Udhëheqësi i Xhematit Musliman Ahmedia dënon sulmet terroriste të Belgjikës
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Udhëheqësi i Xhematit Musliman Ahmedia dënon sulmet terroriste të Belgjikës

Udhëheqësi i Xhematit Musliman Ahmedia dënoi ashpër sulmet terroriste që u bënë sot në Belgjikë. Ai gjithashtu u lut për viktimat.

Duke folur nga Londra, Hazret Mirza Masrur Ahmedi tha:

Në emër të Xhematit Musliman Ahmedia ndërkombëtar, i shpreh keqardhjen dhe ngushëllimet më të sinqerta popullit të Belgjikës, i cili u përball në Bruksel me sulme barbare. Sulmet e tilla të neveritshme dhe krejtësisht johumane, duhen dënuar në mënyrën më të ashpër të mundshme.

Islami në asnjë rrethanë nuk lejon asnjë lloj terrorizmi apo vrasje ndaj njerëzve të pafajshëm. Në fakt, Kurani i Shenjtë ka pohuar që vrasja e një njeriu të pafajshëm është e barabartë me vrasjen e krejt njerëzimit. Prandaj, ata që kryejnë mizoritë e tilla në emër të Islamit, kurrë nuk mund të gjejnë asnjë justifikim. Ata e njollosin Islamin dhe e shkatërrojnë paqen botërore.

Lutjet tona të sinqerta janë me viktimat e këtyre sulmeve dhe me të gjithë ata që janë prekur nga ato. Lutem që autorët e këtij veprimi të lig të nxirren para drejtësisë së më parë!

 

 

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp