Me shume rezultate...
Më 9 Mars 2019, Udhëheqësi botëror i Xhematit Musliman Ahmedia, Hazret Mirza Masrur Ahmed (a.b.a.) mbajti fjalimin kryesor në Simpoziumin e 16-të Kombëtar të Paqes, organizuar nga Xhemati Musliman Ahmedia në Mbretërinë e Bashkuar.
Pabarazia, varfëria e skajshme, tregtia ndërkombëtare e armëve dhe politikat e jashtme të padrejta shtyjnë njerëzit në radikalizëm. Rritja e ekstremit të djathtë “ngjall kujtimet e ditëve të errëta të së kaluarës”. Shenjtëria e tij provoi se Islami hedh poshtë të gjitha format e ekstremizmit dhe se konfliktet e sotme janë “gjeo-politike” dhe nuk kanë lidhje me fenë. Ai tha se fuqitë botërore janë verbuar nga shkurtpamësia dhe vizioni brendapërbrenda tunelit. Është koha që njerëzimi të distancohet nga nocioni, se vetëm muslimanët duhet të fajësohen për problemet që ka bota.
Hazret Mirza Masur Ahmedi tha: Media duhet të nënvizojë mësimet paqësore të Islamit që praktikohen nga shumica e muslimanëve Më 19 mars 2016, udhëheqësi botëror i Xhematit Musliman Ahmedia, Kalifi i Pestë, Hazret Mirza Masrur Ahmedi mbajti fjalimin kryesor me rastin e Simpoziumit 13-të Kombëtar të Paqes, të organizuar nga Xhemati Musliman Ahmedia i Anglisë.
Hazret Mirza Masrur Ahmedi paralajmëron për ndikimin e mundshëm global të radikalizimit të të rinjve Më 14 mars 2015, Udhëheqësi botëror i Xhematit Musliman Ahmedia, Kalifi i Pestë, Shenjtëria e tij, Hazret Mirza Masrur Ahmedi mbajti fjalimin kryesor në Simpoziumin e 12-të kombëtar të Paqes të organizuar nga Xhemati Musliman Ahmedia në Britaninë e Madhe.
Hazret Mirza Masrur Ahmedi thotë se është e nevojshme një strategji ndërkombëtare për ndaljen e radikalizmit. Me 8 nëntor 2014, Udhëheqësi ndërkombëtarë i Xhematit Musliman Ahmedia, Kalifi i pestë, shkëlqesia e tij, Hazret Mirza Masrur Ahmedi mbajti fjalim në Simpoziumin e 11-të ndërkombëtarë të paqes, të organizuar nga Xhemati Musliman Ahmedia në Britaninë e madhe.