Hazret Mirza Bashir Ahmed
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
Hazret Mirza Bashir Ahmed

Hazret Mirza Bashir Ahmed

Dijetar i fesë dhe shkrimtar

Hazret Mirza Bashir Ahmad r.a. lindi më 20 prill të vitit 1893 dhe ishte njëri prej bijve të Hazret Mirza Ghulam Ahmedit, Mesih i Premtuar, Imam Mehdi a.s.. Para se të lindte ai, Hazret Mesihu i Premtuar a.s. u njoftua prej Zotit të Madhërishëm:

“Do të mbërrijë hëna e profetëve dhe do të manifestohet çështja jote. … Së shpejti një djalë do të të lindë dhe do të të afrohet hijeshia”.

Në vitin 1910, Hazret Mirza Bashir Ahmedi kreu shkollën e mesme me ekselencë. Duke përmbushur dëshirën e Hazret Mesihut të Premtuar a.s., ai përfundoi studimet e masterit në gjuhën arabe, në vitin 1916.

Bekimet e Allahut me të, lutjet e Hazret Mesihut të Premtuar a.s. për të, udhëzimi që i dha vëllai i madh, Hazret Kalifi i Dytë i Mesihut të Premtuar r.a. dhe aftësitë e tij të dhuruara prej Zotit, e mundësuan t’i shërbente Xhematit Musliman Ahmedia në fusha të ndryshme gjatë gjithë jetës së tij.

Ai ishte dijetar i shkëlqyer i feve dhe shkrimtar i një mori librash e artikujsh. Ndër veprat e tij të shumëta, veçojmë: “Sirat-e-Khatamun Nabiyyin”, “Siratul Mahdi”, “Silsila-e-Ahmadiyya”, “Tabligh-e-Hidayat”, “Kalimatul-Fasl” dhe “Hamara Khuda”.

Ai ndërroi jetë më 2 shtator të vitit 1963, në moshën 71 vjeçare.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp