Kryebashkiaku i Londrës fton Kalifin e muslimanëve në City Hall
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Kryebashkiaku i Londrës fton Kalifin e muslimanëve në City Hall

Më 19 nëntor të vitit 2012, Kryebashkiaku i Londrës Boris Xhonson (Boris Johnson) priti në City Hall Hazret Mirza Masroor Ahmedin, Kalifin e Pestë dhe Kryetarin Botëror të Xhematit Musliman Ahmedia.

Gjatë takimit që zgjati për 45 minuta, të dy personalitete diskutuan për çështje të ndryshme, duke përfshirë temat për vendosjen e paqes në botë, mësimet e vërteta paqësore të Islamit, përpjekjet e Xhematit Musliman Ahmedia për të luftuar ekstremizmin dhe persekutimin me të cilin përballet Xhemati në disa shtete të botës.

Takimi-me-Kryebashkiakun-e-Londres-nentor-2012-City-Hall

Duke lëvduar moton e Xhematit Musliman Ahmedia “Dashuri për të gjithë, urrejtje për askënd”, Kryebashkiaku tha se ky mesazh duhet të jetë themeli i Londrës. Hazret Mirza Masroor Ahmedi tha se ka nevojë që ky mesazh të jetë themeli, jo vetëm i Londrës, por i gjithë botës.

Kryebashkiaku përgëzoi Xhematin Musliman Ahmedia për të dhënë më shumë se 350.000 £ për bamirësi në Britani gjatë vitit të kaluar dhe për përpjekjet e tij për të ndihmuar festimet jubilare të Mbretëreshës. Boris Jhonson tha se përpjekjet e Xhematit nën udhëheqjen e Hazret Mirza Masroor Ahmedit janë me të vërtetë të mrekullueshme.

Kryebashkiaku gjithashtu shprehu kënaqësinë e tij për fushatën e Xhematit Musliman Ahmedia për të promovuar mesazhin e paqes, drejtësisë dhe barazisë, përmes autobusëve të kryeqytetit.

Hazret Mirza Masroor Ahmedi shpjegoi dallimet kryesore teologjike midis muslimanëve ahmedianë dhe atyre jo ahmedianë. Ai tha se dallimi kryesor midis të dyve është që muslimanët ahmedianë besojnë se themeluesi i Xhematit të tyre, Hazret Mirza Ghulam Ahmedi është Mesihu i Premtuar dhe Imam Mehdiu.

Kalifi i Xhematit vijoi që pas vdekjes së Mesihut të Premtuar, u vendos institucioni i Kalifatit në Xhemat dhe se ai është Kalifi i Pestë i tij. Ai gjithashtu shpjegoi që edhe pse ai ka lidhje gjaku me themeluesin e Xhematit, Kalifi në Xhemat zgjidhet dhe nuk trashëgohet.

Të dy liderë diskutuan edhe rreth persekutimit me të cilin po përballet Xhemati Musliman Ahmedia në Pakistan. Hazret Mirza Masroor Ahmedi njoftoi që edhe ai u detyrua të qëndronte në burg për 11 ditë, para se të bëhej Kalif, për akuzat që më vonë u provuan të pavërteta. Ai gjithashtu tregoi që në çdo zonë të Pakistanit muslimanët ahmedianë persekutohen dhe për shkak të legjislacionit shtetëror ata as nuk mund të ushtrojnë të drejtën themelore të tyre për të votuar.

Kryebashkiaku tregoi sesi ai priti fjalimin e Hazret Mirza Masroor Ahmedit, të mbajtur në Simpoziumin e vitit 2012 për paqen. Fjalimi për të, tha ai, ishte mjaftë nxitës për të menduar thellë. Ai gjithashtu tha se ai ishte interesuar për të dëgjuar pikëpamjen e Kalifit lidhur me rreziqet e një lufte bërthamore dhe paqen globale.

Kalifi i Mesihut të Premtuar tha se ai mbetet mjaft i shqetësuar nga rreziku që armët bërthamore të mos përfundojnë në duart e ekstremistëve, pasi kjo mund t’i shkaktojë botës pasoja të tmerrshme.

Takimi-me-Kryebashkiakun-e-Londres-nentor-2012-foto5 Takimi-me-Kryebashkiakun-e-Londres-nentor-2012-foto4Hazret Mirza Masroor Ahmedi u shpreh i kënaqur kur pa një kopje të Kuranit Famëlartë në bibliotekën e Kryebashkiakut, aq më shumë, kur vuri re se përkthimi anglisht i Kuranit Famëlartë ishte botuar nga Xhemati Musliman Ahmedia.

Takimi mbaroi me fjalën e Kryebashkiakut, i cili tha se ai do të vazhdojë t’i japë mbështetje të plotë Xhematit Musliman Ahmedia në çdo aspekt. Hazret Mirza Masroor Ahmedi e falënderoi Kryebashkiakun nga Xhemati ndërkombëtar dhe tha se ai shpreson që kjo miqësi e ndërsjellë do të vazhdojë të rritet.

Takimi-me-Kryebashkiakun-e-Londres-nentor-2012-foto3
Pas përfundimit të takimit, Kryebashkiaku e përcolli Kalifin e Xhematit deri në një korridor për t’i treguar pamjen e gradacelave të Londrës. Pas këmbimit të dhuratave nga njëri-tjetri, Kryebashkiaku dhe Kalifi i Xhematit iu përgjigjën pyetjeve të kanalit televiziv MTA International.
Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp