Udhëheqësi i Xhematit Musliman Ahmedia mbërriti në Japoni
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Udhëheqësi i Xhematit Musliman Ahmedia mbërriti në Japoni

Kalifi i Pestë i Mesihut të Premtuar, Hazret Mirza Masrur Ahmedi udhëtoi për në Japoni, ku do të përurojë xhaminë e parë të ndërtuar nga Xhemati Musliman Ahmedia në vend.

Më 17 nëntor 2015, në orën 7:40 të mëngjesit, Kalifi i Pestë dhe udhëheqësi botëror i Xhematit Musliman Ahmedia, Hazret Mirza Masrur Ahmedi mbërriti në aeroportin Tokjo Haneda. Kjo është vizita e tretë e tij në Japoni. Anëtarët e xhematit nga Japonia dhe jashtë ishin të pranishëm në aeroport për ta mirëpritur udhëheqësin e tyre shpirtëror.
2015-11-17-Japoni-Mberritje-001Kjo është hera e tretë që Hazret Mirza Masrur Ahmedi e viziton Japoninë, ku ai kishte qenë në 2006 dhe në 2013. Këtë herë, ai do të përurojë xhaminë “Bejtul Ahad” në Nagoja me fjalimin e tij të xhumasë. Hytbeja do të transmetohet drejtpërdrejt botërisht në MTA International.
2015-11-17-Japoni-Mberritje-002Shenjtëria e tij do të marrë pjesë edhe në evente të tjera, duke përfshirë pritjen e veçantë që do të zhvillohet me rastin e përurimit të xhamisë në Nagoja, në të cilën ai do të mbajë edhe fjalimin kryesor, insha’Allah.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp