Lideri botëror i muslimanëve arrin në Calgary
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Lideri botëror i muslimanëve arrin në Calgary

Hazret Mirza Masrur Ahmedi u mirëprit në aeroport nga personalitetet kanadeze

Udhëheqësi botëror i Xhematit Musliman Ahmedia dhe Kalifi i Pestë, Hazret Mirza Masrur Ahmedi ka arritur në Calgary më 22 maj 2013, për ta vazhduar turneun e tij historik në Amerikën Veriore

Pas inaugurimit të xhamisë Baitur Rahman në Venkuver në javen e kaluar, shenjtëria e tij ka udhëtuar në Calgary për ta mbajtur fjalimin e tij të përjavshëm të xhumasë nga xhamia Baitun Nur, e cila është xhamia më e madhe ahmediane në Amerikën Veriore.

Microsoft Word - PR - Arrival in Calgary

Hazret Mirza Masrur Ahmedi mbërriti në aeroportin ndërkombëtar të Calgary-së në orën 19:20 pas një fluturimi të shkurtër nga Vankuveri. Në aeroport, hirësia e tij u përshëndet nga 4 anëtarë të Asamblesë Legjislative të Albertas (MLA) dhe nga Zëvendëskryetari i Bashkisë së Calgary-së z. Ray Jones. Pas nisjes nga aeroporti, shenjtërisë së tij dhe enturazhit iu dha një eskortë policie prej dhjetë veturash për në xhaminë Baitun Nur.

Microsoft Word - PR - Arrival in Calgary

Kalifi mbërriti në Xhami pak para orës 8, pasdite dhe u përshëndet nga më shumë se 1600 burra, gra dhe fëmijë muslimanë ahmedianë, të cilët ishin jashtëzakonisht të gëzuar duke parë liderin e tyre shpirtëror.

Microsoft Word - PR - Arrival in Calgary

Më vonë në mbrëmje, Hazret Mirza Masrur Ahmedi zhvilloi një takim me tre anëtarë të Kuvendit Legjislativ të Albertas, Hon. Manmeet Bhullar, Hon. Rick Mclver dhe Hon. Moe Emery, të cilët e mirëpritën atë në Calgary.

Microsoft Word - PR - Arrival in Calgary

Gjatë takimit, Hazret Mirza Masrur Ahmedi dënoi kategorikisht sulmin terrorist që u zhvillua më herët gjatë ditës në Londër dhe tha se “sulmi s’kishte te bënte asgjë me mësimet e vërteta të Islamit” dhe se “Islami është një fe e paqes”.

Microsoft Word - PR - Arrival in Calgary

Hazret Mirza Masrur Ahmedi paraqiti kopje të nënshkruar të librit të tij “Kriza botërore dhe rruga drejtë paqes” te tri personaliteteve. Pas prezantimit të librave, hirësia e tij tha se çelësi për paqen në botë është drejtësia e vërtetë në mes të të gjitha palëve.

Microsoft Word - PR - Arrival in Calgary

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp