Rreth 100 persona në Angli pranojnë Xhematin Musliman Ahmedia
Më 20 dhjetor 2014, në Londër, rreth 100 ahmedianë të sapoanëtarësuar patën fat të kenë takim me Hazret Kalifin e Pestë të Mesihut të Premtuar, Allahu e ndihmoftë fuqimisht. Gjithësej 95 njerëz duke përfshirë burrat, gratë dhe fëmijët u anëtarësuan në Xhematin Musliman Ahmedia duke bërë bejt në dorën e Udhëheqësit botëror të Xhematit. Gjatë takimit ata u prezantuan dhe treguan edhe histori, ngjarje dhe ëndrra të tyre mbresëlënëse që hidhnin dritë mbi udhëtimin e tyre shpirtëror drejt Ahmediatit, Islamit të vërtetë. Ata gjithashtu i kërkuan Hazret Kalifit të Pestë të Mesihut të Premtuar për lutje të veçanta për besimin dhe qëndrueshmërinë e tyre. Pas bejtit Hazuri udhëhoqi lutje solemne dhe pas një orë e gjysmë, përfundoi takimi.