Kalifi i Xhematit Musliman Ahmedia vendos gurthemelin e xhamisë së re në Raunheim, Gjermani
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Kalifi i Xhematit Musliman Ahmedia vendos gurthemelin e xhamisë së re në Raunheim, Gjermani

Islami ne Gjermani xhamia e re

Hazret Mirza Masrur Ahmed u shpreh se bota po kalon përmes kohërave tejet të rrezikshme

Kemi kënaqësinë të njoftojmë se më 18 prill 2017, udhëheqësi botëror dhe Kalifi i Pestë i Xhematit Musliman Ahmedia, Hazret Mirza Masrur Ahmedka vendosur gurthemelin e xhamisë së parë të Xhematit Ahmedia në qytetin Raunheim të Gjermanisë.

Islami ne Gjermani xhamia e reNë ceremoninë e gurthemelit ishin të pranishëm rreth 135 personalitete, përfshirë z. Thomas Jühe, kryebashkiaku i qytetit.

Hazret Mirza Masrur Ahmed, në fjalimin e tij kryesor, parashtroi objektivat e ndërtimit të xhamive. Ai shprehu shqetësimet e tij për situatat gjithnjë më të paqëndrueshme në arenën globale si dhe shpjegoi se si Islami nxit demokracinë dhe lirinë fetare.

Duke folur për rrezikun e përhapjes së luftrave në botë, Hazret Mirza Masrur Ahmed tha:

“Ne po kalojmë përmes kohërave tejet të pasigurta. Nëse në një anë rreziku nga disa organizata ekstremiste të ashtuquajtura muslimane i kanoset botës vazhdimisht, po dëshmojmë rritjen e vrullshme të tensioneve midis disa shteteve dhe kjo situatë po na çon në një rrugë shumë të rrezikshme. Qoftë konflikti në Evropë, Kore, apo në disa vende të Lindjes së Largët a në Amerikë, janë hapur një sërë frontesh, ku mund të shpërthehet lufta”.

Hazret Mirza Masrur Ahmed gjithashtu tha:Islami ne Gjermani xhamia e re

“Unë uroj e lutem që të gjithë ata që vlerësojnë humanizmin, ta kuptojnë situatën e rëndë, dhe të punojnë për bashkimin e popujve dhe për vendosjen e paqes së vërtetë në botë. Padyshim, politikanët dhe njerëzit me ndikim duhet të përpiqen për t’i bindur qeveritë e tyre që ato në vend që të ndezin konflikte dhe të na çojnë drejt humnerës, të fokusojnë hapat e tyre në konsolidimin e paqes. Në këtë kohë, bota duhet të përqendrohet në pajtimin dhe bashkimin e popujve”.

Shenjtëria e tij nënvizoi se dhuna dhe gjakderdhja, që kryhen në emër të Islamit në vendet muslimane apo jomuslimane, u kundërvihen dukshëm mësimeve të vërteta të Islamit. Ai gjithashtu shpjegoi se kuptimi i vërtetë i Islamit është “paqe”. Mësimet e tij garantojnë lirinë e besimit dhe i obligojnë muslimanët për të bashkëjetuar në paqe me jomuslimanët.

Islami ne Gjermani xhamia e reShenjtëria e tij iu drejtua me mirënjohje mysafirëve vendas, të cilët në fjalët e tyre kishin vlerësuar kontributet pozitive të muslimanëve ahmedianë në shoqëri si dhe përpjekjet e tyre për promovimin e paqes.

Hazret Mirza Masrur Ahmed tha:

“Kam kënaqësinë që parafolësit e mi kanë përshtypje pozitive për Xhematin Musliman Ahmedia dhe ata i kosiderojnë musilmanët ahmedianë të integruar mirë në Gjermani. Arsyeja pse jemi integruar është që ne besojmë në mësimet e vërteta të Islamit dhe kur të ketë përfunduar ndërtimi i kësaj xhamie, do të shikoni akoma më shumë virtyte dhe sjellje të larta morale ndër anëtarët e xhematit tonë. Do të shikoni se në vend të urrejtjes e përçarjes, minarja e kësaj xhamie do të jetë simboli i paqes, i bashkimit, i dashurisë dhe i dhembshurisë”.

Islami ne Gjermani xhamia e reShenjtëria e tij gjithashtu foli për vëmendjen që Islami i kushton përmbushjes së të drejtës fqinjësore. Ai citoi Profetin Muhammed (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) i cili ka thënë se Allahu ka theksuar për të përmbushur të drejtat ndaj fqinjëve aq shumë saqë ai mendoi se mos vallë atyre t’u jepet ligjërisht e drejta e trashëgimisë.

Duke sqaruar përkufizimin e fqinjëve në Islam, Hazret Mirza Masrur Ahmed tha:

“Sipas Islamit, kategoria e atyre që mund të konsiderohen fqinj është mjaft e gjerë. Këtu përfshihen bashkudhëtarët, kolegët e punës dhe ata që banojnë në zonën përreth”.

Ai gjithashtu tha:

“Në thelb, e gjithë popullsia e një qyteti janë në fqinjësi me muslimanët ahmedianë dhe xhamitë tona. Prandaj, çdokush që vjen në xhami për të adhuruar, është i detyruar të përmbush të drejtat fqinjësore dhe mos t’i shkaktojë kurrë dëm apo pengesë dikujt. Madje, ata duhet t’i duan fqinjët e tyre, të kujdesen për ta dhe t’u vijnë në ndihmë”.

Islami ne Gjermani xhamia e reGjatë fjalës, Shenjtëria e tij vuri në dukje rëndësinë që Islami i kushton respektit ndaj ligjit të vendit. Shenjtëria e tij përmendi thënien e famshme të Profetit Muhammed (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) që dashuria ndaj atdheut është pjesë së besimit.

Hazret Mirza Masrur Ahmed u shpreh:

“Ligjet e shtetit hartohen për të mbrotjur qytetarët nga padrejtësia dhe për t’ua krijuar lehtësitë. Çdo musliman i vërtetë është i obliguar t’i nënshtrohet ligjit të vendit. Nëse dikush shpreh frikë apo rezerva për këtë çështje, ai le të dijë se Islami nuk i lejon muslimanët të bëjnë anarki apo turbullira në tokë. Nëse një musliman vepron kundër këtij parimi, ai është fajtor për shkeljen e mësimeve të Islamit dhe për njollosjen e emrit të tij”.

Islami ne Gjermani xhamia e rePas kësaj, Shenjtëria e tij u shpreh se liria fetare është parimi themelor i Islamit dhe Kurani Famëlartë u siguron të gjithë popujve të drejtën për të praktikuar besimet e tyre. Ai theksoi se liria fetare është një përbërës thelbësor për një shoqëri të suksesshme e paqësore.

Hazret Mirza Masrur Ahmed tha:

“Në realitet, është liria fetare e cila mund të krijojë paqe në shoqëri. Ne besojmëse të gjitha fetë kryesore janë themeluar nga Zoti përmes të dërguarve të Tij, prandaj është e pamundur t’ua mohojmë lirinë feve të tjera apo t’u shkaktojmë ndonjë dëm”.

Ai gjithashtu tha:

“Muslimanëve të parë u dha e drejta e vetëmbrojtjes pas një periudhe të gjatë të persekutimit të ashpër, sepse kundërshtarët e Islamit ishin betuar të eliminonin tërësisht çdo fe. Kurani Famëlartë argumenton që po të mos ndaloheshin ata, nuk do të mbetej asnjë sinagogë, kishë, tempull, xhami apo ndonjë faltore tjetër. Prandaj, lejimi për një luftë mbrojtëse në fillim të Islamit, kishte për qëllim mbrotjen e të gjitha feve dhe për të mbështetur parimin e lirisë fetare për të gjithë”.

Shenjtëria e tij tha se Islami nuk është kundër demokracisë, madje ai mbështet demokracinë e vërtetë të bazuar mbi drejtësi e ndershmëri. Ai gjithashtu u shpreh që në vend të votojnë aleatët apo simpatizantët, njerëzit duhet t’u besojnë atyre që janë më të aftë dhe kanë vizion dhe politikë më të drejtë e largpamëse.

Hazret Mirza Masrur Ahmed tha:

“Islami nënvizon se duhet të ketë liri demokratike. Ai mëson që duhen zgjedhur ata persona që do të përmbushin detyrat dhe përgjegjësitë e tyre me ndershmëri. Kjo kërkon që ata të punojnë për të mirën e popullit dhe vendit, si dhe për hir të dobisë më të madhe të largohen nga interesat e tyre personale. Islami këshillon që përkatësia e një individi me një parti të caktuar nuk duhet të shërbejë si faktor vendimtar për zgjedhjen e një udhëheqësi, përkundrazi duhen zgjedhur ata persona që mund të kontribuojnë në përparimin e mëtejshëm të popullit e vendit”.

Ai përfundoi fjalën e tij duke thënë:

“Unë besoj, në dashtë Zoti, kur të ketë përfunduar kjo xhami, muslimanët ahmedianë të këtij vendi do të përmbushin detyrat e tyre fetare, duke i shërbyer popullit vendas dhe vendit të tyre, si dhe me anë të sjelljes së tyre, të shfaqin mësime të vërteta dhe paqësore të Islamit”.

Islami ne Gjermani xhamia e reMë herët, z. Abdullah Wagishauser, kryetar i Xhematit Musliman Ahmedia të Gjermanisë mbajti fjalën përshëndetëse, që u vijua nga komentet e të ftuarve.

Kryebashkiaku i Raunheim-it, z.Thomas Jühe u shpreh:

Muslimanët ahmedianë kanë dhënë një model për të tjerët këtu në Raunheim dhe kanë provuar në çdo aspekt se ata janë jashtëzakonisht paqësorë dhe qytetarë shembullorë”.

Znj. SabineBächle-Scholz, anëtare e asamblesë provinciale tha:

“Takimi me shenjtërinë e tij Hazret Mirza Masrur Ahmed dhe vizita e tij në qytetin tonë është një nder i madh për të gjithë ne. Muslimanët ahmedianë janë paqedashës që i binden ligjit dhe respektojnë demokracinë tonë. Prandaj, jam e bindur se kjo xhami do të jetë simboli i paqes dhe i dialogut”.

Islami ne Gjermani xhamia e rePas përfundimit të fjalës së tij, Hazret Mirza Masrur Ahmed vuri gurthemelin e xhamisë së re. Bashkëshortja e shenjtërisë së tij, Hazret Amtul Sabuh Begum, dhe më pas kryebashkiaku, personalitete të ftuara, zyrtarët qendrorë e kombëtarë të Xhematit dhe ahmedianët vendorë vunë gurë në themelet e xhamisë.

Kjo seancë zyrtare përfundoi me lutje të heshtur që u udhëhoq nga Shenjtëria e tij, e më pas u shtrua drekë për të pranishmit.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp