“Misioni ynë është që t’i përhapim mësimet e vërteta dhe paqësore të Islamit” - Udhëheqësi i Xhematit Ahmedia
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

“Misioni ynë është që t’i përhapim mësimet e vërteta dhe paqësore të Islamit” – Udhëheqësi i Xhematit Ahmedia

Më 7 tetor 2015, Udhëheqësi i Xhematit Musliman Ahmedia, Kalifi i Pestë, Hazret Mirza Masrur Ahmedi u intervistua nga gazeta holandeze De Stentor në ambientet e xhamisë Bejtun Nur (Baitun Noor) në Nunspeet, Holandë.

Gjatë intervistës, ai foli për rrezikun se bota është duke shkuar drejt një lufte botërore. Ai tha se mesazhi i tij për të gjitha kombet është që thjeshtë të jenë “të ndjeshme” dhe të kërkojnë paqe.

Pasi ishte pyetur për radikalizimin e muslimanëve të rinj e shpesh të arsimuar që jetojnë në Perëndim, ai tha se shumë njerëzve është duke iu “shpërlarë truri me anë të internetit” duke besuar se është detyra e tyre të shkojnë në Siri dhe Irak. Ai shtoi se rritja e papunësisë se të rinjve është gjithashtu duke shkaktuar rëndëshëm frustrim dhe pakënaqësi në mesin e të rinjve.

Shenjtëria e tij tha se grupet terroriste janë duke kryer brutalitetet më të tmerrshme dhe janë duke i arsyetuar në mënyrë të gabuar aktet e tyre të liga në emër të Islamit. Ai dënoi sulmin ndaj pakicave fetare të tilla si Yazidis dhe shkatërrimin e monumenteve historike duke i cilësuar ato si tërësisht kundër mësimeve të Kuranit të Shenjtë.

Në pyetjën se a konsiderohët ai target i grupeve terroriste, Hazret Mirza Masrur Ahmedi tha:

“Po të frikësohesha, nuk do të isha në gjendje t’i kryej detyrat e mia. Muslimanët ahmedianë janë shënjestër në Pakistan, Indonezi dhe disa vende të tjera, por kjo nuk do të na ndalojë nga përmbushja e misionit tonë që t’i përhapim mësimët e vërteta të Islamit në çdo cep të botës.”

Pasi ishte pyetur nëse ai është i frustruar nga fakti se mbulimi mediatik është dhënë për terroristët, në krahasim me mësimet paqësore të Islamit, Hazret Mirza Masrur Ahmedi tha:

“Unë nuk jam i frustruar por kjo më bën mua të përkulëm gjithnjë e më shumë dhe qe të paraqitëm duke bërë lutje para Allahut të Plotfuqishëm. Kjo në vend se të na bëjë të frustruar, na tërheq gjithnjë e më afër Zotit tonë dhe që t’i shërbejmë njerëzimit. Vërtet, Allahu është Ai që i do krijesat e Tij”.

Shenjtëria e Tij u pyet nëse njerëzit janë duke iu bashkuar Xhematit Musliman Ahmedia si “reagim” ndaj terrorizmit dhe ekstremizmit.

Si përgjigjje, Hazrat Mirza Masrur Ahmedi tha:

“Po, është e mundur që kjo është një arsye, për shkak se kur njerëzit e shohin dhe krahasojnë sjelljen paqësore të muslimanëve ahmedianë ndaj veprimeve të ekstremistëve të dhunshëm, ata tërhiqen nga mesazhi ynë.”

 

Related Contents from Topics
Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp