Kalifi i Xhematit Musliman Ahmedia mbërrin në Danimarkë
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Kalifi i Xhematit Musliman Ahmedia mbërrin në Danimarkë

kalifi

Hazret Mirza Masrur Ahmed po viziton për herë të tretë Danimarkën.

Më 4 maj 2016, pas një udhëtimi të shkurtër nga Londra, Udhëheqësi botëror i Xhematit Musliman Ahmedia mbërriti në Kopenhagën, Danimarkë.
kalifiNë aeroport, ai u prit nga Presidenti Xhematit Musliman Ahmedia të Danimarkës, Z. Muhamed Zakaria Khan dhe më pas u drejtua për në xhaminë “Nusrat Xhahan”, ku do të pritej nga qindra muslimanë ahmedianë, burra, gra e fëmijë.
pritjeMë pas, Shenjtëria e tij udhëhoqi namazin e drekës dhe të ikindisë, përpara se t’i bënte inspektim kompleksit të xhamisë, e cila sapo është e zgjeruar dhe e restauruar.

Gjatë vizitës së tij, Kalifi i Xhematit Musliman Ahmedia do të mbajë fjalimin e së xhumasë po në këtë xhami dhe, gjithashtu, do të mbajë fjalimin kryesor në një pritje speciale që do të zhvillohet në nder të tij.
xhamiaNë ditët në vazhdim, Kalifi i Xhematit do të takojë personalitete të ndryshme të vendit dhe po ashtu, do bëjë takime individuale me myslimanët ahmedianë që jetojnë në Danimarkë.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp