Udhetimi - Lutja në udhëtim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
lutjet udhetimi udhetimet

Lutje për të hipur në mjet transporti

Hazret Abdullah Ibni Omeri r.a. tregon se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. kur i hipte devesë, thoshte tri herë Allahu Ekber dhe bënte këtë lutje (të Kuranit):

lutjet udhetimi udhetimit udhetimet I Shenjtë është Ai që na e nënshtroi këtë (mjet), sepse ne vetë nuk e kontrollonim dot. Ne pa dyshim te Zoti ynë kemi për t’u kthyer. (Kurani Famëlartë 43:14-15)[3]

Lutje të tjera të udhëtimit

Hazret Abdullah Ibni Omeri r.a. tregon se i Dërguari i Allahut s.a.v.s., gjatë kthimit nga ndonjë betejë, haxh apo umra, kur ngjitej në vend të lartë, thoshte tri herë Allahu Ekber (Allahu është më i Madhi) dhe kur zbriste prej tij, thoshte fjalët që vijojnë:

lutjet udhetimi udhetimit udhetimet Nuk ka të adhuruar tjetër përveç Allahut, të Vetëm dhe të Pashoq. I Atij është sundimi, e Atij është lavdia dhe Ai është i Plotfuqishëm për çdo gjë. Po kthehemi të penduar, duke e adhuruar dhe duke e falënderuar Zotin tonë.[1]

udhetimi udhetimetHazret Abdullah Ibni Omeri r.a. tregon se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. kur udhëtonte, bënte këtë lutje (kjo lutje po jepet këtu duke mbledhur rrëfimin e Abdullah Ibni Omerit dhe atë të Ebu Hurejras r.a.):

lutjet udhetimi udhetimit udhetimet O Allah! Në udhëtimin tonë Të kërkojmë mirësinë, takvanë dhe veprën që Të pëlqen. O Allah, na shoqëro me dashamirësinë Tënde dhe na kthe në përgjegjësinë Tënde. O Allah! Zvogëlo tokën për ne! O Allah! Na lehtëso udhëtimin tonë dhe zvogëlo largësinë e tokës për ne. O Allah! Ti je Shoqëruesi në udhëtim dhe Zëvendësi në shtëpi. O Allah! Më mbro nga vështirësia e udhëtimit, nga pamja shqetësuese dhe nga kthimi i keq në familje e në pasuri.[2]

Lutje për t’u mbrojtur nga e keqja në udhëtim

Hazret Heula Bint Hekim r.a. tregon se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë: Nëse ndaloni gjatë udhëtimit, bëni këtë lutje:

lutjet udhetimi udhetimit udhetimet Kërkoj mbrojtjen e fjalëve të përsosura të Allahut nga e keqja e çdo gjëje që ka krijuar Ai.[4]

Lutje gjatë natës së tmerrshme, gjatë udhëtimit

Hazret Abdullah Ibni Omeri r.a. tregon se të Dërguarin e Allahut s.a.v.s. kur e zinte nata gjatë udhëtimit, ai lutej:

lutjet udhetimi udhetimit udhetimet O Tokë! Zoti im dhe Zoti yt është Allahu! Kërkoj mbrojtjen e Allahut nga e keqja jote, nga e keqja që gjendet brenda teje, nga e keqja e çdo gjëje që Ai ka krijuar te ti, nga e keqja e çdo gjallese që ecën mbi ty. Kërkoj mbrojtjen e Allahut nga luani, pitoni, gjarpri, akrepi, nga banori i këtij vendi dhe nga çdo njeri i madh apo i vogël.[5]

Lutje gjatë ngjitjes në lartësi

Hazret Enesi r.a. ka rrëfyer këtë lutje të të Dërguarit të Allahut s.a.v.s., që ai e bënte kur ngjitej në rrafshnaltë:

lutjet udhetimi udhetimit udhetimet O Allah! Lartësimi është i Yti mbi çdo lartësim dhe lavdia është e Jotja në çdo rrethanë.[6]

Lutje kur shkon në luftë

Hazret Enes Ibni Maliku r.a. rrëfen se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. kur shkonte për të marrë pjesë në ndonjë betejë, bënte këtë lutje:

lutjet udhetimi udhetimit udhetimet O Allah! Ti je mbështetja ime dhe ndihmësi im. Përmes Teje bëj strategji, përmes Teje sulmoj dhe përmes Teje luftoj.[7]

Lutje e lamtumirës

(1) I Dërguari i Allahut s.a.v.s., duke i dhënë lamtumirën Abdullah Ibni Omerit r.a., bëri këtë lutje:

lutjet udhetimi udhetimit udhetimet Allahut ia dorëzoj besimin tënd, amanetin tënd dhe fundin e veprave të tua.[8]

(2) Hazret Enesi r.a. ka rrëfyer këtë lutje lamtumire të të Dërguarit të Allahut s.a.v.s.:

lutjet udhetimi udhetimit udhetimet Allahu ta përgatittë trastën me takua, të faltë gjynahet dhe të mundësoftë të mirën kudo që të jesh![9]

Lutje për të hyrë në fshat a qytet të ri

lutjet e udhetimit qytet fshatHazret Suhejbi r.a. tregon se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. kur hynte në ndonjë qytet të ri, nuk harronte kurrë të bënte lutjen që vijon:

lutjet udhetimi udhetimit udhetimet O Allah! O Zoti i shtatë qiejve dhe i gjithçkaje që qëndron nën hijen e tyre! O Zoti i tokave dhe i gjithçkaje që mbajnë ato! O Zoti i djajve dhe i gjithçkaje që e devijojnë ata! O Zoti i erërave dhe i gjithçkaje që sjellin ato! Të kërkojmë të mirën e këtij qyteti, të mirën e banorëve të tij dhe të mirën që gjendet në të. Të kërkojmë mbrojtje nga e keqja e tij, nga e keqja e banorëve të tij dhe nga e keqja që gjendet në të.

O Allah! Na beko në këtë qytet! O Allah! Na beko në këtë qytet! O Allah! Na beko në këtë qytet! O Allah! Na ushqe me frutat e tij, na bëj të dashur te banorët e tij dhe na jep dashuri ndaj banorëve të tij të sinqertë.[10]


[1]. Buhariu, Kitabud-da’vat, bab ed-dua idha asfara eu raxha’a.
[2]. Tirmidhiu, Kitabud-da’vat, bab ma jekulu idha kharaxha musafiran; Ebu Daud, Kitabul-xhihad, bab ma jekulur-raxhulu idha asfara.
[3]. Muslimi Kitabul-haxh, bab ma jekulu idha rakiba ila safaril-haxh.
[4]. Muslimi, Kitabudh-dhikr, bab et-tavudh mines-sui.
[5]. Ebu Daud, Kitabul-xhihad, bab ma jekulur-raxhulu idha anzala munzilun.
[6]. Musned Ahmed, vëll. 3, f. 239.
[7]. Ebu Daud, Kitabul-xhihad, bab ma jud’a endal-lika.
[8]. Ebu Daud, Kitabul-xhihad, bab ed-dua endal-vida.
[9]. Tirmidhiu, Kitabud-da’vat, bab ma jekulu idha euda’a insanan.
[10]. Mustadrik Hakim, vëll. 1, f. 614; Maxhmaul-ausat, Tibrani; vëll. 5, f. 379.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp