Perla të urtësisë nga Hazret Kalifi II i Mesihut të Premtuar r.a.
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Perla të urtësisë nga Hazret Kalifi II i Mesihut të Premtuar r.a.

Kalifi i Pestë i Mesihut të Premtuar, Allahu e ndihmoftë fuqimisht

Para dy ditësh, duke shfletuar numrin e fundit të gazetës “Al-Fadl” , lexova një pjesë të fjalimit të Kalifit të dytë r.a. të mbajtur në 1937, në të cilin ai kishte tërhequr vëmendje për grumbullimin e rrëfimeve dhe thënieve të Mesihut të Premtuar alejhiselam nga sehabët që ende ishin të gjallë. Sepse, së shpejti do të vijë koha kur ato thënie do të kenë rëndësi të veçantë në zgjidhjen e mjaft çështjeve. Kalifi II r.a. gjatë fjalimit të tij, citoi një sehab të ri, i cili i kishte treguar se kur ka qenë i vogël, njëherë ai ia kapi dorën Mesihut të Premtuar a.s. Ai e mbajti dorën e tij, për pak kohë e pastaj Mesihu i Premtuar a.s. tërhoqi dorën dhe u angazhua në punë.

Tani kjo është diçka fare e parëndësishme. Tani ky ishte i vetmi rast në kujtimin e atij të riu, që e lidhte me Mesihun e Premtuar a.s. Megjithatë, Kalifi II r.a. shpjegoi se edhe ky rrëfim na ndihmon për të nxjerrë disa konkluzione. Për shembull, ky rrëfim i thjeshtë na tregon se edhe fëmijët e vegjël duhet të qëndrojnë në shoqërinë e të mëdhenjve. Pra, edhe Mesihu i Premtuar a.s. mbajti të shtrënguar dorën e tij derisa e detyroi nevoja për ta tërhequr, por edhe atëherë e tërhoqi me përkëdhelje. Kalifi II r.a. u shpreh se disa herë rrëfime të tilla, zgjidhin çështje që shfaqen më vonë. Prandaj, rrëfime sado të thjeshta që sehabët kanë treguar për Mesihun e Premtuar a.s., shërbejnë si mjete didaktike. Për shembull sesi Mesihu i Premtuar a.s. mbajti me përkëdheli dorën e fëmijëve, dhe nuk e tërhoqi dorën derisa u detyrua nga nevoja, por edhe atë e bëri me shumë dashuri e ledhatim, që as fëmijët të mos merrnin përshtypje të këqija. Kam treguar rrëfimet e sahabëve edhe më parë, si dhe Kalifi i Dytë r.a. gjithashtu në fjalimet dhe ligjëratat e tij ka rrëfyer disa ngjarje që ndodhën mu para syve të tij, dhe tashmë gjenden të botuara. Këto rrëfime mbajnë jo vetëm mësime dhe morale për ne, por kanë edhe rëndësi historike. Veç këtyre ato na shpalosin aspekte të ndryshme të jetës së Mesihut të Premtuar a.s., dhe na frymëzojnë pozitivisht dhe zbukurojnë jetën tonë.

Një ndër shërbëtorët e dedikuar të xhematit Hebiburrahman sahibi është përpjekur të grumbullojë të gjitha këto rrëfime nga burime të ndryshme. Sigurisht, është një hap i lëvdueshëm, por disa prej këtyre rrëfimeve nuk mund të shpjegohen pa kuptuar kontekstin dhe prapavijat e tyre. Pra, do të na duhen kritere dhe metoda të posaçme për këtë. Megjithatë, kur do të botohen këto rrëfime pas përpunimit, do t’ia shtojnë pasurinë literaturës së xhematit.

Sot, për t’ju treguar kam përzgjedhur disa ngjarje që rrëfeu Kalifi i Dytë r.a. ose i përjetoi vetë. Këto ngjarje përmbajnë këshilla të çmuara, si dhe sqarojnë mjaft çështje. Ngjarjet që kam përzgjedhur kanë tematika të ndryshme, dhe nuk lidhen me ndonjë motiv të caktuar. InshAllah, këto ngjarje do t’ju në fjalime të të xhumave. Sot, fjalimi i së xhumasë është programi më i ndjekur në M.T.A. dhe ndiqet kudo në botë. Meqë mjaft nga këto rrëfime mund të shërbejnë si zgjidhje për disa probleme, prandaj është më së e nevojshme që këto rrëfime të përcillen te çdo musliman ahmedian, dhe fjalimi i së xhumasë është platforma më e volitshme për të.

Kalfi II rrëfen se njëherë ndërsa qëndroja pranë derës së shtëpisë sonë, erdhi një qenë aty pranë. Atëherë Mesihu i Premtuar a.s. ndodhej në dhomë brenda. Unë e ndolla qenin me dorë dhe thirra tipu, tipu. Mesihu i Premtuar a.s. brofi jashtë plotë zemërim dhe m’u drejtua duke thënë: “Si s’ke turp ta quash Tipu qenin! Anglezët ua vinin emrin Tipu qenve të tyre nga inati ndaj emrit të mbretit të sinqertë musliman të Indisë. Edhe ti ata po i ndiqje! Ruhu të thuash një gjë të tillë në të ardhmen!” Kalifi II r.a. rrëfen se ai atëherë ishte 8 apo 9 vjeç, dhe ajo ishte dita e parë kur dashuria ndaj Tipu Sultanit u rrënjos në zemrën time. Unë mendova se sakrificat e këtij kryekomandanti të madh nuk shkuan kot. Allahu i Lartësuar e ka bekuar aq shumë emrin e tij, saqë edhe Imami i Kohës e çmon atë dhe ka sedër për të. Pastaj ai shkruan se kjo ngjarje në një anë tregon se butësia nuk do të thotë të tolerohet çfarëdo sjellje e fëmijëve, ndërsa në anën tjetër na shfaq sedrën fetare dhe nderin kombëtar të Mesihut të Premtuar a.s. Isha pikërisht unë që një herë kështu argëtueshëm, i kisha djegur në një çast me një shkrepëse duke e bërë shkrumb e hi, gjithë dorëshkrimin e një libri të tij, që vetëm Zoti e di se sa shumë mundim orësh dhe netësh kishte hequr për ta shkruar atë. Në këtë rast, ai më duroi pa u menduar fare për shqetësimin që do t’i vinte për ta shkruar edhe një herë librin nga fillimi.

Ngjarja që Hazret Kalifi i Dytë i referohet, është një herë kur Biri i Premtuar, Kalifi i Dytë ishte i vogël dhe luante me fëmijë të tjerë. Mesihu i Premtuar a.s. ato ditë shkruante një libër. Gjatë lojës së tij, në një moment të caktuar, biri i premtuar ia dogji gjithë dorëshkrimin. Duke iu referuar kësaj, Hazret Kalifi i Dytë thotë se Mesihu i Premtuar a.s. këtë shqetësim e duroi, por nuk duroi kur i njëjti fëmijë kishte përdorur fjalë fyese për një lider kombi. Hazret Kalifi i Dytë vijon:

Por Mesihu i Premtuar a.s. nuk e duroi të njëjtin fëmijë të tij, kur ai, qoftë nga padijenia kishte përdorur në mënyrë fyese emrin e një mbreti musliman që kishte rënë dëshmor për mbrojtjen e atdheut. Mesihu i Premtuar a.s. asnjë lidhje nuk kishte me atë mbret, përveç lidhjes së Islamit. Kjo ngjarje u jep përgjigje edhe atyre që guxojnë ta akuzojnë Mesihun e Premtuar a.s. se gjoja ishte agjent anglez. Njeriu që kishte zemrën të mbushur me sedër ndaj kombit e respektonte maksimalisht Mbretin Fateh Ali Tipun vetëm sepse ai nuk e uli kokën para anglezëve, por burrërisht ra dëshmor, si mundet vallë që ai të bëhej qoftë për një çast agjent i ndonjë kombi tjetër?!

Në një vend tjetër, Hazret Kalifi i Dytë i Mesihut të Premtuar shkruan:

Sipas meje, fëmija nuk ka armik më të madh sesa prindërit, të cilët nuk e edukojnë fëmijën e vet të falet me xhemat. Mbaj mend një ngjarje timen. Një herë, Mesihu i Premtuar a.s. ishte i sëmurë dhe nuk mund të shkonte dot për namazin e xhumasë. Unë akoma nuk kisha hyrë në moshën e pjekurisë, që rregullat e fesë të aplikoheshin mbi mua. Isha fëmijë i vogël. Megjithatë, po shkoja drejt xhamisë për ta falur namazin e xhumasë. Rrugës u takova me një njeri. Zakonisht njeriu nuk i mban mend gjithë njerëzit me fytyrë që i ka takuar në një moshë kaq të vogël siç isha unë. Por kjo ngjarje më la kaq shumë ndikim në jetën time, saqë unë edhe sot e kësaj dite, ia mbaj mend shumë mirë fytyrën. Ai quhej Muhammad Bakhsh dhe jeton ende në Kadian. Pra, ai po kthehej nga xhamia dhe unë e pyeta: “A ka mbaruar namazi?” “Jo. Por ka shumë njerëz në xhami dhe nuk ka aspak vend” m’u përgjigj ai. Kështu që u ktheva dhe unë dhe e fala namazin në shtëpi. Mesihu i Premtuar a.s. më pa mua dhe më pyeti: “Përse nuk shkove në xhami për t’u falur?” Është bekimi i Zotit mbi mua që, që nga fëmijëria e respektoja Mesihun e Premtuar ashtu siç duhet respektuar një i dërguar. E vura re që Mesihu i Premtuar a.s. ishte i rreptë në pyetjen e tij. Iu shfaqën shenja zemërimi në fytyrë. Kjo mënyrë e tij ndikoi shumë tek unë. Si përgjigje, i thashë: “Kisha shkuar, por u ktheva sepse nuk kishte vend në xhami”. Ai heshti. Por, pas xhumasë kur erdhi dijetari Abdul Kerim sahibi për ta pyetur Mesihun e Premtuar a.s. për shëndetin e tij, gjënë e parë që Mesihu i Premtuar a.s. e pyeti ishte kjo: “A kishte shumë njerëz sot në xhami?” Unë që qëndroja aty, u frikësua tej mase, sepse unë vetë nuk e kisha parë, pasi nuk kisha shkuar deri në xhami. Mundej që ai që më tregoi mund të ketë gabuar, ose vetë unë të kem gabuar duke e dëgjuar apo kuptuar atë. Por në të dyja raste, unë do të akuzohesha për gënjeshtër. Maulvi Abdul Kerim sahibi iu përgjigj: “Po Hazur! Sot me të vërtetë kishte shumë njerëz”. Unë deri më sot nuk e di se cila ka qenë gjendja e xhamisë atë ditë xhumaje. A me të vërtetë atë ditë kishte shumë njerëz në mënyrë jo të zakonshme, apo Zoti kishte përgatitur mjetet e pafajësisë sime, duke dërguar Malvi Abdul Kerim sahibin si dëshmitar për mua? Sidoqoftë, kjo ndodhi, por më la mbresë të thellë në zemër. Kjo tregon se sa shumë Mesihu i Premtuar a.s. kujdesej për namazin me xhemat.

Në një vend tjetër, duke treguar sesi ai shkruante në fëmijëri, Hazret Kalifi i Dytë rrëfen:

Ai që më bëri nderin më të madh në lidhje me arsimin tim, ishte Maulana Nurudin sahibi r.a., Kalifi i Parë i Mesihut të Premtuar. Ai ngaqë ishte edhe mjek, e dinte që unë nuk kisha shëndetin e duhur as për të parë për një kohë të gjatë librin. Andaj, më merrte dhe më ulte pranë vetes dhe më thoshte: “Bir! Do të lexoj. Ti vetëm më dëgjo!” Arsyeja ishte sepse gjatë fëmijërisë në sytë kisha një sëmundje dhe vazhdimisht për tre a katër vjet më dhembnin dhe kaq shumë shqetësim më shkaktonin saqë mjekët ishin të njëmendtë se do ta humbja shikimin. Për këtë arsye, Mesihu i Premtuar a.s. filloi të lutej shumë për shëndetin tim, madje filloi edhe të agjëronte. Nuk mbaj mend saktë se sa ditë ai kishte agjëruar për këtë, por në mos gaboj, tri ose shtatë ditë kishte agjëruar. Por mbaj mend se kur erdhi koha i iftarit të agjërimit të fundit, Mesihu i Premtuar a.s. sapo kishte futur në gojë diçka, m’u hapën sytë dhe bërtita: “Po shoh! Më erdhi shikimi”. Por kjo sëmundje ndikoi kaq shumë, saqë, në njërin sy unë thuajse e humba shikimin, në syrin e majtë. Unë mund të shihja rrugën, por nuk mund të lexoja librin. Deri në 3-4 metra mund të dalloja personin se kush është, nëse e njihja, po nëse nuk e njihja, nuk i shikoja dot fytyrën. Vetëm syri i djathtë sheh mirë. Por edhe ky sy u prek nga e njëjta sëmundje dhe u përkeqësova kaq shumë saqë rrija pa gjumë për net të tëra. Mesihu i Premtuar a.s. u kishte thënë mësuesve të mi: “Lëreni të vazhdojë shkollën sipas mundësisë së tij. Mos e ngarkoni”.

Këtu shohim një aspekt tjetër të jetës së Birit të Premtuar, pra të Kalifit të Dytë të Mesihut të Premtuar. Pavarësisht nga sëmundja, Zoti i kishte premtuar Mesihut rreth këtij fëmije se “Ai do të begatohet me dituri të dukshme dhe shpirtërore”. Në ç’mënyrë vallë e përmbushi Zoti premtimin e Vet?! Në një vend, Hazret Kalifi i Dytë ka shkruar se ai ka lexuar qindra e mijëra libra. Ai i lexonte shumë shpejt librat. Sidoqoftë, ai vijon:

Mesihu i Premtuar a.s. i porositi mësuesit rreth meje: “Le të ndjekë studimet sa të ketë qejf, e nëse nuk i ndjek, mos e ngarkoni, sepse nuk e ka shëndetin që ta përballojë barrën e studimeve. Mesihu i Premtuar a.s. vazhdimisht më porosiste duke thënë: “Mësoje përkthimin e Kuranit dhe Buhariun prej Maulvi Nurudin sahibit”, dmth prej Hazret Kalifit të Parë të tij. Përveç kësaj, ai më porosiste të mësoja pak gjëra edhe nga mjekësia, pasi ajo ishte profesioni ynë fisnor. Profesor Fekirullah sahibi, të cilit Zoti i Madhërishëm i dha mundësi të na bashkohej sërish këtë vit (sepse ai ishte ndarë nga Xhemati dhe i ishte bashkuar xhematit të atyre që nuk e kishin pranuar Kalifin e Dytë r.a.), ishte mësuesi ynë i matematikës. Për nxënësit problemet matematikore i zgjidhte në dërrasën e zezë, por unë, për shkak të shikimit të dobët, nuk i shikoja dot. Madje, unë nuk kisha as fuqi ta shikoja dërrasën e zezë për një kohë të gjatë. Shumë shpejt më lodhej shikimi. Për këtë arsye, qëndrimin në klasë e vlerësoja të padobishëm. Kur më tekej shkoja në mësim, kur jo, nuk shkoja. Mësuesi Fekirullah sahibi, një ditë, iu ankua Mesihut të Premtuar a.s. për mua duke thënë se ky djalë nuk mësoja asnjë gjë dhe bën edhe mungesa.  Mbaj mend se kur Master sahibi i kishte bërë ankesë Mesihut të Premtuar a.s. unë u fsheha diku nga frika se sa shumë do të më mbetej i pakënaqur Mesihu i Premtuar a.s.. Por kur e dëgjoi Master sahibin, ai tha: “Ju jam shumë mirënjohës që kujdeseni kaq shumë për fëmijën. Por, u gëzova kur më thatë se ky edhe shkuaka ndonjëherë në shkollë, përndryshe, sipas meje shëndeti i tij nuk e lejon të ndjekë shkollën”. Më pas duke qeshur, shtoi: “Pse, a mendojmë që ky djalë të na hapë ndonjë dyqan mielli a thjerrëzash që të mësojë matematikën?! E mëson, s’mëson, nuk ka ndonjë problem. I Dërguari i Allahut s.a. dhe sahabët e tij, çfarë matematike kishin mësuar? Nëse ky shkon në shkollë, shumë mirë. Nëse nuk shkon, nuk duhet ta detyrojmë”.

Më lejoni t’ju them edhe rreth matematikës së Hazret Kalifit të Dytë r.a. Më vonë, ai ishte kaq i shkëlqyeshëm në matematikë, saqë në fjalimet dhe në takimet e tij bënte mbledhje e shumëzime edhe gjashtëshifrore në moment. Sidoqoftë, ai vijon:

Pasi e dëgjoi, Master sahibi u largua. Nga kjo liri, unë fillova të përfitoja edhe më shumë. Nuk shkoja fare në shkollë, përveç ndonjë rasti të veçantë. Kështu e kam ndjekur shkollën. Faktikisht, nuk kisha ndonjë mënyrë tjetër, sepse gjatë fëmijërisë, përveç sëmundjes së syve, kisha probleme edhe me mëlçinë. Edhe për gjashtë muaj radhazi pija vetëm lëngun e thjerrëzave dhe të perimeve. Ky është një ilaç i mirë për sëmundjen e mëlçisë. Më ishte zmadhuar edhe shpretka. Edhe për këtë mjekohesha. Përveç këtyre, shpesh më kapte temperatura dhe nuk më ulej, për muaj të tërë. Pra, vendimi i njerëzve të mëdhenj (të Xhematit) rreth studimeve të mia se ‘ky djalë le të mësojë sa të ketë dëshirë dhe të mos ngarkohet më tepër’, çdokush mund të kuptojë se deri në çfarë niveli mund të ishte arsimi im. Një herë, gjyshi ynë nga nëna, Hazret Mir Nasir Navab sahibi r.a. më mori provimin e gjuhës urdu. Unë edhe në këtë moshë shkruaj shumë keq, por atëherë shkruaja aq keq saqë askush nuk arrinte të lexonte shkrimin tim. Edhe ai (Mir sahibi) bëri shumë përpjekje për të zbuluar se çfarë kisha shkruar, por nuk e lexoi dot. Ai ishte shumë gjaknxehtë. Menjëherë erdhi i zemëruar te Mesihu i Premtuar a.s.. Rastësisht, edhe unë aty gjendesha. Ne (fëmijët) e kishim frikë për herë. U frikësova edhe më shumë se çfarë gjëme do të më priste, derisa erdhi dhe po i ankohej Mesihut të Premtuar a.s. për mua. Sidoqoftë, ai erdhi dhe i tha: “Nuk jeni fare i vëmendshëm ndaj studimeve të Mahmudit. E kam testuar në provimin e gjuhës urdu, shikojeni vetë fletën e tij të përgjigjeve. E ka shkrimin kaq keq, saqë askush nuk e lexon dot”. Mesihu i Premtuar a.s. kur e pa Mir sahibin kaq të pezmatuar, tha: “Thirrni pak Maulvi sahibin! (Maulana Nurudin sahibin, Kalifin e Dytë r.a.)”. Sa herë që Mesihu i Premtuar a.s. gjendej në vështirësi të tilla, e thërriste Hazret Kalifin e Parë r.a.. Hazret Kalifi i Parë më donte shumë. Ai erdhi dhe si gjithmonë qëndroi kokulur aty në një cep. Ai kurrë nuk e shikonte Mesihun e Premtuar a.s. duke ngritur kokën lart. Mesihu i Premtuar a.s. i tha: “Maulvi sahib! Ju thirra sepse Mir sahibi thotë se shkrimi i Mahmudit është i palexueshëm për çdokënd. Do doja të ta testonim atë”. Me të thënë këtë, Mesihu i Premtuar a.s. vetë mori penë dhe shkroi dy tre rreshta dhe më tha t’i shkruaja edhe unë duke i kopjuar. Ky ishte provimi që më mori Mesihu i Premtuar a.s.. Unë nisa ta kopjoja me shumë kujdes atë që kishte shkruar ai. Së pari, ato ishin shumë pak fjalë dhe së dyti, unë kisha vetë për t’i kopjuar. Duke shkruar ngadalë u përpoqa të shkruaja qartë shkronjat. Kur Mesihu i Premtuar a.s. e pa fletën, u shpreh: “Ah, u shqetësova shumë nga fjalët e Mir sahibit, por ky shkruaka më mirë se unë!” Hazret Kalifi i Parë i Mesihut të Premtuar sikur rrinte me padurim për të më mbështetur, menjëherë tha: “Huzur! Mir sahibi më kot u shqetësua. Mirë e ka shkrimin djali!”

Pas vdekjes së Mesihut të Premtuar a.s., Kalifi i Parë r.a. më tha përsëri që të mësoja Buhariun prej tij. Në fakt unë e i kisha treguar se Mesihu i Premtuar a.s. më kishte bërë porosi që të mësoja Kuranin dhe Buhariun prej Maulvi sahibit. Kështu që Maulana Nurudin sahibi kishte filluar të më mësonte Kuranin dhe Buhariun gjatë jetës së Mesihut të Premtuar a.s. ndonëse jo rregullisht. Po kështu ai më jepte edhe mësimin e mjekësisë.

Më vonë, duke treguar për sjelljen dhe pritshmërinë e Kalifit të Parë r.a. prej tij kur ai themeloi revistën “Tesh-hizul A’dh-han”, ai rrëfen:

Përpara shumë kohësh, bashkë me disa miq të mi, kisha nisur revistën Tesh-hidhul Adh-han. Për ta bërë të njohur këtë revistë në xhemat, kisha shkruar një temë, në të cilën ishin paraqitur qëllimet dhe objektivat e kësaj reviste. Pasi që u botua ky shkrim, Hazret Kalifi i Parë r.a. e lavdëroi shumë atë pranë Mesihut të Premtuar a.s. dhe iu lut që ta lexonte edhe ai. Atëherë, Mesihu i Premtuar a.s. e kërkoi atë revistë në xhaminë Muabarak, dhe e porositi ndoshta Molvi Muhammed Ali sahibin që t’ia lexonte atë. Pasi që e dëgjoi, edhe ai vlerësoi atë. Megjithatë, kur u takua me Kalifin e Parë r.a., ai më tha se: I dashur! Shkrimi juaj ishte i shkëlqyer, por unë nuk jam i kënaqur. Pastaj tha se në vendin tonë përdoret një shprehje në gjuhën penxhabe se deveja 40 ndërsa i vogli i devesë 42, ndërsa ju nuk e keni përmbushur këtë thënie. Unë nuk e dija aq shumë gjuhën penxhabi, prandaj nuk arrita ta kapja kuptimin. Prandaj, duke parë shenjat e habisë mbi fytyrën time, ai më tha se ndoshta nuk e keni kuptuar. Kjo është një shprehje që përdoret në vendin tim. Një herë dikush shiste devenë, ndërsa bashkë me devenë kishte edhe të voglin e devesë. Dikush e pyeti për çmimin dhe ai u përgjigj se deveja kushton dyzet rupi, ndërsa i vogli dyzet e dy rupi. Blerësi u habit nga çmimet dhe e pyeti se përse kishte vendosur këto çmime? Atëherë shitësi tha se i vogli kushton dyzet e dy rupi sepse është deve por edhe i vogli i devesë. Kështu që ju kishit librin “Brahin-e-Ahmedia” të Mesihut të Premtuar a.s. para jush. Kur ai e kishte shkruar atë, nuk ekzistonte asnjë literature islame. Ndërsa, kur ju keni filluar këtë revistë, ju tashmë e kishit këtë libër, dhe kishim pritshmëri që do të nxirrni diçka më të mirë se ai.

Hazret Kalifi i Dytë r.a. thotë se kush mund të parashtrojë diturinë më shumë se të dërguarit të Zotit, përveçse të nxjerrë perla të fshehura nga thesaret e tyre. Me këto fjalë Hazret Kalifi i Parë r.a. kishte këtë qëllim që brezat e ardhshëm duhet të vijojnë lartësimin e arritjeve. Nëse gjeneratat e ardhshme i qëndrojnë besnik këtij parimi, atëherë jo vetëm që do të arrijnë bekime e mirësi për veten, por do t’ia sigurojnë ato bereqete edhe kombit të tyre. Megjithatë, përpjekjet për të kaluar paraardhësit e tyre duhet të përqendrojnë vetëm në veprat fisnike. Për ndryshe i biri i hajnit do të imitojë të atin në hajdutëri. Pra, pasardhësit e një besimtari duhet të mundohen për të tejkaluar babanë e tyre në adhurime e falje.

Duke treguar për madhështinë e Kuranit Famëlartë, ai rrëfen:

Më kujtohet një budallallëk i fëmijërisë sime. Kur isha i vogël, shikoja se disa kundërshtarë që qëndronin në kuvendet e Mesihut të Premtuar a.s. dhe e akuzonin ashpër. Mesihu i Premtuar a.s. gjithmonë përgjigjej me thjeshtësi. Unë nganjëherë kujtoja hamendthi se ndoshta Mesihu i Premtuar a.s. nuk mund të përballonte dredhinë e tyre, por kur kundërshtari kapërcente të gjithë kufijtë, atëherë dukej sikur e pushtonte një forcë qiellore dhe ai përgjigjej me një fuqi që të gjithë e dëgjonin në heshtje.

E tillë është marrëzia e atyre, të cilët kur shohin se ngrihen akuza ndaj Kuranit, thonë se të mos përgjigjemi, ndryshe do të na prishet besimi. Shpeshherë kur flasim me të tjerët ose me hoxhallarët, ata thonë se këto çështje nuk mund të kuptohen. Shumëkush që kanë pranuar xhematin, më shkruajnë se kur ata shkonin te hoxhallarët e tyre për të marrë sqarim rreth ndonjë çështjeje, si përgjigjej u thuhej se këto çështje nuk mund të kuptohen, prandaj heshtni dhe mos pyetni, ndryshe do t’ju prishet besimi. Kjo është diçka absurde. Atyre u duhej që t’u përgjigjen akuzave ndaj Kuranit dhe t’i bindin edhe kundërshtarët për vërtetësinë e Kuranit, e jo që t’i ndalojnë ata nga kritikat e akuzat dhe kështu duke hapur rrugë për dyshimet që do të mbeten gjithmonë.

Unë mbaj mend shumë mirë një thënie të Mesihut të Premtuar a.s. Unë e kam dëgjuar këtë personalisht disa herë prej tij. Ai thoshte se nëse të gjithë do të ishin si Ebu Bekr në këtë botë, atëherë nuk do të kishim nevojë për një Kuran aq voluminoz. Do të na mjaftonte vetëm “B” ja e bismilahit. E gjithë përmbajtje e Kuranit, që përfshin njohuri të pashtershme, zbriti për shkak të Ebu Xhehlit. Po të mos ekzistonin njerëz si Ebu Xhehli, nuk do të nevojitej as për këtë Kuran të detajuar. Pra, Kurani Famëlartë është fjala e Zotit të Madhërishëm, dhe sa më shumë do të ngrihen akuza dhe kritika kundër tij, aq më shumë do të dalin në shesh vetitë e tij. Pra, mendimi se si do t’u përgjigjemi akuzave kundër Kuranit Famëlartë, është një sajesë cytur nga shejtani. A vallë do të na mbrojë fjala e Zotit apo ne do ta mbrojmë atë? Fjala që kërkon mbrojtjen e njeriut është e rremë, që duhet braktisur dhe nuk vlen për ndjekur. Vetëm ai Kuran Famëlartë mund të na sjellë dobi, mbrojtja e të cilit nuk varet nga njeriu, por vetë Zoti qëndron për mbrojtjen e tij, dhe Ai vetë eliminon çdo akuzë që ngrihet kundër tij dhe shfaq lartësinë e këtij libri. I tillë është Kurani ynë.

Duke treguar për vetëpërmbajtjen, ai rrëfen një ngjarje nga jeta e Mesihut të Premtuar a.s.

Njëherë Mesihu i Premtuar a.s. teksa ecte në një nga rrugicate Lahorit, i shoqëruar nga shokët e tij, papritmas u shfaq një person, i cili e shtyju atë me gjithë forcë dhe e rrëzoi në tokë. Shokët e Mesihut të Premtuar a.s. u nxehën tepër dhe ata ishin gati ta rrihnin atë, por Mesihu i Premtuar ndërhyri duke thënë se ai person kishte vepruar ashtu vetëm duke u mposhtur nga ndjenjat e tij në mbështetje të së vërtetës. Mos i thoni asnjë fjalë. Pra, të dërguarit e Zotit nuk flasin për veten e tyre, por ngrenë zërin vetëm për vendosjen e nderit të Zotit. Prandaj, nuk duhet menduar se të dërguarit e Zotit sillen njësoj si njerëz të zakonshëm, përkundrazi ata dallohen jashtëzakonisht shumë prej tyre. Ata bëjnë gjithçka për hir të Zotit, ndërsa njerëzit bëjnë për veten e tyre.

Pastaj ai tregon se Mesihu i Premtuar a.s. rrëfente një ngjarje rreth namazit të Hazret Muavijes r.a. se ai nuk u ngrit dot për faljen e sabahut. Por, ky gabim nuk e bëri që të prishej, përkundrazi ai shënoi u mundua akoma më shumë për të arritur lartësinë shpirtërore. Pra, ai që ndërgjegjësohet për mëkatin, ruhet prej tij. Derisa nuk vetëdijesohet njeriu për mëkatin, ai vijon të anohet nga ligësia. Pra, besimtari gjithmonë duhet të reflektojë mbi lutjen اھدنا الصراط المستقیم  d.m.th. udhëhiqna në rrugën e drejtë. Ai duhet të kuptojë se ai vazhdon të jetë i rrethuar nga rreziqet, derisa dëgjon thirrjen e Zotit. Njeriu duhet të shqyrtojë dobësinë e vetes, që t’i çelen rrugët e progresit shpirtëror. Në të kundërt, i mbyllen të gjitha shtigjet shpirtërore dhe ai mbetet i humbur.

Duke treguar se progresi i profetit dhe xhematit të tij, vjen përmes kundërshtimit. Hazret Kalifi II r.a. rrëfen se kemi dëgjuar shpesh Mesihun e Premtuar a.s. duke thënë se kur kundërshtarët flasin keq për ne, atëherë unë besoj se shpirtrat fisnike do të na afrohen. Por, kur kundërshtarët reshtin së shari dhe heshtin plotësisht, atëherë kjo na mundon shumë. Profeti i Zotit i ngjan asaj plake, për të cilën thuhej se ajo ishte pak budallaqe,  prandaj fëmijët e lagjes e ngacmonin, dhe ajo i shante dhe mallkonte. Më në fund, prindërit e tyre sugjeruan që t’i ndalonin fëmijët e tyre që të mos ngacmonin plakën e shkretë. Pra, ata këshilluan fëmijët e tyre, por ata si fëmijët s’kishin si të kuptonin, dhe kështu kjo ide nuk solli asnjë rezultat. Atëherë, prindërit vendosën që të mos lejonin fëmijët e tyre përjashta, dhe dyert e tyre t’i mbanin të kyçura. Pra, ata vepruan kështu për dy-tri  ditë. Atëherë plaka duke parë, se tani asnjë fëmijë nuk e ngacmonte, filloi të trokiste në çdo derë dhe pyeste: ku e keni kalamanin? A mos e hëngri gjarpri? A mos e shoi kolera? A mos e përmbyti çatia? A mos e goditi rrufeja? Pra, ajo shkonte në çdo derë dhe fliste gjepura të tilla. Atëherë, duke parë se plaka tashmë shante dhe mallkonte më keq, dhe s’kishte asnjë kuptim që t’i mbanin të mbyllur fëmijët e tyre,  i lejuan që të dilnin dhe të loznin përjashta. Mesihu i Premtuar a.s. thoshte se i tillë është rasti i profetit. Ai përballet me mundime dhe vuajtje të mëdha përmes kundërshtimit, por kur ky kundërshtim bie në heshtje, atëherë kjo e lëndon rëndë. Profetët gjithnjë reagojnë me lutje, dhe sa më shumë ashpërsohet kundërshtimi, aq më shumë ata shtojnë lutje,  që shpirtrat fisnike prej tyre të pranojnë të vërtetën.

Duke argumentuar se kundërshtimi është mjet i progresit, Hazret Kalifi i Dytë r.a. rrëfen:

Njëherë një hoxhë erdhi te Mesihu i Premtuar a.s. Ai ishte poet dhe një kritik i njohur letrar. Nevab i Rampurit (sundues i principatës së Rampurit) e kishte përcaktuar për hartimin e një fjalori frazeologjik në gjuhën Urdu. Ky hoxhë e njoftoi Mesihun e Premtuar a.s. se Nevabi i Rampurit kishte dorëshkrimet e poetit të famshëm Minai. Ai kishte përpiluar një fjalor voluminoz në gjuhën Urdu, por akoma nuk e kishte përfunduar se ndërroi jetë. Tani Nevab sahibi i Rampurit më ka dhënë këtë detyrë që ta përfundoj. Mesihu i Premtuar a.s. e pyeti sesi pranuakeni xhematin, duke qenë banor i Rampurit dhe përballë gjithë kundërshtimit që ka aty? Si u interesuakeni për të bërë bejt? Ai u përgjigj: Dikush më kishte dhuruar veprën tuaj poetike “Durrethemin”. Unë duke qenë poet, e lexova me ëndje. Ajo vepër më bëri shumë përshtypje sepse ishte mbushur vetëm me dashurinë ndaj të Dërguarit të Allahut s.a.s. Pastaj aty erdhi Maulvi Thenaullah dhe mbajti një fjalim. Gjatë fjalimit, ai u shpreh se Mirza sahibi është armiku i Islamit dhe e ka fyer të Dërguarin e Allahut s.a.s. në shkrime të tij. Atëherë kuptova se sigurisht Mirza sahib është i vërtetë, për ndryshe ky dijetar nuk aspak nevojë për të gënjyer. Nëse ndokush deklaron se filani është armik i përbetuar i të Dërguarit të Allahut s.a.s., ndërkohë ai të jetë i robëruar nga dashuria e Profetit s.a.s. dhe i gjithë shkrimi i tij rrezaton këtë dashuri, atëherë sigurisht akuzues qenka gënjeshtar, ndërkohë i akuzuar është i sinqertë dhe i pafajshëm. Sigurisht ai dijetar ishte shpifës, sepse po të ishte i vërtetë, nuk kishte pse të nxirrte argumente të paqena. Ai duhet të kishte treguar të vërtetën se ky njeri ndonëse ka çmuar figurën e të Dërguarit të Allahut s.a.s. dhe e ka përshkruar shkëlqyeshëm qenien e Zotit të Lartësuar, por prapëseprapë është gënjeshtar e rrenacak. Ai nuk do të mbante asnjë faj, nëse vepronte në këtë mënyrë, por duke lënë të vërtetën, ai gënjeu kur tha se Mirza sahibi flet keq për Allahun e Lartësuar dhe të Dërguarin e Tij s.a.s.  Unë e dëgjova fjalimin e tij, dhe kuptova menjëherë se Mirza sahibi është i vërtetë në deklaratën e tij, dhe u bëra gati për të bërë në dorën tuaj. Realiteti është se ndonjëherë kundërshtari tenton t’ua ngjallë njerëzve urrejtjen dhe mospëlqimin ndaj besimtarëve, por përpjekja e tij del në favor të besimtarëve.

Hazret Kalifi II r.a. rrëfen një ngjarje të tillë nga koha fillestare të xhematit. Në krahinën e Guxhratit, ndodhet një fshat me emrin Bhao Ghasitpur, ku jetonin disa vëllezër. Ata ishin shumë të sinqertë dhe ndonëse isha i vogël, më kujtohet mirë se ata rrinin në shoqërinë e Mesihut të Premtuar a.s. dhe kënaqeshin prej fjalëve të tij. Nga bashkëshortja e parë, Mesihu i Premtuar a.s. kishte një kunat, që quhej Shejr Ali. Meqë sipas vullnetit të Zotit dhe porosive të Tij, Mesihu i Premtuar a.s. ishte martuar me Nusrat Jahan Begum sahiba, prandaj të afërmit e gruas së parë, kishin dalë në kundërshtim të Mesihut të Premtuar a.s. Gruaja e parë e Mesihut të Premtuar a.s. ishte një grua fisnike dhe e sinqertë . Unë e kam parë në fëmijërinë time, se ajo na donte shumë. Prandaj, edhe këto keqkuptime që Mesihu i Premtuar a.s. nuk kishte asnjë lidhje me gruan e parë, janë të pavërteta. Kur motra jonë e madhe ndërroi jetë, atëherë të afërmit e Mesihut të Premtuar a.s. botuan një njoftim në kundërshtim të Mesihut të Premtuar a.s. në lidhje me profecinë e Muhammedi Begum. Duke parë kundërshtimin e tyre, Mesihu i Premtuar a.s. bllokoi derën që hapej midis shtëpive tona. Nëna jonë tregonte se kur u sëmur Ismet, dhe ishte në gjendje të vështirë, atëherë nëna e madhe (d.m.th. gruaja e parë e Mesihut të Premtuar a.s.) përpëlitej si peshku në zall. Ismeti që gjendej në grahma të vdekjes, kërkonte që të thirrej e ëma e saj domethënë nëna e madhe. Atëherë Mesihu i Premtuar a.s. e thirri atë. Kur erdhi ajo, ia kapi dorën dhe kjo e qetësoi atë dhe kështu ajo dha shpirt. Pra, ajo ishte një grua fisnike dhe i donte fëmijët e gruas tjetër të bashkëshortit. Ajo e donte Mesihun e Premtuar a.s. dhe nuk duronte që dikush të fliste kundër tij. Megjithatë vëllai i saj kishte shumë inat ndaj Mesihut të Premtuar a.s. dhe ai gjithnjë mundohej t’i ngatërronte ahmedianët e rinj dhe t’i largonte ata duke thënë se unë jam vëllai i dhe i afërmi tij, dhe e njoh mirë se çfarë është ai. Ai vetëm po bën dallavere, dhe mashtron njerëzit. Njerëz me bindje të dobët mashtroheshin prej tij, duke kujtuar se vëllai i tij ditka realitetin. Pra, këta pesë vëllezër, që u përmendën më lartë, erdhën në Kadijan. Kjo ka ndodhur para se të ndërtohej varreza. Njerëzit që vinin në Kadijan asokohe, ose shkonin në xhaminë Mubarak, qëndronin në shoqërinë e Kalifit të Parë r.a. apo rinin në kopshtin e gjyshit tonë. Ata mendonin se meqë ky është kopshti i babait të Mesihut të Premtuar a.s., andaj një vend i bekuar. Gjatë rrugës për në kopsht, ishte një vend, ku sot ndodhet lagja “Daruzufa”. Para se të ndërtohej ajo lagje, ajo tokë ishte në pronësinë e Shejr Ali sahibit, i cili ishte vëllai i gruas së parë të Mesihut të Premtuar a.s. Ai kishte mbjellë disa pemë atje. Ai kishte një mjekër të madhe dhe në dorë mbante një shufër hekuri. Por ishte kundërshtari i përbetuar i xhematit, dhe gjithmonë përpiqej të gjente ndonjë ahmedian që ta mashtronte. Këta pesë vëllezër kur erdhën në Kadijan, u nisën drejt këtij kopshti. Njëri prej vëllezërve ecte përpara. Mirza Shejr Ali me të parë, kuptoi se ata ishin të huaj, dhe i thirri me zë të lartë O vëlla! Ejani pak këtu. Kur iu afrua vëllai që ishte përpara, Mirza Shejr Aliu e pyeti se përse kishin ardhur ata? Ai u përgjigj se kishin dëgjuar se Mirza sahibi ka deklaruar se është Mesih e Mehdi, prandaj, kemi ardhur për ta takuar, sepse na duket i vërtetë në deklaratat e tij. Atëherë ai i tha: Si u mashtruat prej tij?  Ju nuk e njihni? Ai po bën këtë për të fituar para. Ai është vëllai im dhe unë e njoh shumë mirë. Ju jeni të huaj, prandaj s’mund të dini realitetin. Mos u mashtroni prej tij, për ndryshe do të keni pasojë. Duke dëgjuar fjalët e Shejr Aliut, ai ahmedian iu afrua me buzëqeshje dhe i tha: Më jepni pak dorë. Shejr Aliu kujtoi se ndoshta ai u bind prej fjalëve të tij dhe gjesteve fetare. Sepse kishte zakon se ndërkohë fliste, përdorte edhe shprehje si Subhanallah, estegfirullah etj. Pra Shejr Aliu mendoi se sot më në fund, dikush kishte rënë pre. Ndërkohë, ky ahmedian thirri katër vëllezërit e tij duke thënë: ejani shpejt, kam diçka për ju. Daja im ndihej shumë i lumtur se më në fund, e kishte arritur qëllimin. Ai mendoi se vërtetë ai tashmë ishte i bindur, prandaj po thërret vëllezër të tjerë që t’u tregojë realitetin. Por kur vëllezërit e tjerë mbërritën atje, vëllai i madh iu drejtua atyre duke thënë: Ne kemi lexuar në Kuran dhe Hadith se në botë ekziston një shejtan, por asnjëherë nuk e kishim parë. Ja çfarë përputhje e rastit se sot gjetëm atë shejtan që mashtron njerëz.

Në një rast tjetër Hazret Kalifi II r.a. u shpreh se nuk ka asnjë dyshim se mirësitë e Allahut janë si lumë, dhe çfarë humbet prej lumit, nëse dikush merr një pikë uji prej tij. Sa i fatkeq është ai njeri, që e privon veten nga dhuntitë e Zotit dhe ia kthejnë shpinën, pra kur vjen i dërguar prej Zotit, njerëzit e shpërfillin dhe e mohojnë duke e konsideruar të përbuzshëm. Prindërit e Baba Nanak (një udhëheqës shpirtëror indian që predikoi njëshmërinë e Zotit) gjithashtu e shikonin me përbuzje dhe kujtonin se ishte i padobishëm. Po të ringjalleshin prindërit e tij, dhe të riktheheshin në botë, do të shikonin për djalin e tyre, të cilin ata e konsideronin të padobishëm, sot qindra mijëra njerëz i nënshtrohen atij, dhe janë të gatshëm të sakrifikojnë gjithçka për të. Madje, disa prej ndjekësve të tij janë milionerë. Pra, njerëzit marrëzisht kujtojnë se ky qenka njeri i thjeshtë, e çfarë do të fitojmë duke ndjekur atë? Por, Allahu dërgon kësisoj njerëzish si profetë, të cilët fillimisht duken të vegjël, por me kalimin e kohës qindra mijëra njerëz bashkohen me të, duke sakrifikuar gjithçka.  Po kështu, Allahu i Lartësuar dërgoi Mesihun e Premtuar a.s. në Kadijan. Përpara në Kadijan, nuk ekzistonte as treni, as zyrë postare e as ndonjë shkollë. As Mesihu i Premtuar a.s. nuk kishte ndonjë status të lartë shoqëror. Në dukje, edhe arsimi i tij ishte i thjeshtë. Prandaj, kur deklaroi se është Mesih dhe Imam Mehdi, të gjithë dolën kundër tij, duke thënë se meazallah ai ishte injorant dhe s’mund të jetë Mehdi. Pastaj, disa thanë se mund të lindë Imami i Kohës në një fshat të panjohur si Kadijani. Nëse duhet të vinte Imam Mehdiu, do të vinte në njërin prej qyteteve të mëdha, si Amristar apo Lahor. Pra, njerëzit protestuan në mënyrë të ashpër kundër tij. Madje, ata pengonin edhe vizitorët që donin të shkonin në Kadijan për ta parë atë. Nëse ata nuk ndaleshin, kundërshtarët ushtronin lloj-lloj mundimesh dhe torturash kundër tyre. I gjendur në situata aq të papërshtatshme, Allahu i Lartësuar iu drejtua Mesihut të Premtuar a.s. me këtë shpallje se “Në botë erdhi një alarmues, por bota nuk e pranoi atë. Por, Zoti do ta pranojë, dhe do të shfaqë vërtetësinë e tij përmes sulmeve shumë të ashpra.” Mesihu i Premtuar a.s. mori këtë shpallje, kur nuk e kishe pranuar as edhe një person. Pastaj ai mori këtë shpallje se “Unë do të përçoj mesazhin tënd, deri në fund të botës.” Për të kuptuar ashpërsinë e kundërshtimit, mjafton rrëfimi vijues. Mesihu i Premtuar a.s. kishte një shërbëtor. Ai ishte aq i trashë nga mendja se e përzinte vajgurin në gjellë dhe e pinte. Mesihu i Premtuar a.s. nganjëherë e dërgonte në qytetin e Batala-së për nevoja të ndryshme. Njëherë, kur ai kishte shkuar në Batala për një punë të tillë, e takoi Molvi Muhammed Husejn Batalavi. Ai ishte një dijetar i njohur dhe konsiderohej një prej figurave më me zë të ahli-Hadithit. Ai kishte zakon që të takonte çdo vizitor, i cili nisej nga Batala drejt Kadiajnit dhe t’i thoshte se ky njeri (pra Mesihu i Premtuar a.s.) bën dallavere dhe është mashtrues e gënjeshtar. Por, njerëzit prapëseprapë shkonin në Kadijan dhe nuk ndaleshin nga fjalët e Molvi sahibit. Atë ditë Molvi sahibi nuk gjetë askënd, përveç Piras. Molvi sahibi iu afrua Piras dhe i tha: O Pira! Ti nuk duhet të qëndrosh afër këtij njeriu. Përse po shkatërron besimin? Ai i shkreti nuk kuptoi dot të gjitha fjalët e Molvi sahibit, por kuptoi vetëm kaq se sipas Molvi sahibit, qëndrimi  i tij pranë Mirza sahibit është mjaft i dëmshëm. Kur Molvi sahibi mbaroi fjalën, Pira iu përgjigj duke thënë: Molvi sahib! Unë jam injorant dhe nuk mund të kuptoj këto çështje. Megjithatë kam kuptuar se Mirza sahibi është njeriu i keq. Por, kam kuptuar edhe diçka tjetër. Ju ditë për ditë i silleni vërdallë qytetit, dhe njerëzve u thoni që të mos shkojnë kurrsesi në Kadijan. Madje, këtë porosi u jepni edhe atyre që vijnë nga vende të ndryshme dhe kalojnë nga Batala për në Kadijan, por unë shoh fare qartë se Zoti është me të, dhe jo me ju sepse pavarësisht të gjitha përpjekjeve tuaja, qindra njerëz udhëtojnë këmbas nga Batala deri në Kadijan, ndërsa askush nuk qëndron me ju.

Pra, robërit e Zotit, fillimisht duken të papërfillshëm dhe të thjeshtë, dhe banorët e kësaj bote që jepen vetëm pas pamjes së jashtme, i përbuzin ata. Ashtu ngjau edhe me Mesihun e Premtuar a.s. Ndërsa sot, xhemat ynë gjendet në të gjitha skajet e botës. Hazret Kalifi i Dytë r.a. thotë se në Xhelsa Salanën e fundit në jetën e Mesihut të Premtuar a.s. numri i pjesëmarrësve ishte shtatëqind, ndërsa sot vetëm këtu në xhaminë Aksa, janë mbi katër mijë persona. Huzuri shton se ndërsa sot, në këtë pjesë të botës, në këtë xhami, numri i besimtarëve që dëgjojnë këtë fjalim mund të jetë 5-6 mijë.

Hazret Kalifi II r.a. thotë se të gjitha kombet e Indisë këndrshtuan atë në mënyrë më të ashpër, por karshi të gjitha përpjekjeve të tyre, xhemati ynë shënoi vetëm progres, ndërsa sot ai është shtrirë edhe jashtë Indisë. Sot qendrat tona po funksionojnë në të gjitha vendet e botës. Në qendrat tona të misionit janë angazhuar në përhapjen e Islamit në Angli, Amerikë, Afrikë, Kinë, Japoni dhe në ishujt Xhava e Sumatra (Indonesi). Sot, afrikanët po marrin mësim prej tyre, dhe banorët e Amerikës dhe Evropës po përqafojnë vrullshëm njëshmërinë e Zotit duke hyrë në Islam. E vetmja arsye mbrapa kësaj force shtytëse është se Zoti përmes të dërguarit të Tij, na ka ringjallur besimin, ndërsa të tjerët janë privuar prej tij.

Një ndër figurat më të ndrithmse të xhematit tonë ishte Sahibzada Abdul Latif shehit, i cili mbërriti në Kadijan thjesht duke dëgjuar deklaratën e Mesihut të Premtuar a.s. Ai ishte nisur nga vendlindja e tij për të kryer haxhin, por duke dëgjuar thirrjen e Mesihut të Premtuar a.s. mbërriti në Kadijan dhe e pranoi atë. Ngaqë tashëm ai kishte pranuar Mesihun e Premtuar a.s., prandaj pas bejtit, kur u kthye në atdhe, mbreti i Afganistanit e dënoi me vdekje me gurëzim. Shumë persona u këmbëngulën që ai të ndërronte mendje dhe të mohonte Mesihun e Premtuar a.s. Por, ai tashmë e kishte parë të vërtetën. Përfundimisht, mbreti urdhëroi që të varrosej deri në mes në dhe, dhe të ekzekutohej me gurëzim. Ai u martirizua barbarisht, por nuk shprehu asnjë ngurrim dhe dha shpirt në rrugën e Allahut. Para se të gurëzohej, një vezir iu afrua atij, dhe i tha, nëse doni, mos i ndërroni besimet tuaja, veçse mohojini me gojë, por ai u përgjigj se s’mund të gënjejë. Pra, ai u martirizua në këtë mënyrë. Pak kohë pas martirizimit të tij, ra kolera në Afanistan dhe u përhap gjithandej duke shuar mijëra njerëz. Tani shikoni se këto fatkeqësi vijojnë edhe sot e kësaj dite.

Po kështu kur njerëzit dolën kundër Mesihut Premtuar a.s. atëherë Zoti e njoftoi se së shpejti do të përhapet murtaja në vend. Kjo profeci u përmbush fjalë për fjalë, dhe mijëra njerëz u bënë viktimë të kësaj sëmundje. Por edhe në atë  kohë, kur murtaja ishte shfaqur si një argument për vërtetësinë e Mesihut e Premtuar a.s., ai i lutej Zotit me mallëngjim dhe dhembshuri të sinqertë që ky ndëshkim të largohej. Këto lutje të përgjëruara, me ngashërime të mbytura ishin aq të dendura, saqë Molvi Abdul Karim sahib, i cili banonte në pjesën e sipërme të xhamisë Mubarak, kishte rrëfyer se njëherë dëgjova të qarët e dikujt. Ai zë ishte aq mallëngjyes dhe i dhimbshëm sikur ndonjë grua duronte dhimbjet e lindjes. Kur e vura veshin te muri, kuptova se ishte Mesihu i Premtuar a.s., i cili po i lutej Zotit me ngashërime të mbytura se o Zot! Kush do të më besojë nëse të gjithë shuhen nga murtaja. Pra, ajo sëmundje ishte një argument i fuqishëm në mbështetjen e tij, dhe Zoti e kishte shfaqur pikërisht për të. Por, ai vetë u mallëngjye dhe filloi lutje që ajo të ndërpritej. E tillë është shkalla e mëshirës së profetëve të Zotit.

Allahu ia ngjalltë sedrën fetare çdo ahmediani. Zoti ua forcoftë lidhjen me Krijuesin, dhe ua shtoftë durimin dhe vetëpërmbajtjen. Zoti na mundësoftë të lutemi për të shpëtuar njerëzimin. Zoti na mundësoftë ta mposhtim egon tonë me përulësinë tonë. Zoti na udhëzoftë gjithnjë në rrugën e Tij. Na mundësoftë të përmbushim detyrën tonë në përmbushjen e misionit të Mesihut të Premtuar a.s. Allahu na mundësoftë të bëjmë çdo vepër që Mesihu i Premtuar a.s. ka pritur nga anëtarët e xhematit të tij.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp