Lideri botëror musliman uron Papën Françesku I dhe Kishën Katolike
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Lideri botëror musliman uron Papën Françesku I dhe Kishën Katolike

Hazret Mirza Masrur Ahmedi, lutet për bashkimin dhe harmoninë ndërfetare

Xhemati Musliman Ahmedia përgëzon Kishën Katolike dhe anëtarët e saj në mbarë botën për zgjedhjen e Shenjtërisë së tij Papa Françesku I.

Udhëheqësi botëror i Xhematit Musliman Ahmedia, Kalifi i Pestë i Mesihut të Premtuar, Shenjtëria e tij, Mirza Masrur Ahmedi tha:

“Në radhë të parë, do të doja t’i përcjell urimet e mia Papës Françesku I dhe të gjithë besimtarëve katolikë në mbarë botën. Zgjedhja e Papës së ri qoftë e bekuar jo vetëm për të krishterët, por për të gjithë njerëzit në mbarë botën. Zoti e mundësoftë Papën e ri të udhëheqë Kishën drejt mësimeve të vërteta të krishterimit.

Shpresoj dhe lutem që në kohët në vijim, Papa të shfrytëzojë ndikimin e tij për zhvillimin e paqes dhe harmonisë në botë. Ka një nevojë të ngutshme që ne të bashkohemi në mësimet tona të përbashkëta, në veçanti në mësimin e Njëshmërisë së Zotit.

Në vend të përçarjes së vazhdueshme, bota ka nevojë të pashmangshme për bashkim dhe dhembshuri. Kjo ishte ajo që i kisha shkruar edhe Papës Benediktit XVI në një letër që i kisha dërguar, në vitin 2011. Unë i kisha kërkuar që ai të përdorte influencën e tij të madhe për të sjellë njerëzit e botës drejt paqes, pajtimit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë dhe të mundohej për ta shpëtuar botën nga shkatërrimi. Të njëjtin mesazh i kam dërguar edhe Papës së ri gjithashtu.

Për sa i përket Xhematit Musliman Ahmedia, ne gjithmonë kemi qenë përpara për të përkrahur harmonin ndërfetare dhe për t’u munduar për paqe. Ne gjithmonë bashkëpunojmë me gjithë popujt dhe organizatat që duan paqe e tolerancë dhe gjithmonë do të vazhdojmë të veprojmë në këtë mënyrë.

Edhe një herë e uroj Papën Frençesku I dhe Kishën Katolike dhe lutem që zgjedhja e tij u bëftë një burim i paqes për gjithë botën”.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp