A është e lejuar muzika në Islam?


Po paraqesim një pjesë me pyetje-përgjigje të një mbledhjeje me Hazret Mirza Tahir Ahmed r.a., Kalifit të Katërt të Mesihut të Premtuar.

Pyetja

 Dikush që njoh ka një ves të keq për të dëgjuar muzikë. Pyetja ime është :

Cila është pikëpamja juaj për muzikën në Islam

Përgjigjja

Varet nga shkalla e zakonit dhe natyra e muzikës. Muzika në vetvete nuk mund të gjykohet si tërësisht e keqe. Parimi islam është se nëse dëmi i diçkaje është më shumë se 50%, atëherë ajo duhet refuzuar, dhe nëse dëmi i saj është më pak se 50%, atëherë mund t’i marrim të mirat e saj, ndërsa të këqijat mund t’i refuzojmë. Kurse muzika bie në “zonën neutrale”, ajo as nuk është e ndaluar tërësisht, as nuk është e lejuar pa asnjë kusht.

Ne e dimë që në kohën e Hazret Profetit Muhamed s.a.v.s. kur ai hyri në Medinë, gratë e Medinës, duke e mirëpritur atë, këndonin këngë mirëseardhjeje, gjithashtu ato u binin daulleve që quhen Def. Pra, ajo ishte një lloj muzike që përdornin arabët. Asnjë nuk mund të thotë që ajo nuk ishte muzikë. Megjithatë, nuk ishte praktika e të Dërguarit s.a.v.s. që të lejonte shokët të jepeshin pas muzikës e t’i dorëzoheshin asaj, e as nuk ishte zakoni i tyre. Përkundrazi ata shijonin recitimet e Kuranit, ose duke dëgjuar poezitë e mira e kuptimplota të poetëve të mëdhenj. Por shija e tyre u zhvillua gradualisht dhe së fundmi ata u zhvendosen nga poezia te Kurani.

Pra , duhet kohë dhe durimi për të përmirësuar cilësinë e shijes suaj, dhe pa bërë këtë gjë, do të ishte mizore të detyroni dikë që të braktisë disa gjëra menjëherë. Në këto gjëra është çështje shijesh. Ne disa gjëra të tjera çështja e ndalimit është e prerë dhe ju nuk mund ta ndryshoni atë. Për shembull, ju nuk mund të thoni se dua të përmirësoj shijen time për ujin prandaj nuk e lë verën menjëherë. Kjo nuk është e lejuar, sepse vera është e ndaluar, dhe ajo që është e ndaluar është e ndaluar. Ndërsa muzika nuk bie në këtë kategori.

Për këtë ju mund të zgjidhni një rrugë të zgjuar drejt një rregullsie graduale për të hequr dorë nga ai zakon. Për sa i përket muzikës pop, nuk e di se si njerëzit e tolerojnë atë. Është plotësisht e pakuptimtë. Kur njerëzit dëgjojnë atë lloj muzike, ata dalin në një farë çmendurie dhe një dëshire të flaktë të cilën ata s’mund ta shuajnë. Shija që lë pas kjo e ashtuquajtur muzikë moderne është shumë e pahijshme dhe e keqe kurse shoqëria në ndikimin e saj po bëhet më e shëmtuar dhe më e pakujdesshme, duke e lejuar veten për të prishur vlerat tradicionale. Ndaj, një muzikë e tillë padyshim është e keqe dhe konsiderohet si gjynah.

Ju nuk mund të trajtoni të gjitha llojet e muzikës njësoj. Prandaj them, se duhet të jeni të mençur në përzgjedhjen e shijes suaj. Një dëgjim rastësor i muzikës nuk mund të konsiderohet si diçka që ju çon në xhehenem, sigurisht që jo. Megjithatë, nëse nga një dëgjues i rastit i muzikës, ju largoheni nga gjërat që kanë vlerë më të madhe, pra nga përkujtimi Allahut të Madhërishëm dhe nga namazet, aq shumë sa ajo ju është bërë synimi i shpirtit tuaj dhe si diçka e pazëvendësueshme, atëherë sigurisht jeni humbës.

Shqipëroi: Markelian Shparthi

Information about Islam

Islam is the religion that represents the pinnacle of religious evolution.

muhammad 17



Muhammadsaw, a Messenger of God and Seal of the Prophets »

Information about Ahmadiyyat

The revival of Islam prophesied to unite mankind in the Latter Days.

hadhrat mirza ghulam ahmadi qadiani 02



The promised Messiah and Mahdi, Hadhrat Mirza Ghulam Ahmadas Qadiani »

Information about Khilafat

After Prophethood, Khilafat is the most important Institution in Islam.

hadhrat mirza masroor ahmad aba 13



Hadhrat Mirza Masroor Ahmadaba »
The Champion of Peace and Defender of Islam