Një lutje e përsosur e Profetit Muhammed s.a.v.s.
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
E përsosur

Hazret Abdullah Ibni Mesudi r.a. rrëfen se i Dërguari i Allahut s.a.s. ia mësoi këtë lutje (të përsosur) që ta bënte pas teshehudit:

E përsosurO Allah! Na bashko zemrat në mirësi! Na pajto! Na udhëzo në rrugën e paqes! Na liro nga errësirat për të shkuar drejt dritës! Na shpëto nga ligësitë, sherret dhe çrregullimet, të hapëta apo të fshehta! Na beko dëgjimin, shikimin, zemrat, bashkëshortët, fëmijët dhe na prano pendimin me mëshirë! Ti je me të vërtetë Pendimpranuesi, Mëshirëploti.  Na bëj mirënjohës të Tu për bekimin Tënd dhe na mundëso ta vlerësojmë bekimin Tënd siç duhet, ta përvetësojmë atë dhe Ti Vetë plotësoje atë për ne![1]


[1] Ebu Daud, Kitabus-salat, bab teshehud.

Related Contents from Topics
Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp