Rutina ditore e Kalifit të Pestë të Mesihut të Premtuar
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Rutina ditore e Kalifit të Pestë të Mesihut të Premtuar, Allahu e ndihmoftë fuqimisht

Pyetje:

A mund të na tregoni rutinën tuaj ditore?

Përgjigje:

Çohem në mëngjes për të falur namazet nafile (tehexhud) dhe nëse ka kohë akoma për namazin (e sabahut), lexoj pak Kuranin Famëlartë. Më pas fal sunetet e sabahut dhe shkoj për të udhëhequr namazin Farz.

Kur kthehem, bëj pak ushtrime gjimnastikore në biçikletë ose në ndonjë makinë tjetër.

Pastaj sërish e lexoj Kuranin Famëlartë, këtë herë më shumë. Pastaj lexoj ndonjë libër të Mesihut të Premtuar a.s., nga komentimi i Kuranit. Pastaj pushoj për pak kohë.

Kur çohem prapë, ha mëngjes dhe shkoj në zyrë, kur jam në Londër.

Në zyrë shikoj një pjesë të postës, nënshkruaj 500-600 letra që u dërgohen njerëzve.

Më pas bëj mbledhje me përgjegjësit e zyrave të ndryshme të Qendrës së Xhematit ose me përfaqësuesit e komiteteve që krijohen në xhemat, ose me presidentët e Xhematit të vendeve të ndryshme që vijnë për të më takuar. Këto takime zgjasin për 2-3 orë. Pastaj vjen koha e drekës. E fal drekën.

Pastaj kthehem në shtëpi dhe ushqehem dhe pushoj pak. Më pas sërish shkoj në zyrë. Shikoj postën, letrat, që më vijnë nga xhemate dhe misione të ndryshme.

Më pas pi çajin e mbrëmjes dhe fal namazin e ikindisë. Kthehem në zyrë. Vijnë njerëzit për të më takuar. I takoj ata për një orë ose për një orë e gjysmë ose për dy.

Pastaj sërish shoh postën që vjen nga jashtë. Pastaj, ha darkë dhe udhëheq namazin. Më pas nëse vjen ndonjë i afërmi im, e tako për 5-7 minuta dhe pastaj shkoj në zyrë, ku deri vonë shikoj postën. Pas kësaj, rreth orës 11 a 11:30, lexoj ndonjë libër a gazetë ose shikoj lajmet. Pastaj fle pak dhe çohem në mëngjes. Kështu kalon koha.

Related Contents from Topics
Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp