Lutje në sexhdet e Kuranit
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
Kurani - El-Kehf

Në ajetet e Kuranit Famëlartë, aty ku vjen sexhdja e recitimit, duhet bërë sexhde. Për këtë nuk ka nevojë as për abdes, as për kiblen. Në hadithe përmendet që i Dërguari i Allahut s.a.v.s. në sexhden e recitimit, përveç përkujtimit të Zotit që bënte në sexhdet e zakonshme, shpesh bënte edhe lutjet që vijojnë:

Lutja e parë në sexhdet e Kuranit

lutje ne sexhdet e kuranitFytyra ime po i bën sexhde Atij që e krijoi, i dhuroi veshët dhe sytë përmes mrekullisë dhe fuqisë së Tij.

(Xhāmi’u Et-Tirmidhī, kitāb: “Ed-Da’vāt”,
bab: “Mā jekūlu fis-suxhūdil-Kurāni”,
hadithi nr. 3425.)

Lutja e dytë në sexhdet e Kuranit

lutje ne sexhdet e kuranitO Allah! Këtë sexhde timen shkruaje te Ti si shpërblim (për mua), më lehtëso një barrë falë saj, më ofro një thesar falë saj pranë Teje dhe ma prano këtë, ashtu siç e ke pranuar prej robit Tënd Daud. (Po aty)

Image: Courtesy of ~crystalina~; Under the Creative Commons 2.0.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp