojnë në këto vende.

Së dyti, unë u them edhe ahmedianëve të Singaporit që kushtet këtu janë shumë të përshtatshme. Shteti nuk lejon askënd të flasë kundër fesë tjetër, por nuk mohon të drejtën e promovimit të vlerave të fesë suaj. Andaj, zgjerojeni rrethin tuaj të thirrjes me urtësi dhe përcilljani mesazhin e xhematit çdo shtrese të shoqërisë. Ju ahmedianë që ndodheni para meje, qofshit të Singaporit apo të ndonjë shteti tjetër, duhet të jemi të vetëdijshëm për detyrën tonë, pra sido që të jenë rrethanat qofshin të përshtatshme apo të kundërta, ne muslimanë ahmedianë duhet t’i tregojmë botës fytyrën e vërtetë të Islamit. Duhet t’i shfaqim aspekte të ndritshme të Islamit dhe të jetës së të Dërguarit të Allahut s.a.v.s. Çfarëdo aspekt i jetës së Profetit s.a.v.s. është model i shkëlqyer për një musliman të sinqertë, qoftë në raportet familjare, shoqërore apo në lidhje me marrëdhëniet me popuj të tjerë, i Dërguari i Allahut s.a.v.s. na shfaqet si një shembull i përsosur.

Nëse, do t’i tregojmë botës jetën dhe virtytet e të Dërguarit të Allahut s.a.v.s, atëherë ne gjithashtu duhet t’i përshtatemi atij modeli. Duhet të joshim të tjerët ndaj Islamit, me anë të veprave tona. Nëse duam t’i tregojmë botës fytyrën e shkëlqyer dhe të vërtetë të Profetit të mëshirës s.a.v.s., atëherë ne gjithashtu duhet t’i përmbahemi dashurisë reciproke, respektit dhe raportit vëllazëror në të gjitha nivelet e shoqërisë sonë. Kemi për detyrë të promovojmë vlerat e mësimeve të Kuranit para botës, dhe t’u tregojmë që në këtë kohë Zoti i Lartësuar ka dërguar një shërbëtor dhe nxënës besnik të të Dërguarit të Allahut s.a.v.s., dhe pa u lidhur me Imamin e kësaj epoke, ne kurrë s’mund të rrokim thelbin e këtij mësimi. Nëse nuk rreshtoheni mbrapa këtij imami, madje do të lëshoni deklaratat e mosbesimit kundër nesh, atëherë në vend që t’i afroni të tjerët Islamit, ju thjesht do t’i reshtni ata.

Andaj, është detyra e çdo muslimani ahmedian që të jetë mirënjohës për mirësitë e Zotit të Lartësuar, i Cili na mundësoi të pranonim Mesihun e Premtuar dhe Imam Mehdiun, i cili erdhi sipas paralajmërimeve të të Dërguarit të Allahut s.a.v.s. Por si mund ta falënderojmë? Për këtë falënderim, duhet t’i përshtatim dëshirat tona në përputhje me parime të vërteta të Islamit. Duhet të flijojmë aspiratat tona, duhet të orvatemi për të kuptuar thelbin e këtij mësimi, pra është një detyrë që kërkon përkushtimin tonë.

Janë shumë çështje për të diskutuar, por nuk është kjo kohë që t’ju parashtroj të gjitha. Por, është mirësia e Allahut të Lartësuar, që pavarësisht distancave të mëdha, ka bashkuar xhematin me kalifatin nëpërmjet M.T.A-së. Prandaj, dëgjojini me doemos fjalimet e mia dhe programet e tjera. Unë kam analizuar që janë edhe disa funksionarë të xhematit, të cilët nuk dëgjojnë rregullisht hytbet e xhumasë. Unë përpiqem që këto hytbe t’u përgjigjen nevojave të kohës. Andaj, lidhini anëtarët me hytbet e xhumasë, që të gjithë mësojnë mësimet e xhematit. Në fund dua t’ju parashtroj disa porosi të Mesihut të Premtuar alejhiselam, të cilat na kumtojnë nivelin dhe standartin që Mesihu i Premtuar alejhiselam priste nga xhemati. Ai shkruan:

“Është e rëndësishme që të shqyrtoni dhe të analizoni gjithmonë deklaratën tuaj që “do t’i jap epërsi besimit krahas dynjasë, dhe shfaqni në praktikë këtë porosi.”

Pastaj ai shkruan:

“Mbështetja e Zotit shoqëron vetëm ata që gjithmonë hedhin hapa përpara në veprat fisnike. Pra, ata që nuk pushojnë së ecuri dhe të tillë janë ata që triumfojnë.”

Pastaj ai shkruan:

“Allahu i Lartësuar na ka mësuar lutjen أصلح لی فی ذریتی d.m.th. bëji të mirë edhe pasardhësit e mi. Krahas ndryshimeve të pastra dhe çiltra brenda vetes dhe lutjeve, njeriu duhet të lutet edhe për gruan dhe fëmijët e tij, sepse shpesh i bien fatkeqësitë, për shkak të fëmijëve apo të bashkëshortes.”

Pastaj shkruan: “Duhet që veprat tuaja të dëshmojnë se jeni ahmedian.”

Në një vend tjetër, ai shkruan: “Xhemati ynë duhet të jetë i tillë që të mos harrojë Zotin në asnjë rast. Atij duhet t’i kërkojmë ndihmë në çfarëdo situate, sepse nuk ka çare pa Të.”

Kështu që secili nga ne duhet të analizojë veten se deri në çfarë shkallë kemi sjellë ndryshime të pastra në veten tonë? Deri çfarë mase, po përpiqemi t’i afrojmë fëmijët tonë xhematit? Deri çfarë niveli, po zbatojmë porositë e Kuranit? Pra, me ato vepra, që edhe të tjerët pohojnë se këta janë muslimanë më të mirë se ne. A vallë, shembujt tonë janë të tillë që duke i parë ata, zemrat e kundërshtarëve të Islamit të tërhiqen pasa kësaj feje? Nëse në të vërtetë ne kemi arritur këtë nivel, atëherë insha Allah, ato do të shërbejnë jo vetëm si mjete për t’iu afruar Zotit, po kështu edhe për t’u rritur në numër dhe për të asgjësuar të gjitha pengesat e kundërshtimit.

Allahu më mundësoftë mua dhe ju që të përparojmë në bindje dhe besim. Allahu ju ruajttë gjithmonë dhe u shkatërroftë kundërshtarëve të gjitha intrigat e tyre. amin

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp