Lutjet e Bajramit
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

(1)

Hazret Uathila r.a. rrëfen:

Takova të Dërguarin e Allahut s.a. ditën e bajramit. E urova: تَقَبَّلَ اللہُ مِنَّاوَمِنْکَ Allahu na e pranoftë neve dhe juve! Të Dërguarit të Allahut s.a. i pëlqyen këto fjalë urimi dhe edhe ai i përsëriti duke thënë: Po, Allahu na e pranoftë neve dhe juve! Amin![1]

(2)

Hazret Abdullah Ibni Mesudi r.a. tregon se gjatë bajrameve i Dërguari i Allahut s.a. bënte lutjen e mëposhtme:

اَللّٰھُمَّ اِنَّا نَسْئَلُکَ عِیْشَۃً تَقِیَّۃً، وَمِیْتَۃً سَوِیَّۃً، وَمَرَدًّا غَیْرَ مُخْزٍ وَلَا فَاضِحٍ،اَللّٰھُمَّ لَا تُھْلِکْنَا فَجْأَۃً، وَلَا تَأْخُذْنَا بَغْتَۃً ، وَلَا تُعْجِلْنَا عَنْ حَقٍّ وَلَا وَصِیَّۃٍ، اَللّٰھُمَّ اِنَّا نَسْأَلُکَ العَفَافَ وَالغِنٰی وَالتُّقٰی وَالْھُدٰی وَحُسْنَ عَاقِبَۃِ الْآخِرَۃِ وَالدُّنْیَا، وَنُعُوذُبِکَ مِنَ الشَکِّ وَالشِّقَاقِ وَالرِّیَائِ وَالسُّمْعَۃِ فِیْ دِیْنِکَ، یَامُقَلِّبَ القُلُوْبِ لَاتُزِغْ قُلُوْبَنَابَعْدَ اِذْھَدَیْتَنَا وَھَبْ لَنَا مِنْ لَّدُنْکَ رَحْمَۃً ، اِنَّکَ اَنْتَ الْوَھَّابُ۔

O Allah! Të kërkojmë jetë me takua, vdekje të pastër, vendkthim jo poshtërues dhe jo turpërues. O Allah! Mos na shkatërro me ndonjë aksident, mos na kap papritmas, mos na merr nxitimthi, përpara se ta përmbushim detyrën dhe testamentin tonë. O Allah! Të kërkojmë dëlirësinë, vetëmjaftueshmërinë, takuanë, udhëzimin, përfundimin e mirë në përtejbotën dhe në këtë botë dhe Të kërkojmë mbrojtje nga dyshimi, përçarja, dukja dhe vetëpëlqimi në besimin ndaj Teje. O Kontrollues i zemrave! Mos na shtrembëro zemrat, pasi na ke udhëzuar dhe dhurona mëshirë prej Teje! Me të vërtetë Ti je Dhuruesi i madh![2]


[1] Maxhmauz-zavaid, vëll. 2, f. 206.
[2] Maxhmauz-zavaid, vëll. 6, f. 201

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp