"Tehrik-e-Xhedid": një frymëzim hyjnor - Dokumentar
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

“Tehrik-e-Xhedid”: një frymëzim hyjnor – Dokumentar

(Për përkthimin në gjuhën shqipe, klikoni butonin CC)

“Tehrik-e-Xhedid” është një arkë, në të cilën muslimanët ahmedianë nga e gjithë bota kontribuojnë sipas mundësisë së tyre. Atë e nisi Hazret Kalifi i Dytë i Mesihut të Premtuar, në vitin 1934, në një kohë, kur Xhemati u ballafaqua me fushatën më të ashpër kundërshtimi, me një lukuni të egrish, të cilët me çdo kusht donin dhe pretendonin ta asgjësonin nga faqja e dheut Xhematin e themeluar nga Mesihu i Premtuar. Tehrik-e-Xhedid nuk ishte një thirrje për armatosje për t’u vetëmbrojtur nga kundërshtimet, por ishte një thirrje që u kërkonte ahmedianëve të bënin sakrfica të mëdha për hir të Zotit, në mënyrë që Zoti Vetë të merrej me kundërshtarët, dhe Xhematit të Tij t’i jepte fitore anembanë botës.

Kjo skemë që bazohej në filozofinë e sakrificës premtonte suksese të mëdha, por deri në çfarë shkallë, ajo do t’ia arrinte qëllimin, këtë do të vërtetonte vetëm koha në vijim. Ajo që kishte një fillim modest, sot qëndron mbi baza të forta, të cilën e përforcojnë punonjës të dedikuar në mbarë botën, nën udhëheqjen e Kalifatit Ahmedia. Për më shumë, ndiqni dokumentarin e përgatitur nga Kanali i MTA-së.

Related Contents from Topics
Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp