“Drejtësia në një botë të padrejtë”, Ligjërata e Kalifit në Universitetin York të Torontos
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

“Drejtësia në një botë të padrejtë”, Ligjërata e Kalifit në Universitetin York të Torontos

Islami ne perendim

Më 28 tetor 2016, udhëheqësi botëror i Xhematit Musliman Ahmedia, Hazret Mirza Masrur Ahmed mbajti ligjëratë në Universitetin York të Torontosë, para një audience prej më shumë se 180 miq. Ndër të pranishmit ishin akademikë, politikanë, përfaqësues të medies dhe analistë.

Islami ne perendimTema e mbledhjes ishte:

“Drejtësia në një botë të padrejtë”

Mbledhja u organizua nga Xhemati Musliman Ahmedia i Kanadasë në bashkëpunim me Universitetin York.

Në ligjëratën e tij, Shenjtëria e tij foli për konfliktin në rritje, që ka shtuar rrezikun e një lufte tjetër botërore.

Shenjtëria e tij nisi ligjëratën e tij duke thënë se ndërsa inteligjenca e njeriut është përdorur për progresin e shpejtë në teknologji dhe në shkencë, herë pas here, ajo është përdorur edhe si:

‘forcë e ligë dhe shkatërruese’.

Hazret Mirza Masrur Ahmed tha:

“Teknologjia e sotme tashmë ka mundësinë e shfarosjes së kombeve nga harta me një buton. U referohem armëve të sofistikuara shkatërruese të masës, që kanë mundësi të shkaktojnë tmerret dhe shkatërrimet më të paimagjinueshme. Po prodhohen armë të tilla që kanë potencial për të shkatërruar jo vetëm qytetërime aktuale, por për të lënë pas një trashëgimi të mjerimit edhe për brezat që vijnë”.

Duke iu referuar shqetësimit aktual botëror, Shenjtëria e tij tha se si një lider musliman, atij personalisht i vjen keq, që konfliktet e sotme botërore dhe terrorizmi po i lidhin me Islamin.

Më pas, Shenjtëria e tij citoi burimet kryesore të Islamit, Kuranin Famëlartë dhe thëniet e Profetit Muhammed s.a.v.s., për të hedhur poshtë mitin se Islami të ishte një fe që përhapi dhunë, ekstremizëm apo terrorizëm.

Duke iu referuar një thënieje të famshme të Profetit Muhammed s.a.v.s., që njeriu duhet të pëlqejë për tjetrin atë që e pëlqen edhe për veten, Hazret Mirza Masrur Ahmed tha:

“Në aspektin e deklaratave verbale, është shumë e lehtë për të thënë: “Po, ne e duam më të mirën për të tjerët”, por në praktikë, kjo është shumë e vështirë dhe sfiduese. Kudo që ka një konflikt interesi, shumica e njerëzve tentojnë t’u japin përparësi interesave dhe mirëqenies së vet mbi të drejtat e të tjerëve”.

Hazret Mirza Masrur Ahmed citoi ajetin 59 të sures 4 të Kuranit Famëlartë, i cili i porosit muslimanët:

“Sigurisht, Allahu ju urdhëron t’ua dorëzoni amanetet atyre që u takojnë”.

Shenjtëria e tij theksoi detyrat e qytetarëve për të marrë pjesë në procesin demokratik të zgjedhjeve, si një shembull të dorëzimit të amaneteve ndaj njerëzve që meritojnë.

Hazret Mirza Masrur Ahmed tha:

“Kur është fjala për zgjedhjet ose nominimet, njeriu nuk duhet të votojë në mënyrë automatike aleatën ose partinë e tij, por të marrë në konsideratë personin e duhur që është më i kualifikuar dhe më i denjë për detyrën në fjalë. Pastaj, ata që zgjidhen dhe që marrin çelësat e qeverisjes e të pushtetit, duhet të ekzekutojnë detyrën e tyre me ndershmëri, integritet dhe drejtësi. Ky mësim është modeli i demokracisë, që Islami e përkrah”.

Hazret Mirza Masrur Ahmed vijoi:

“Ky duhet të jetë parimi udhëzues kur zgjidhen individë ose politika të caktuara, e jo të ndiqen verbërisht vijat e partisë ose lidhjet personale”.

Shenjtëria e tij tha se në nivelin ndërkombëtar, shtetet e dobëta shpesh u mbështetën mbi shtetet e fuqishme, andaj, këto të fundit e kishin për detyrë ta përmbushnin amanetin që u ishte dorëzuar.

Hazret Mirza Masrur Ahmed tha:

“Në Kombet e Bashkuara, nuk duhet që disa vende të fitojnë fuqi dhe influencë të panevojshme, ose që anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të kujdesen vetëm për interesat e tyre dhe të përdorin fuqinë e tyre të vetos, sa herë që të jenë në konflikt me interesat e shumicës. Përkundrazi, të gjithë anëtarët e Kombet e Bashkuara duhet të bashkëpunojnë, duke përmbushur besimin mbi të cilin u themelua ky institucion: të ruajë paqen dhe sigurinë e botës”.

Islami ne perendimShenjtëria e tij tha se interesi vetjak është bërë

“vula”

e anëtarëve fuqiplotë të Kombeve të Bashkuara. Ai tha se mundësia e anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për të shfrytëzuar fuqinë veto ishte pa dyshim e padrejtë.

Hazret Mirza Masrur Ahmed gjithashtu tha se në vitet e fundit u bënë shumë gabime në politikat e jashtme dhe se Lufta e Irakut e vitit 2003 ishte një “shembull kryesor”, ku shumë nga ata që fillimisht e kishin mbështetur luftën, tanimë e kanë pranuar se ishte një gabim i rëndë.

Duke përmendur pasojat e gabimeve të tilla, Hazret Mirza Masrur Ahmed tha:

“Nuk ka dyshim se padrejtësitë e tilla kanë shkatërruar themelet e paqes botërore dhe kanë hapur rrugë të rrënjosen e të rriten grupet terroriste si ISIS. Këto grupe tashmë janë një kërcënim jo vetëm për botën muslimane, por për të gjithë njerëzimin”.

Islami ne perendimShenjtëria e tij tha se nuk duket që superfuqitë e botës kanë mësuar nga gabimet e së kaluarës. Ai përmendi tregtinë e armëve si një shembull, se si po u jepet përparësi stimujve financiarë, duke hedhur poshtë moralin dhe drejtësinë.

Hazret Mirza Masrur Ahmed tha:

“Një numër i vendeve perëndimore po vijojnë t’i shesin armët Arabisë Saudite, që ajo i përdor kundër popullit të Jemenit. Asnjë shtet islamik nuk ka fabrika të shkallës së gjerë të armëve, që mund të prodhonin një sasi kaq të madhe armësh vdekjeprurëse, andaj, i vetmi burim i tyre është Perëndimi”.

Hazret Mirza Masrur Ahmed vijoi:

“Edhe opinionistë dhe analistë perëndimorë kanë folur për hipokrizinë dhe imoralitetin e tregtisë ndërkombëtare të armëve, megjithatë, kur ngre pyetje për tregti të tillë, qeveritë e tyre ose i anashkalojnë pyetjet, ose tentojnë ta justifikojnë atë që haptazi është e pajustifikueshme. Atyre u intereson vetëm të aprovohen çeqet e tyre, në mënyrë që të sigurojnë miliarda të tjera në buxhetet e tyre shtetërore”.

Islami ne perendimHazret Mirza Masrur Ahmed tha:

“Me pak fjalë, paraja flet dhe morali nuk shihet asgjëkundi. Vallë, si mund të arrihet paqja në këtë mjedis?”

Duke iu referuar standardeve islame të drejtësisë, Shenjtëria e tij citoi ajetin 136 të sures 4 të Kuranit Famëlartë, që i porosit muslimanët të tregohen të gatshëm për të dhënë dëshmi qoftë kundër vetes dhe kundër të dashurve të tyre, në mënyrë që t’i përmbahen së vërtetës dhe drejtësisë.

Udhëheqësi i Xhematit Musliman Ahmedia gjithashtu iu referua ajetit 9 të sures 5 të Kuranit të Shenjtë, i cili thotë:

“Nuk duhet t’ju nxisë armiqësia e ndonjë populli, që ju të mos bëni drejtësi. Bëni drejtësi! Kjo është më afër druajtjes dhe kini druajtje ndaj Allahut!”

Hazret Mirza Masrur Ahmed tha:

“Ky është standardi i lartë i drejtësisë që predikon Islami dhe nëse sot shtetet islamike nuk e ndjekin këtë mësim, faji është i atyre. Andaj, do të ishte krejtësisht e padrejtë dhe gabim të akuzohet Islami për ligësitë e tyre”.

Duke përfunduar fjalën e tij, Hazret Mirza Masrur Ahmed tha:

“Nëse me të vërtetë ne duam ta kemi drejtësinë në kohën tonë, duhet ta zbatojmë atë. Duhet të vlerësojmë barazinë dhe paanshmërinë, ashtu siç e thotë shumë bukur Profeti i Islamit (paqja qoftë mbi të), ne duhet të duam për të tjerët atë që e duam për vete. Ne duhet të përpiqemi për të drejtat e të tjerëve me të njëjtin zell dhe vendosmëri, siç përpiqemi për të drejtat tona. Ne duhet të zgjerojmë horizontet tona dhe të shohim se çfarë është e mirë për botën, në vend që të shohim se çfarë është e mirë vetëm për veten tonë. Këto janë mjetet e paqes për kohën tonë”.

Kancelari i Universitetit York, z. Greg Sorbara dhe Ministri i Kërkimeve i Inovacionit dhe i Shkencës, z. Reza Moridi udhëhoqën seancën.

Përpara fjalimit kryesor, të dy zotërinj morën fjalën dhe i bënë mirëseardhje Shenjtërisë së tij në Universitetin York. Presidenti i Xhematit Musliman Ahmedia të Kanadasë, z. Lal Khan Malik gjithashtu mbajti një fjalim përshëndetës.

Kancelari i Universitetit York, z. Greg Sorbara tha:

“Xhemati Musliman Ahmedia i Kanadasë po rritet me aq shpejtësi dhe me aq dinamizëm, si çdo organizatë tjetër në vend që ka një mision që duhet dëgjuar nga e gjithë bota, dhe ai mision është i paqes dhe i dashurisë për të gjithë dhe i urrejtjes për askënd”.

Islami ne perendimMinistri i Kërkimeve i Inovacionit dhe i Shkencës, z. Reza Moridi tha:

“Jemi kaq me fat që kemi një lider në botën muslimane si Shenjtëria e tij, Hazret Mirza Masrur Ahmed, i cili udhëheq botën muslimane me mësimet e tij, më librat e tij, me predikimet e tij dhe me takimet e tij. Ai përkrah paqen, ai përkrah vëllazërinë, ai përkrah barazinë e të gjithë njerëzve dhe jemi shumë të bekuar të kemi një lider si Shenjtëria e tij”.

Islami ne perendimPara dhe pas eventit, Shenjtëria e tij i takoi personalisht z. Sorbara dhe z. Moridi.

 

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp