“Çdokush ka të drejtë të përhapë besimin e tij, por vetëm ...
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

“Çdokush ka të drejtë të përhapë besimin e tij, por vetëm me mjetet paqësore”, Udhëheqësi i Xhematit Ahmedia

suedia

Intervistë për gazetën suedeze “Skanska Dagbladet”

Më 11 maj 2016, Udhëheqësi botëror i Xhematit Musliman Ahmedia, Kalifi i Pestë i Mesihut të Premtuar, Hazret Mirza Masrur Ahmedi u intervistua nga gazeta suedeze “Skanska Dagbladet” në xhaminë “Mahmud” në Malmo të Suedisë.

Pyetjes për rritjen e terrorizmit dhe të radikalizmit të të rinjve, Kalifi iu përgjigj:

“Prej një kohe të gjatë kam alarmuar që qeveritë duhet të marrin masa të forta për të çrrënjosur terrorizmin dhe ekstremizmin. Xhemati Musliman Ahmedia të gjitha llojet e ekstremizmit i konsideron kundra mësimeve të Islamit. E vërteta është që Islami është fe e dashurisë dhe e paqes”.

Duke folur rreth konceptit të xhihadit, Hazret Mirza Masrur Ahmed tha:

“Sigurisht që çdokush ka të drejtë të përhapë besimin e tij, por vetëm me mjetet paqësore. Përdorimi i shpatës dhe i forcës nuk mund të justifikohet në këtë kohë dhe është krejtësisht kundër mësimeve të Islamit. Kurani Famëlartë qartazi pohon që nuk duhet të ketë asnjë imponim në çështjet fetare”.

Ai u pyet nëse mund të udhëtonte për në Pakistan. Duke iu përgjigjur ai tha se për të do të ishte e pamundur të ushtronte përgjegjësitë e tij brenda Pakistanit, sepse muslimanët ahmedianë janë deklaruar si “jo-muslimanë” dhe ligji i atij vendi u ka hequr çdo liri për të ndjekur fenë që duan. Hazret Mirza Masrur Ahmedi tha:

“Nëse do të vizitoja Pakistanin, çfarë do të bëja? Çdo javë muslimanët ahmedianë të të gjithë botës ndjekin fjalimin tim të së premtes, por në Pakistan nuk do të kem liri të mbaj fjalim. Në Pakistan, sipas ligjit të atij vendi, unë nuk kam të drejtë të quaj veten musliman, nuk kam të drejtë të udhëheq namazet dhe të përhapë mesazhin e Islamit”.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp