Kalifi përuroi xhami të re në Kanada. Gratë muslimane kontribuuan më së shumti
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Udhëheqësi botëror i Xhematit Musliman Ahmedia përuroi xhaminë “Bejtul Afijet” në Scarborough të Kanadasë

islami ne kanada

U përurua xhamia e re. Shumicën e fondeve dhanë gratë muslimane të Xhematit Ahmedia. Elhamdulil-lah

Xhemati Musliman Ahmedia ka kënaqësinë t’ju njoftojë që, më 11 tetor 2016, Udhëheqësi botëror, Kalifi i Pestë i Xhematit Musliman Ahmedia, Hazret Mirza Masrur Ahmed përuroi xhaminë “Bejtul Afijet” në Scarborough, në provincën Ontario të Kanadasë.

islami ne kanadaNë orën 1:30, Shenjtëria e tij mbërriti te xhamia, ku e mirëpritën qindra muslimanë ahmedianë.

Menjëherë pas mbërritjes, ai zbuloi pllakën përuruese të xhamisë, duke udhëhequr më pas lutje të heshtur në shenjë falënderimi ndaj Zotit të Madhërishëm.

Shenjtëria e tij e inauguroi xhaminë e re duke udhëhequr namazet e drekës dhe të ikindisë. Pas namazeve, ai u takua me muslimanët ahmedianë lokalë dhe shpërndau ëmbëlsira midis fëmijëve.

islami ne kanadaDuke iu drejtuar muslimanëve ahmedianë në xhami, Hazret Mirza Masrur Ahmed tha:

“Nuk mjafton vetëm ndërtimi i xhamisë që të mbeteni të kënaqur. Përkundrazi, tani fillon detyra juaj që të siguroni që kjo xhami të mbushet në të gjitha vaktet”.

Objekti i xhamisë Bejtul Afijet u ble që në vitin 2008 dhe, në vitet në vijim, u restaurua që të kthehej në formën e xhamisë.

Një veçanti e kësaj xhamie është që shumicën e shpenzimeve të saj kanë mbuluar Lexhna Imail-lah (Organizata ndihmëse e grave ahmediane) të Kanadasë.

Në total, gratë ahmediane kanë kontribuuar 1 milion $ për këtë projekt, kurse pjesën tjetër e dhanë muslimanët ahmedianë lokalë.islami ne kanada

Related Contents from Topics
Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp