A ekzistojnë jashtëtokësoret ose alienët? Çfarë thotë Kurani për ta?
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
jashtetokesoret alienet ekzistojne kurani

Vizioni i universit që paraqet Kurani është pole larg nga ai i mbajtur nga filozofët dhe të mençurit e të gjitha epokave të kaluara. Në kohën e shpalljes kuranore, astronomia greke ishte ajo që mbizotëronte në mendjet e njerëzve në të gjithë botën dhe të gjitha civilizimet dukeshin se ishin të ndikuara nga ajo. Ky dominim vazhdoi i pandërprerë deri në kohën e Kopernikusit [Nicolaus Copernicus]. Ishte universalisht e pranuar që qiejt konsistonin nga shtresa mbi shtresa të përbëra nga disa materiale plastike transparente, të zbukuruar me trupa qiellorë të ndritshëm që ne i njohim si yje. Që të jemi më specifik, po japim në vijim njohurinë e përgjithshme të njerëzve që i përkisnin asaj epoke:

  1. Toka ishte përbërë prej një mase pluhuri, shkëmbi, uji, ajri dhe minerale. Ajo ishte e palëvizshme, me një sipërfaqe pothuajse të sheshtë, dhe as që rrotullohej rreth vetvetes dhe as rreth ndonjë trupi tjetër qiellor.
  2. Toka posedonte një pozicion unik në kozmos, ngjashmëria e të cilit nuk ekzistonte askund tjetër në hapësirë. Ajo qëndronte e palëvizur, e ankoruar në hapësirë, kurse trupat e tjerë qiellorë vazhdimisht rrotulloheshin rreth saj.

Sigurisht, ky koncept i universit eliminoi mundësinë e ekzistencës së jetës diku tjetër. Habitati i vetëm për jetën që njerëzit e asaj kohe njihnin, ishte Toka, e veçuar në mes të hapësires, sic ata e mendonin. Në kundërshtim me këtë, Kurani nuk e pranon as unikalitetin e Tokës dhe as të qenët e saj e palëvizshme. Për sa i përket çështjes së numrit të botëve, Kurani deklaron:

jashtetokesoret alienet kurani“Allahu është Ai që krijoi shtatë qiej dhe po aq (edhe) toka …”[1]

Është nevojshme që të shpjegohet këtu që numri ‘’shtatë’’ mund të trajtohet si një term specifik i Kuranit në këtë ajet dhe në shumë ajete të tjera të ngjashme. Si i tillë do të thotë që universi përfshin shumë njësi qiejsh, secili i ndarë në grupe me shtatë (një numër perfekt), secili prej tyre ka të paktën një tokë në të, e cila mbështetet nga i gjithë sistemi i atij qielli (galaktike). Referuar këtij sistemi në përgjithësi, një ajet më specifik mbi ekzistencën e jetës jashtëtokësore vazhdon si më poshtë:

jashtetokesoret alienet kurani“Ndër shenjat e Tij është edhe krijimi i qiejve dhe i tokës, si dhe gjithçka prej gjallesave [dabbeh] që Ai përhapi në to …”[2]

Fjala arabe dabbeh mbulon të gjitha kafshët që zvarriten ose lëvizin përgjatë sipërfaqes së tokës. Nuk aplikohet për kafshët që fluturojnë ose notojnë. Kjo, pa dyshim, nuk i referohet ndonjë forme të jetës shpirtërore. Në arabisht një fantazme apo hije nuk mund t’i referohemi kurrë si dabbeh, dhe as ndonjë engjëlli. Pjesa e dytë e të njëjtit ajet flet jo vetëm për mundësinë e jetës jashtëtokësore, por kategorikisht deklaron se ajo ekziston – një pohim të cilin edhe studiuesit shkencorë më modernë nuk kanë qenë në gjendje ta bëjnë deri më tani me ndonjë metodë të sigurt. Sidoqoftë, kjo nuk është gjithçka që zbulon ky ajet. Mrekullia dhe habia shtohet kur lexojmë në fund të këtij ajeti, se Ai (Allahu) do të bashkojë jetën që gjendet në trupa të tjerë qiellorë dhe jetën tokësore kur Ai të dëshirojë:

jashtetokesoret alienet kurani“… dhe për bashkimin e tyre [xhem’ihim] Ai është i Plotfuqishëm kur të dojë.”[3]

Fjala xhem’ihim është shprehja arabe në këtë ajet që flet specifikisht për bashkimin e jetës në tokë dhe jetën tjetërkund. Se kur do të zhvillohet ky takim i të dyve nuk është caktuar, as nuk përmendet nëse do të ndodhë këtu në tokë apo gjetkë. Megjithatë një gjë është e shpallur pa dyshim: kjo ngjarje me siguri do të ndodhë kur të dëshirojë Zoti. Duhet mbajtur në mendje se fjala xhem’ihim mund të nënkuptojë ose një kontakt fizik ose një kontakt përmes komunikimit. Vetëm e ardhmja do të tregojë se si dhe kur do të zhvillohet ky kontakt, por vetë fakti që para 1400 vitesh një mundësi e tillë ishte parashikuar, është një mrekulli në vetvete.

Kjo zbulesë e Kuranit u bë në një kohë kur kozmologjia si shkencë nuk kishte lindur akoma. Mbizotëronte një epokë tjetër e vizualizimit hipotetik, e cila duhej të bënte një rrugë shumë të gjatë, përpara se të mendonte ekzistencën e jetës jashtëtokësore. Edhe sot pretendime të tilla gjenden vetëm në trillime shkencore.

Shkencëtarët ende nuk kanë qenë të aftë të shkundin plotësisht skepticizmin e tyre të hershëm në lidhje me ekzistencën e jetës në hapësirë. Asnjë provë përfundimtare nuk është zbuluar ende në mbështetje të saj. Shkencëtarët ende flasin vetëm për ‘shanse’.

Profesori Archibald Roy i Universitetit të Glasgow është një nga shumë entuziastët e spikatur, i angazhuar thellësisht për të hetuar në mundësitë e formave inteligjente të jetës në trupat qiellorë. Ai shkruan:

“Në konferenca të ndryshme ndërkombëtare mbi problemin e jetës jashtëtokësore, çështja është diskutuar dhe është bërë e qartë se jo vetëm që ekziston mundësia të pranohet që një sinjal është me origjinë inteligjente, por gjithashtu do të jetë e mundur të hyjmë në komunikim me specie inteligjente dhe të shkëmbejmë informacion.”[4]

Jo të gjithë ndajnë entuziazmin e profesorit Roy mbi këtë temë. Dr Frank Tipler nga Universiteti Tulane, New Orleans, mund të llogaritet midis skeptikëve. Ai e bazon pesimizmin e tij në llogaritjet matematikore. Sipas tij, shfaqja e qenieve inteligjente diku tjetër në univers përmes proceseve të verbra të evolucionit material bie ndesh me ligjin e numrave të mëdhenj. Evolucioni i jetës këtu në tokë është dilemë e mjaftueshme për ta zgjidhur shkencëtarët. Dhe që ai të përsëritet vetvetiu përmes një kolapsi tjetër të një numri kaq të madh shansesh, që sfidojnë llogaritjet njerëzore, është një pamundësi matematikore. Dr. Tipler deklaron:

“… inteligjencat jashtëtokësore nuk janë këtu. Ne thjesht duhet ta interpretojmë këtë fakt. Shumica e astronomëve përqafojnë një besim në inteligjencën jashtëtokësore kundër provave për shkak të një parimi filozofik: ideja kopernikane që planeti ynë në kozmos duhet të jetë plotësisht tipik. Por ne e dimë që kjo ide është e gabuar. Universi po evoluon: rrezatimi kozmik tregon se dikur ishte një kohë kur nuk ekzistonte asnjë lloj jetë sepse ishte shumë nxehtë. Si rrjedhim, vendi ynë është jotipik në kohë. Në veçanti duhet të ketë një civilizim të parë, dhe ndodh që të jetë i yni.”[5]

Dr Tony Martin, ish nënkryetar i Shoqatës Britanike Ndërplanetare, ka pikëpamje skeptike të ngjashme. Megjithatë, përkundër gjithë këtij kundërshtimi, ëndrra shkencore e Dr. Roy duket, të paktën pjesërisht, t’i jetë afruar realizimit. Në Shtetet e Bashkuara, NASA tashmë ka siguruar miratimin e qeverisë për një kërkim të madh për sa i përket inteligjencës jashtëtokësore. Shkencëtarë të tjerë me famë ndërkombëtare si Profesor Sagan, janë gjithashtu mbështetës të fortë të kësaj kauze.[6]

A nuk është e habitshme ajo çfarë Kurani pohoi si fakt, rreth 1400 vite më përpara, që sapo ka filluar të shfaqet si një realitet i mundshëm për shkencëtarët e sotëm! Kurani shkon një hap më tej kur parashikon se njeriu një ditë do të bëjë kontakt me jetën jashtëtokësore.

Koha për realizimin e plotë të kësaj profecie ende nuk ka mbërritur, por shenjat e saj po shfaqen në horizont. Kjo vërteton se profecitë e Kuranit shkojnë përpara zhvillimit shkencor të njeriut.

Çdo epokë e re dëshmon përmbushjen e disa zbulesave të tjera, të cilat epokat e mëparshme nuk kishin mjete për t’i dëshmuar. Prandaj duhet të kuptohet qartë këtu se profecitë kuranore janë krejtësisht të ndryshme në natyrë nga ato të nënkuptuara në trillime shkencore.

Asnjëherë nuk ka qenë e pazakontë që fantazia njerëzore të marrë një fluturim nga trampolina e fakteve të njohura të natyrës, në drejtim të gjërave që do të jenë në të ardhmen. Por rrallëherë e ardhmja ka vërtertuar parashikimet e këtyre fluturimeve imagjinare. Madje, të gjitha trillimet e tilla, mbeten të kufizuara deri në masën që konsiderohet e mundshme sipas dijes së kohës. Shkrimtarët e trillimeve gjithmonë marrin sugjerime nga njohuritë e tanishme për të parashikuar atë që mund të dalë nesër. Megjithatë më shpesh, realiteti shfaqet krejt ndryshe nga supozimet e tyre “çmendurake”. E ardhmja siç është e caktuar, nuk ndjek diktatet e vizionit të tyre. Kjo mund të çojë vetëm në përfundimin e pashmangshëm se ushtrimi i imagjinatës njerëzore në lidhje me të panjohurën ka limitet e saj.

Për të ilustruar limitet e e shtrirjes së imagjinatave të njeriut, të çdo epoke përkatëse, gjeniu Leonardo da Vinci mund të citohet si një shembull i përshtatshëm. Ai u përpoq të parashikonte mundësinë e fluturimit të njeriut, por arriti ta konceptonte atë vetëm në lidhje me njohuritë e atëhershme që kishte në dispozicion. Shkenca dhe teknologjia nuk kishin përparuar deri atëherë, në një fazë ku mendja e njeriut të mund të parashikonte imazhin e njeriut duke fluturuar me ndihmën e makinerive të drejtuara nga zjarri. Kështu, për të parashikuar madje edhe një aeroplan bazik shtrihet përtej kufijve të potencialit të Leonardos.

Rasti i shkrimeve hyjnore, megjithatë, është një çështje krejtësisht tjetër dhe dija e shprehur në to nuk mund të kufizohet në ndonjë epokë të veçantë. Për më tepër, shansi nuk ka asnjë rol për të luajtur në përmbushjen e tyre. Zbulimet shkencore të epokave pasuese nuk kanë vërtetuar ndonjë profeci kuranore të jetë e gabuar.

Prandaj, ne duhet të vështrojmë përpara me shpresë të shëndoshë për realizimin edhe të profecive të tilla si të tjerat, në pritje të së ardhmes për të vendosur. Profecia për takimin e jetës këtu dhe jetës diku tjetër i përket së njëjtës kategorie, e cila mbetet akoma e paplotësuar. Shpresoj që të jetojmë mjaftueshëm gjatë për të dëshmuar ditën e lavdishme kur jeta në tokë do të krijojë “një lloj shkëmbimi” me jetën në hapësirë.

LEXONI:

Kush ishte Adami (Ademi)? Profeti apo njeriu i parë në Tokë?

Referencat

[1] Kurani Famëlartë 65:13.
[2] Kurani Famëlartë 42:30.
[3] Kurani Famëlartë 42:30.
[4] ROY, A. E., CLARKE, D. (1989) Astronomy: Structure of the Universe. Adam Hilger Ltd., Bristol, fq. 270.
[5] TIPLER, F. (November, 1991) Alien Life. Nature: 354:334–335.
[6] Mc KIE, R. (September, 1985) Calling Outer Space: Is Anybody There? Readers Digest: 31–35.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp