Udhëheqësi botëror i Xhematit Musliman Ahmedia mbërrin në Singapor
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Udhëheqësi botëror i Xhematit Musliman Ahmedia mbërrin në Singapor

Mirëpritet nga delegacionet e Xhematit Musliman Ahmedia të Singapurit, Indonezisë dhe Malajzisë

Udhëheqësi botëror i Xhematit Musliman Ahmedia dhe Kalifi i Pestë Hazret Mirza Masrur Ahmedi mbërriti në Singapor gjatë mesditës së datës 22 shtator 2013.

Shenjtëria e tij, i cili është në turneun e tij të dytë në këtë vend, u mirëpret në aeroportin Changai të Singaporit nga delegacionet e Xhematit Musliman Ahmedia të Singaporit, Indonezisë dhe Malajzisë.Singapore-2013-2Singapore-2013-3

 

 

Gjatë ditës, Hazret Mirza Masrur Ahmedi udhëtoi për të shkuar në xhaminë TaHa, ku u mirëprit nga qindra burra, gra dhe fëmijë që ishin të ngazëllyer nga ardhja e udhëheqësit e tyre edhe një herë në këtë vend. Pastaj, Hazuri udhëhoqi faljen e akshamit dhe të jacisë.Singapore-2013-4

 

Hazret Mirza Masrur Ahmedi ka udhëtuar për në Singapor për të takuar ahmedianët vendas dhe po ashtu të vendeve fqinj. Përveç kësaj, ai do të takojë edhe intelektualë e liderë të ndryshëm të këtyre vendeve. Kudo që shkon ai, përcjell mësimet e vërteta të Islamit, që bazohen tërësisht në paqe, drejtësi dhe vëllazëri.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp