Lutjet e përditshme
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
lutje e Profetit

Ju paraqesim lutje të përditshme që na mësoi Profeti ynë i dashur, Hazret Muhammedi s.a.v.s..

(1) Çdo punë të rëndësishme fillojeni me “Bismil-lah” (me emrin e Allahut). Nëse harroni të thoni Bismil-lah para buke, në fund të saj mund të thoni:

lutjet e perditshmeBismil-lahi fi eualihi ue ahirihi
Me emrin e Allahut edhe në fillim, edhe në fund.[1]

Pas buke, duke falënderuar Zotin e Madhërishëm, thoni:

 El-hamdulil-lah
Lavdia është e Allahut![2]

(2) Duke ecur në rrugë ose duke hyrë në shtëpi a në mbledhje, të thoni lutjen Es-selam alejkum: kalimtari atij që është ulur, udhëtari në mjet atij që ecën në këmbë. Lutja e plotë përshëndetëse, e cila i siguron shpërblimin e 30 veprave të mira atij që e bën, është:

selamalejkumEs-selam alejkum ue rahmatullahi ue barakatuhu
“Paqja, mëshira dhe bekimet e Allahut qofshin mbi ju!”

Edhe dëgjuesi t’ia kthejë duke thënë:

lutjet e perditshmeUe alejkum selam (Paqja qoftë edhe mbi ju!).[3]

(3) Kur dikush ju bën mirësi, lutuni për të duke i thënë:

xhezakallah - perditshmeXhezakallahu hair
Allahu të shpërbleftë me të mira![4]

(4) Kur të dëgjoni këndesin, t’i luteni Allahut për bekimet e Tij. Kur të dëgjoni lehjen e qenit apo pëllitjen e gomarit, të thoni:

lutjet e perditshmeEudhu bil-lah
Kërkoj mbrojtjen e Allahut![5]

(5) I Dërguari i Allahut s.a.v.s. kur pa një njeri shumë të zemëruar, tha: Unë di një fjalë që do të ta largojë zemërimin dhe ajo është:

lutjet e perditshmeO Allah! Më mbro nga shejtani i mallkuar![6]

(6) Nëse shihni një ëndërr të mirë, thoni:

lutjet e perditshme“Elhamdulil-lah!”, “Lavdia është e Allahut!”

Nuk ka asgjë të keqe nëse ua tregoni ëndrrën të tjerëve. Ndërsa kur shihni një ëndërr të keqe, thoni “Eudhubil-lah!”, “Kërkoj mbrojtjen e Allahut”, dhe mos ia tregoni ndokujt.[7]

(7) Ai që teshtin, le të thotë:

lutjet e perditshme“Elhamdulil-lah” (Lavdia është e Allahut!),

ndërsa dëgjuesi të lutet për të duke i thënë:

lutje e teshtitjes“Jerhamukallah” (Allahu të mëshiroftë!)

dhe teshtitësi t’ia kthejë duke thënë:

lutje e teshtitjes“Jahdikumullahu ue juslihu balekum”
Zoti të udhëzoftë dhe ta rregulloftë jetën![8]


[1]. Tirmidhiu, Kitabul-at’imah, bab et-tesmija alet-ta’am.
[2]. Buhariu, Kitabul-at’imah, bab ma jekulu idha faraga min ta’amihi.
[3]. Musned Ahmed, vëll. 3, f. 158.
[4]. Tirmidhiu, Kitabul-birr, bab ma xha’a fil-mutashab’i.
[5]. Buhariu, Kitab badail-khalki, bab khejr malil-lmuslim.
[6]. Ebu Daud, Kitabul-adab, bab ma jekulu endal-gazab.
[7]. Tirmidhiu, Kitabud-da’vat, bab ma jekulu idha ra’a ru’ja.
[8]. Tirmidhiu, Kitabul-adeb, bab ma xha’a fi teshmijetil-atis.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp