بسم الله الرحمن الرحيم

Me emrin e Allahut të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Xhemati Musliman Ahmedia
Albania

Dashuri për të gjithë, urrejtje për askënd

Mijëra besimtarë morën pjesë në përurimin e xhamisë së re të Xhematit Musliman Ahmedia në Venkuver të Kanadasë

Hazret Mirza Masrur Ahmedi përuroi xhaminë Bejtur Rahman, me fjalimin e tij të xhumasë

Udhëheqësi botëror i Xhematit Musliman Ahmedia, Kalifi i Pestë i Mesihut të Premtuar Hazret Mirza Masrur Ahmedi përuroi xhaminë Bejtur Rahman në Venkuver, më 17 maj të vitit 2013, duke mbajtur në të, fjalimin javor të ditës së premte.

Microsoft Word - PR Inauguration Baitur Rahman

Xhamia që është më e madhja e Xhematit Musliman Ahmedia në Kolumbinë Britanike, ishte ngjeshur me më shumë 3.000 muslimanë ahmedianë, burra, gra dhe fëmijë, të cilët erdhën nga mbarë Kanadaja për të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit. Pjesëmarrja ishte edhe nga Shtetet e Bashkuara dhe nga vende të tjera të botës.

Microsoft Word - PR Inauguration Baitur Rahman

Duke folur për rëndësinë e xhamisë së re, Hazret Mirza Masrur Ahmedi tha:

“Me bekimin e Allahut të Lartësuar, sot, Xhemati Musliman Ahmedia përuron një xhami të re në provincën kanadeze të Kolumbisë Britanike. Xhamia sjell një efekt të veçantë, edhe te muslimanët, edhe te jo-muslimanët. Kur ndërtohet një xhami e re, hapen rrugë të reja të përhapjes së mesazhit të Islamit dhe për këtë arsye themeluesi i Xhematit Musliman Ahmedia vazhdimisht u ka tërhequr vëmendjen anëtarëve të tij për rëndësinë e ndërtimit të xhamive”.

Microsoft Word - PR Inauguration Baitur Rahman

Hazret Mirza Masrur Ahmedi tha që inaugurimi i xhamisë Bejtur Rahman, i ngarkon muslimanët ahmedianë vendas me përgjegjësi të mëdha. Ai tha që është e domosdoshme që ata të provojnë se praktikojnë atë që predikojnë dhe se nuk ka asnjë mospërputhje midis fjalës dhe veprës së tyre. Muslimani ahmedian duhet të përhapë mesazhin e vërtetë të Islamit, të paqes, jo vetëm me fjalët e tij, por edhe me sjelljen dhe modelin e tij.

Microsoft Word - PR Inauguration Baitur Rahman

Hazret Mirza Masrur Ahmedi gjithashtu tha:

“Provoni para atyre që vijnë për të vizituar këtë xhami, që çdo vepër e një muslimani ahmedian realizohet për t’u sjellë dobi dhe ndihmë të tjerëve. Është për shkak të mësimeve të Islamit e të Kuranit Famëlartë që ne mendojmë vetëm për t’u sjellim dobi të tjerëve, në vend që të favorizojmë veten e vet. Padyshim, ne jo vetëm mendojmë të ndihmojmë të tjerët, por përmes veprave tona, punojnë në këtë drejtim. Inshallah, me hapjen e kësaj xhamie, njerëzit vetë do ta dëshmojnë këtë realitet”.