Lutje të ndryshme për të ngrënë bukë
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
lutje per te ngrene

(1) Hazret Ibni Abasi r.a. tregon se njëherë, i Dërguari i Allahut s.a.v.s., Hazret Ebu Bekri r.a. dhe Hazret Omeri r.a. shkuan në shtëpinë e Hazret Ebu Ejub Ensarit r.a.. Kur u shtrua buka, i Dërguari i Allahut s.a.v.s. i porositi të hanin duke thënë:

Lutje para buke

lutjer per te ngrene bukeMe emrin e Allahut dhe me bereqetin e Allahut![1]

(2) Hazret Ajshja r.a. thotë se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë: “Kur dikush prej jush ushqehet, le të përmendë emrin e Allahut. Nëse ai ka harruar ta përmendë në fillim, le të thotë:

lutje per te ngrene bukeMe emrin e Allahut, edhe para ushqimit, edhe pas tij.[2]

Lutje pas buke

(3) Hazret Abu Seid Hudriju r.a. tregon se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. kur hante bukë dhe pinte ujë, bënte lutjen që vijon:

lutje per te ngreneLavdia është e Allahut që na ushqeu, na dha për të pirë dhe na bëri muslimanë.[3]

(4) Hazret Ebu Ejub Ensari r.a. tregon se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. kur hante bukë ose kur pinte ujë, bënte lutjen që është në vijim:

lutje per te ngreneLavdia është e Allahut që ushqen, jep për të pirë, e bën ushqimin të kapërdishëm dhe rregullon edhe daljen e tij.[4]

(5) Hazret Ebu Amama Bahli r.a. tregon se pas buke, kur i hiqte sofrën të Dërguarit të Allahut s.a.v.s., ai bënte lutjen e mëposhtme:

lutje per te ngreneLavdia është e Allahut (që na dha ushqim), lavdi e shumtë, e sinqertë dhe e bekuar. Lavdia është e Allahut që na u bë i Mjaftueshëm dhe na strehoi. Lavdia është e Jotja, o Zoti ynë. Ky ushqim asnjëherë mos u bëftë i pamjaftueshëm për ne! Mos lënçim të kërkuarit dhe të lypurit prej Teje! Mos u bëfshim mosmirënjohës ndaj riskut Tënd e as mos u bëfshim të pavarur prej Teje![5]

(6) Hazret Muadh Ibni Enesi r.a. tregon se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë: Ai që bën këtë lutje pas buke, Allahu i Madhërishëm ia fal gjynahet:

Lavdia është e Allahut që më dha këtë ushqim dhe më dha risk, edhe pse nuk kisha asnjë fuqi dhe forcë për ta arritur atë.[6]

Lutje për të ngrënë bukë kur je i ftuar diku

Hazret Abdullah Ibni Abasi r.a. rrëfen: Mua dhe Halid Ibni Uelidin i Dërguari i Allahut s.a.v.s. na mori në shtëpinë e tij dhe na dha qumësht për të pirë dhe na tha: Kur Allahu i Madhërishëm ju jep risk, bëni këtë lutje:

lutje per te ngreneO Allah! Na beko këtë ushqim dhe na ushqe me ushqime edhe më të mira sesa këto.[7]

Lutje kur pi qumësht

Hazret Abdullah Ibni Abasi r.a. rrëfen: I Dërguari i Allahut s.a.v.s. na dha qumësht për të pirë dhe na tha: Ai, të cilit Zoti i Madhërishëm i jep qumësht për të pirë, le të bëjë këtë lutje:

lutje per te ngreneO Allah! Na e beko këtë ushqim dhe na shto prej tij.[8]


[1]. Mustadrik Hakim, vëll. 4, f. 120.
[2]. Ebu Daud, Kitabul-at’ima, bab tesmija alat-ta’am.
[3]. Tirmidhiu, Kitabud-da’vat, bab ma jekulu idha faragat-ta’am.
[4]. Ebu Daud, Kitabul-at’ima, bab ma jekulur-raxhulu idha at’ama.
[5]. Buhariu, Kitabul-at’ima, bab ma jekulu idha faraga min ta’amihi; Tirmidhiu, Kitabul-at’ima, bab ma jekulu idha faraga min ta’amihi.
[6]. Ebu Daud, Kitabul-libas, bab ma jekulu idha labisa theuban xhedidan.
[7]. Tirmidhiu, Kitabud-da’vat, bab ma jekulu idha akalat-ta’am.
[8]. Tirmidhiu, Kitabud-da’vat, bab ma jekulu idha akalat-ta’am.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp