Hazret Mirza Masrur Ahmed përuroi xhaminë Bejtul-Ehsan në Londër
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Hazret Mirza Masrur Ahmed përuroi xhaminë Bejtul-Ehsan në Londër

xhamia e re londer

Xhemati Musliman Ahmedia ka kënaqësinë t’ju njoftojë që më 7 janar 2017, Udhëheqësi botëror i Xhematit, Kalifi i Pestë, Hazret Mirza Masrur Ahmed përuroi xhaminë “Bejtul-Ehsan” në Mitcham të Londrës.

xhamia e re londerPas mbërritjes së tij, Shenjtëria e tij përuroi xhaminë zyrtarisht, duke zbuluar pllakën përkujtimore dhe duke udhëhequr një lutje për të falënderuar Zotin e Madhërishëm.

Më pas, Shenjtëria e tij mbajti fjalim para muslimanëve ahmedianë të vendit që ishin mbledhur në këtë ceremoni.

xhamia e re londerDuke folur për qëllimin e vërtetë të xhamisë, Hazret Mirza Masrur Ahmed tha:

“Qëllimi i xhamisë është që të adhurohet Zoti i Vetëm, andaj të gjithë ata që vijnë në këtë xhami për të falur, duhet të përpiqen për ta përmbushur këtë qëllim primar. Muslimanët ahmedianë le t’i kushtojnë vëmendje përmbushjes së kësaj detyre që kanë ndaj Zotit të Madhërishëm”.

xhamia e re londerShenjtëria e tij vijoi:

“Me përurimin e kësaj xhamie, komuniteti lokal do të jetë më i vetëdijshëm ndaj Xhematit Musliman Ahmedia. Andaj, muslimanët ahmedianë të këtij vendi duhet të përmbushin të drejtat që ata kanë ndaj fqinjëve dhe të informojnë njerëzit lokalë për mësimet e vërteta dhe paqësore të Islamit, në mënyrë që të largohet frika ose keqkuptimi që ata mund të kenë rreth Islamit. Zoti ju ndihmoftë t’i plotësoni të gjitha detyrat!”

xhamia e re londerPas fjalës së tij, Shenjtëria e tij udhëhoqi namazet e drekës dhe të ikindisë në xhaminë e re dhe inspektoi facilitete të ndryshme që ka xhamia.

xhamia e re londerPërveç sallës për falje, ndërtesa pesëkatëshe ka edhe salla për mbledhje e konferenca, zyra dhe ambiente të përshtatshme për aktivitete të ndryshme.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp