Lutje për të qëndruar gjithmonë në udhë të drejtë
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Lutje për të qëndruar gjithmonë në udhë të drejtë

Hazret Umi Selmara rrëfen:

“I Dërguari i Allahutsas shpesh lutej:

“O Drejtuesi i zemrave! Vendosma zemrën në fenë Tënde!”

E pyeta: O i Dërguari i Allahut! Edhe zemrat ndryshojnë? Ai më lexoi këtë lutje të Kuranit duke thënë: “Për këdo qoftë, ekziston mundësia t’i shtrembërohet zemra. Prandaj shpesh duhet ta bëjmë këtë lutje”:[1]

رَبَّنَا لَا تُزِغْ قُلُوۡبَنَا بَعْدَ  اِذْ ہَدَیۡتَنَا وَہَبْ لَنَا مِنۡ لَّدُنۡکَ رَحْمَۃً ۚ اِنَّکَ اَنۡتَ الْوَہَّابُ

O Zoti ynë! Mos na shtrembëro zemrat pasi na ke udhëzuar dhe na dhuro mëshirë prej Teje! Me të vërtetë, Ti je Dhuruesi i madh![2]


[1]. Ed-Durrul Menthur Lil Sujuti, vëll. 2, f 8.

[2]. Kurani Famëlartë 3:9.

Image: Courtesy of Ali Mir; under Creative Commons License

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp