Hazret Kalifi i Dytë r.a. - Sehabët e Mesihut të Premtuar
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Hazret Kalifi i Dytë r.a. – Sehabët e Mesihut të Premtuar

Kalifi i Pestë i Mesihut të Premtuar, Allahu e ndihmoftë fuqimisht

Duke lexuar apo duke dëgjuar ngjarjet e sehabëve të Mesihut të Premtuaras, na shfaqen çiltërsia e tyre, dëshira dhe përpjekjet e tyre për gjetjen e së vërtetës, gatishmëria e tyre për të sakrifikuar jetën e pasurinë për këtë qëllim, dhe dashuria dhe besnikëria e tyre ndaj Mesihut të Premtuaras. Pra, këta ishin të mëvonshmit, të cilët iu bashkuan të parëve përmes dashurisë, besnikërisë dhe përkushtimit të tyre. Secili prej tyre kishte stilin e veçantë. Të afërmit, pasardhësit dhe bashkëkohësit e tyre kanë përfituar nga sjellja, morali dhe karakteri i tyre. Vetë Kalifi IIra ishte një prej sehabëve të Mesihut të Premtuaras dhe kishte lidhje personale me pothuaj të gjithë sahabët e Mesihut të Premtuaras, ngjarjet e të cilëve ai ka rrëfyer. Kur ai u referohet atyre figurave të ndritshme dhe nxjerr mësime të vyeshme nga jeta e tyre, ato lënë përshtypje të thella. Nganjëherë, ne interesohemi vetëm për një aspekt të asaj ngjarjeje, ndërsa kur reflektojmë me vëmendje, na dalin disa dukuri të tjera. Pra, e njëjta ngjarje bëhet këshillë në këndvështrime të ndryshme.

P.sh. ngjarjen e anëtarësimit të Molvi Burhanudin sahibit të Xhehlemit, e ka rrëfyer Kalifi IIra në mënyrën e vet. Ai thotë se ngjarja e pranimit të Xhematit nga Molvi Burhanudin sahibi të Xhehlemit, nuk është më pak se një anekdotë. Molvi Burhanudin sahibi rrëfen se kur erdha në Kadijan për herë të parë për të takuar Mesihun e Premtuaras, ai gjendej në Gurdaspur, kështu që u nisa menjëherë për në Gurdaspur. Shtëpia në të cilën qëndronte Mesihu i Premtuaras, kishte një bahçe anash. I ndjeri Hamid Ali sahibi bënte rojë në derë. Kur iu afrova dhe kërkova leje për të takuar Mesihun e Premtuaras, ai nuk më lejoi. Por, unë fshehurazi iu afrova derës dhe e hapa ngadalë. Kur shoh, Mesihu i Premtuaras shëtiste me nxitim brenda me hapa të shpejtë. Huzuri shton se këtë ngjarje e kemi dëgjuar edhe herë të tjera. Molvi sahibi thotë se unë, menjëherë u ktheva mbrapsht, dhe kuptova se ai njeri është i vërtetë. Nëse po lëviz me shpejtësi në dhomë, sigurisht ka për të mbërritur diku larg. Molvi Burhanudin sahibi ishte pjesëtar i sektit selefi. Ishte paksa e çuditshme që Molvi sahibi ta krijonte këtë opinion, sepse në përgjithësi mendohet se selefitë janë njerëz të vrazhdë, të thatë dhe fanatikë.

Pra shikoni, meqë Zoti duhet t’i krijonte atij një mundësi për të njohur të vërtetën, ai nuk mendoi as për argumentet nga Kurani, nga hadithi apo dëshmi të tjera. Selefitë janë të vendosur me fanatizëm mbi idenë se çdolloj komunikimi me Zotin pra shpallje pas vdekjes së të Dërguarit të Allahutsas ëshët ndërprerë. Pastaj, kanë edhe këtë koncept se të dërguarit e Allahut apo evlijatë nuk kanë asnjë epërsi mbi njerëz të tjerë. Sikur ne, edhe ata janë njerëz të zakonshëm.

Mesihu i Premtuarsas ka thënë se qeniet e të dërguarve të Allahut i ngjajnë shiut. Ata janë skajshmërisht të ndritshëm dhe rrezatojnë mirësi dhe bekime. Është mizori e madhe nëse ne i konsiderojmë ata si ne. Dashuria dhe besnikëria ndaj të dërguarve apo evliave i shton besimin njeriut.

Megjithatë, çiltërsia e Molvi Burhanundin sahibit, vetëm ecjen e shpejtë të Mesihut të Premtuaras e konsideroi si shenjë e vërtetësisë së tij. Padyshim, ishte mëshira e Zotit që e zgjodhi Molvi Burhanudin sahibin, ndryshe janë plotë njerëz që edhe pse dëgjojnë argumente të shumta dhe dëshmojnë shenja të qarta, por prapë nuk binden. Megjithatë, nuk mund të thuhet se të gjithë selefitë janë të vrazhdë. Mijëra selefi kanë pranuar vërtetësinë e Mesihut të Premtuaras në Afrikë. Ata u ndërgjegjësuan për nevojën e vazhdimësisë së shpalljes në çdo kohë e periudhë, dhe kuptuan se ardhja e të dërguarve të Zotit dhe evliave është si shi që e gjallëron dhe gjelbëron gjithë tokën. Kështu që gjallërimi i lulëzimit shpirtëror lyp vijimësinë e shpalljes hyjnore.

Pastaj, Kalifi IIra rrëfen për sinqeritetin dhe sakrificën e Set Abdurrahman sahibit të Medrasit. Ai kishte pranuar xhematin në kohën e Mesihut të Premtuaras. Ai shquhej për sinqeritetin e tij dhe angazhohej gjithnjë në përhapjen e mesazhit të xhematit. Mesihu i Premtuaras ngashërehej kur tregonte ngjarjen e tij. Madje edhe unë prekem, (thotë Kalifi IIra) kur kujtoj atë ngjarje, dhe bëj lutje për të. Në fillim kishte një gjendje të mirë financiare, dhe ai gjithmonë bënte kontribute të mëdha për nevojat fetare. Çdo muaj mund të dërgonte treqind, katërqind apo deri në pesëqind rupi. Megjithatë, ndodhi që bëri disa gabime në tregti, pra mori disa vendime të gabuara, që ia shkatërruan tërësisht tregtinë. Shpallja e Mesihut të Premtuaras është pikërisht për të. Fjalët e kësaj shpalljeje janë kështu:

قادر ہے وہ بارگاہ ٹوٹا کام بنادے

بنا بنایا توڑ دے کوئی اس کا بھید نہ پاوے

d.m.th. i Plotfuqishmi është Zoti ynë që rregullon punë të prishura. Por nëse do, mund të shkatërrojë edhe punë të rregullta dhe askush nuk mund të dijë sekretin e Tij. Kur zbriti kjo shpallje, gjithë vëmendje u përqendrua te vargu i parë se Zoti i Plotfuqishëm është Ai që rregullon punë të prishura. U kuptua se biznesi i Set sahibit do të rregullohet shumë shpejt, ndërsa pjesa tjetër e vargut se nëse do, mund të shkatërrojë edhe punë të rregullta dhe askush nuk mund të dijë sekretin e Tij, nuk u mor në konsideratë. Pra, ky varg tregonte se fillimisht biznesi do të rregullohet e pastaj do të prishet prapë. Pas, një goditje të rëndë, biznesi i Set sahibiti, brenda dy tre vjetësh doli në fitim. Pra, biznesi shkëlqeu prapë, por pas pak kohësh, pësoi humbje. Gjendja e tij u përkeqësua aq shumë, saqë disa herë ai s’kishte asgjë për të ngrënë. Një ditë Mesihu i Premtuaras tregoi për të me shumë dashuri dhe tha: Allahu i Lartësuar e ka bekuar me besnikëri dhe devotshmëri. Ai kishte dërguar pesëqind rupi si dhuratë. Duke parë gjendjen e tij të vështirë, dikush i kishte dhënë tre mijë rupi, me qëllim që ai të fillonte një biznes të ri, apo të hapte një dyqan enësh. Por, ai menjëherë i dërgoi Mesihut të Premtuaras pesëqind rupi dhe shkroi se kisha kohë që nuk kisha mundur të dërgoja asnjë kontribut. Sedra ime nuk duroi që tani kur Zoti më ka dërguar paratë, të mos jepja asgjë për hir të fesë. Pra, ishte aq i përkushtuar në shërbim të fesë.

Kalifi IIra duke treguar për dëshirën e tij për të harxhuar para në rrugë të Zotit, dhe hidhërimin e tij, kur nuk kishte mundësi, thotë se kur u përkeqësua gjendja e tij financiare, disa miq e ndihmuan. Nganjëherë ai nuk kishte mundësi as për të blerë bukën. Një ditë, Mesihut të Premtuaras i erdhi një mandat-pagesë nga një zotëri jo-ahmedian. Ai kishte shkruar se Set Abdurrahman sahibi është shoku im, dhe kam respekt të veçantë për të. Unë e konsideroj njeri të drejtë dhe të ndershëm. Një ditë e pashë shumë të pikëlluar dhe kur e pyeta arsyen e këtij hidhërimi, ai m’u përgjigj se “kur kisha para, unë shpesh i dërgoja ato Mesihut të Premtuaras, ndërsa tani për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike, unë nuk mundem më.” Ai shkruan se, kjo gjë më bëri shumë përshtypje. Unë jam betuar se tani e tutje, do t’ju dërgoj dyqind apo treqind rupi çdo muaj. Pra, në këtë mënyrë, ai edhe pse nuk ishte ahmedian, çdo muaj dërgonte kontribute.

Kalifi IIra rrëfen se një herë i erdhi një mandat-arkëtimi nga Seth sahibi me një vlerë prej treqind apo katërqind rupish. Mesihu i Premtuaras duke e parë atë, tha se Seth sahibi ka qenë në gjendje të vështirë financiare. Si ka dërguar ai këto para? Pas disa ditësh, ai mori letrën prej Seth sahibit. Ai kishte shkruar se kisha marrë pak borxh, e pastaj për ta shlyer atë, mora para nga një miku im. Kur i mora paratë, mendova që një pjesë të dërgoj edhe juve. Pra, kam shlyer një pjesë të borxhit, ndërsa pjesën tjetër po ju dërgoj juve. Pra, i tillë ishte përkushtimi dhe sinqeriteti i tij.

Kalifi IIra duke përshkruar kohën e Mesihut të Premtuaras se si menjëherë pas deklaratës së tij se ishte Mesihu i Premtuar dhe duke qenë i tillë ishte edhe i dërguar prej Zotit, shumica e muslimanëve kishin dalë kundër tij. Ata e kundërshtuan edhe pse ai kishte sqaruar se këtë status ai kishte fituar vetëm se ishte shërbëtor i të Dërguarit të Allahutsas e jo nga merita e tij. Ne ende përballemi me të njëjtën situatë. Kur Mesihu i Premtuaras u bëri thirrje edhe ithtarëve të feve të tjera, atëherë për shkak të kësaj sfide të krishterët dhe hindutë gjithashtu dolën kundër tij, dhe nuk kursyen asnjë përpjekje për t’i sjellë dëm atij. Ata e paditën në gjykatë, derisa ai kaloi tre muaj në resht nëpër seanca, gjatë të cilave i duhet të qëndronte në këmbë për orë të tëra. Një herë, gjykatësi për shkak të armiqësisë, nuk e lejoi as ujë. Ndonëse ne kemi harruar këto gjëra, por këto ishin sprova të mëdha për anëtarët e asaj kohe.

Ata në njërën anë dëgjonin premtimin e Zotit se “mbretërit do të kërkojnë bereqet prej veshjeve të tua” dhe “ata që të mohuan, do të mbeten si popuj të vegjël në këtë botë”. Ndërsa në anën tjetër shikonin se një gjykatës i thjeshtë i qeverisë, me një rrogë të vogël pesëqind rupish, nuk e lejonte të ulej e as të pinte ujë. Nganjëherë, kishte marrje mendsh dhe këmbët i mpinin nga lodhje. Njerëz me besim të dobët, sigurisht do të dyshonin se vallë a është ky person të cilit Allahu i ka bërë premtime të tilla. Pra, edhe këto ishin sprova për shumëkënd. Nëse disa e kujtonin për pamundësinë, të tjerët nga sedra e besimit donin t’i vrisnin këta kundërshtarë.

Kalifi IIra rrëfen se ditën kur do të shpallej vendimi, një anëtar i xhematit tonë, të cilin e quanim profesor, kishte një dashuri të veçantë me Mesihun e Premtuaras. Ai ishte mjeshtër në lojën e letrave. Ishte njeri i zgjuar dhe mesatarisht fitonte rreth katër qind apo pesëqind rupi nga letrat, pra nga bixhozi, por pas pranimit të xhematit, ai hoqi dorë nga loja. Këtu është mësim edhe për ahmedianët. Pra, ai lë atë punë, dhe hapi një dyqan të vogël. Ai e donte jashtëzakonisht shumë Mesihun e Premtuaras, prandaj edhe varfërinë e duroi me këmbëngulje dhe qëndrueshmëri. Kalifi IIra tregon se ai hapi një dyqan në Lahor. Ai duke u bërë thirrje klientëve të tij, gati zihej me ta. Nëse bashkëbiseduesi thoshte diçka që nuk përputhej me statusin e Mesihut të Premtuaras, ai grindej me të. Një herë Khuaxha Kemaludin sahibi iu ankua Mesihut të Premtuaras  për të. Mesihu i Premtuaras e këshilloi me dashamirësi se Zoti na ka urdhëruar të sillemi me butësi dhe ky është mësimi i Tij. Mesihu i Premtuaras e shpjegonte, ndërsa ai skuqej nga zemërimi. Ai nuk ndërhyri për shkak të respektit, por kur dëgjoi porosinë e Mesihut të Premtuaras deri në fund, i tha se unë nuk mund të pranoj këtë porosi. Nëse dikush nxjerr qoftë edhe një fjalë të vetme kundër prijësit tuaj të Dërguarit të Allahutsas , ju bëheni gati për mubahile (pra i bëni thirrje për duel në lutje), dhe shkruani libra. Ndërsa, neve na këshilloni se nëse ata shajnë prijësin tanë, ne thjesht duhet të përmbahemi.

Ndonëse, ky ishte mosrespektimi ndaj tij, por tregon edhe dashurinë e tij të madhe ndaj Mesihut të Premtuaras.

Ditën kur do të jepej vendimi, njerëzit kishin përshtypje se gjykatësi me siguri do të shpallte vendim kundër Mesihut të Premtuaras duke e dënuar me burgim. Ahmedianët nuk kishin asnjë fije dyshimi se Mesihu i Premtuaras do të arrestohej. Atë ditë, policia kishte marrë masa të veçanta sigurie. Mesihu i Premtuaras hyri brenda në gjykatë, ndërsa anëtarët e tjerë e ndaluan këtë profesor që të priste për jashtë, meqë ishte i gjaknxehtë. Ai në fakt kishte fshehur një gur të madh mbrapa një peme. Ai, tamam si një i marrosur, duke qarë me dënesë, vrapoi drejt pemës. E mori gurin dhe rendi drejt gjykatës. Po ta mos ndalonin anëtarët e xhematit, ai me siguri do të kishte goditur kokën e gjykatësit. Ndoshta ai ishte i bindur se gjykatësi do të dënonte Mesihun e Premtuaras prandaj mendoi për ta sulmuar atë.

Pra, në situata të ndryshme njerëzit kanë edhe reagime të ndryshme. Disa njerëz me besim të dobët, largohen nga feja, ndërsa të devotshmëve kjo gjë u shton besimin. Ndërsa, njerëz me gjendje të rëndë emocionale, siç ishte rasti i profesorit në fjalë, i cili ishte edhe i ndjeshëm si dhe i gjaknxehtë, të tillë njerëzish mendojnë të hakmerren vetë. Megjithatë, mësimet e Mesihut të Premtuaras janë udhërrëfyese për ne. Ai është kod që duhet t’i përmbahemi dhe duhet të veprojmë gjithmonë me durim dhe vetëpërmbajtje. Këto situata shfaqen edhe tani. Ndonëse rezultati përfundimtar është ai që ka njoftuar Allahu i Plotfuqishëm, dhe të durueshmit dhe të vetëpërmbajturit që kërkojnë forcë me anë të lutjes, do të jenë të dëshmitarë të ndihmës së Zotit.

Populli ka krijuar disa perceptime lidhur me ditët e javës. Për shembull filan ditë është e mbarë, ndërsa filan ditë tersi. Filan ditë është e mbarë për udhëtim ndërsa filan ditë sjellë taksirat. Disa njerëz më pyesin edhe mua dhe si argument citojnë Mesihun e Premtuaras ose bashkëshorten e tij. Hazret Ama Xhan, pra bashkëshortja e Mesihut të Premtuar e kishte ndaluar Kalifin IIra që të udhëtonte të mërkurave. Kalifi IIra ka shpjeguar vetë se ajo kishte thënë kështu për shkak të një ëndrre, dhe ai vetë thotë se ky mospëlqim nga ana e saj, nuk kishte lidhje me ndonjë ditë të caktuar. Kalifi IIra sqaron edhe çështjen e Mesihut të Premtuaras, dhe thotë se dikush më pyeti se e kam quajtur filan ditë si jo të mbarë duke iu referuar Mesihut të Premetuaras se meqë ai kishte një shpallje lidhur me ditën e martë, prandaj ai nuk e parapëlqente këtë ditë. Kalifi IIra iu përgjigj se “Unë veçse kisha shpjeguar një transmetim rreth tij, por nuk kam thënë kurrë se e marta është ditë tersi. Meqë, rrëfimi në fjalë i referohet Mesihut të Premtuaras, prandaj nëse zëmë se ai është i vërtetë, dhe ai ishte njoftuar se do të ndërronte jetë ditën e martë, atëherë kjo çështje ishte specifike për të. Por, njerëzit e tjerë e zgjeruan kufirin e kësaj çështjeje, dhe e kthyen në ligj, dhe filluan të besonin në tersin e së martës. Një gjë që është krijuar prej Zotit, si mund të konsiderohet si ters? Për sa i përket rrëfimit që i referohet Mesihut të Premtuaras, tersi dhe prapësia ishin vetëm në kuptimin e se ai do të ndërronte jetë ditën e martë. Ndryshe, derisa Zoti i Madhërishëm vetë i ka bekuar të gjitha ditët e javës, dhe ka shfaqur atributet e Tij përmes tyre, atëherë si mund të pranojmë ndonjë rrëfim që i kundërvihet kësaj të vërtete. Do të themi se mbase personi që ka përcjellë këtë histori, ka gabuar, dhe si e tillë, ne s’mund ta pranojmë këtë rrëfim. Ose, për shkak të natyrës njerëzore, mundet që Mesihu i Premtuaras i druhej asaj dite për shkak të frikës që ngjallte ajo, megjithatë ne nuk mund të themi se ajo ditë është terse. Pra, lidhur me këtë rrëfim, ose ka gabuar përcjellësi, ose Mesihu i Premtuaras për shkak të natyrës njerëzore ka menduar diçka për veten. Ndërsa si mesele, të gjitha ditët janë të bekuara, por muslimanët fatkeqësisht një nga një e quajtën ditët e javës si jo të mbarë, dhe kështu i zuri prapësia.

Nganjëherë njerëzit kalojnë cakun e modestisë. Kalifi IIra rrëfen një ngjarje që tregon sesi njerëzit mbajnë qëndrime radikale në ideologjinë e tyre. Ai tregon se në kohën e Mesihut të Premtuaras, një person Hafiz Muhammed sahib nga Peshavari ishte një anëtar i pasionuar. Ai ka qenë pjesëtar i Ahli Hadithit, prandaj shpesh kishte qëndrime prej fanatiku. Njëherë ai kishte ardhur në Kadijan për të marrë pjesë në Xhelsa Salana. Kur kthehej nga Kadijani, ai filloi të bisedonte rreth druajtjes ndaj Zotit. Dikush tha se madhështia e Allahut është e pakufishme, ndërsa ne jemi të poshtër, papërfillshëm dhe hiçgjë. As nuk dimë se Zoti a do të na pranojë adhurimet, agjërimet, zekatin dhe haxhin tonë apo jo. Personi tjetër tha se në të vërtetë, Zoti është aq i Madhërishëm, saqë nganjëherë mendoj se vallë a jam besimtar apo s’jam. Hafiz Muhammed sahibi ishte ulur në një kënd dhe po dëgjonte këtë muhabet. Ai menjëherë iu drejtua atij personi i cili kishte thënë se nuk jam i sigurt, a jam besimtar apo jo , dhe e pyeti: si mendon ti për veten, a je apo nuk je besimtar? Ai u përgjigj njësoj se nuk jam plotësisht i bindur se a jam besimtar apo jo. Hafiz sahibi i tha: mirë atëherë, tash e tutje unë nuk do të falem pas teje. Të tjerët e mbështetën dhe thanë: Ai ka të drejtë, çështja e besimit është mjaft e lartë. Hafiz sahibi tha: mirë atëherë, që nga sot, unë nuk do të falem pas jush. Si mund të falem pas jush, nëse ju nuk e konsideroni veten si besimtarë. Gjithsesi, treni mbërriti në Peshavar dhe Hafiz sahibi që prej asaj dite ndërpreu faljen me xhemat. Kur u pyet se përse ishte larguar nga xhamia, ai u përgjigj: derisa ju veten nuk e konsideroni as besimtarë, si mund të falem mbrapa jush. Kjo çështje u acarua pak dhe e mësoi edhe Mesihu i Premtuaras. Mesihu i Premtuaras tha se Hafiz sahibi kishte të drejtë kur u tërhoqi vëmendje të tjerëve për gabimin e tyre se ata veten nuk e konsideronin besimtarë. Megjithatë, ai theksoi se Hafiz sahibi nuk kishte të drejtë të ndërpriste namazin pas tyre, sepse ata nuk kishin mohuar fenë. Anëtarët e xhematit tonë duhet të kenë gjykim pozitiv rreth tyre. Për sa u përket përpjekjeve, njeriu duhet t’i vazhdojë ato, dhe të orvatet të përparojë në vepra të mira. Megjithatë, të refuzosh se nuk je besimtar, është gabim i hapët.

Këto ditë, në Europë shfaqet vetëm lakuriqësia. Nëse Zoti e ka quajtur veshjen si zinet (bukuri), ne shohim në shoqëri se lakuriqësia konsiderohet si modë. Para disa ditësh ishte një lajm se disa vajza muslimane që shkonin me biçikleta, kishin ndjerë vapë, dhe kështu hoqën rrobat e tyre. Pra, jemi në një kohë kur ekspozimi i trupit, për muslimanët nuk është më diçka e dënueshme. Në kohën e Kalifit IIra shkalla e lakuriqësisë duhet të jetë 70 apo 80% më e ulët. Megjithatë, ai flet për një piktor të famshëm britanik, i cili kishte shkruar se gratë evropiane kanë prirje për t’u bërë sa më shumë lakuriqe. Duke qenë piktor, unë kam parë më shumë meshkujt dhe femrat lakuriqë, por si artist mund të them me plot gojë se trupi lakuriq nuk krijon bukuri dhe hijeshi, madje në disa raste një femër e tillë konsiderohet e shëmtuar. Pra, nëse femrat zbulojnë trupin, duke kujtuar se kështu do të vlerësohen dhe lavdërohen, duhet të dinë se disa herë një gjë e tillë krijon neveri e jo vlerësim. Kalifi IIra thotë ky nuk është mendimi i thjeshtë, por vjen prej një nga piktorët më të njohur evropianë dhe vlerësimi i tij i logjikshëm ka peshë të madhe. Po kështu edhe meshkujt përdorin veshje të çuditshme dhe dalin në stile të habitshme. Kjo vetëm ua prish dinjitetin dhe shfaq shëmtinë. Sot nëse mblidhen katër persona në emër të lirisë, dhe të manifestojnë diçka absurde, shoqëria i jep shumë rëndësi manifestimit të tillë. Kjo është arsyeja përse shoqëria në përgjithësi po zbret poshtë e më poshtë. Para shtatëdhjetë vjetësh, ai piktor kishte shprehur të vërtetën, ndërsa artisti i sotëm ndoshta nuk do të gjejë guximin për ta shprehur këtë. Jo vetëm artisti, por askush nuk ka guxim të japë vlerësim të ndershëm, prandaj shoqëria ka marrë rrugën tatëpjetë. Lakuriqësia e ka zëvendësuar bukurinë. Duhet ditur se bukuria nuk mund të matet nga lakuriqësia apo nga faktorë të jashtëm, por ajo ka tjetër kritere.

Kalifi IIra ka folur për dy sehabë të Mesihut të Premtuaras të cilët kishin filluar një polemikë. Pra, në kohën e Mesihut të Premtuaras, Molvi Nurudin sahibi ra dhe Hazret Molvi Abdul Karimira patën një debat. Kalifi Ira ishte i mendimit se nuk është e lehtë të matet bukuria. Jo çdokush mund të identifikojë mirë bukurinë. Për këtë duhet një mjek që të tregojë se cili është i bukur dhe cili është i shëmtuar. Por, Molvi Abdul Karimi ishte i mendimit se kjo nuk është diçka aq e vështirë. Çdo njeri është i aftë të dallojë bukurinë e ta identifikojë atë. Kalifi Ira përkrahte mendimin se sigurisht, çdo sy mund të dallojë bukurinë sipas aftësisë së tij, por në këtë njohje mbeten disa të meta. Vetëm një mjek mund të dallojë se kush me të vërtetë është i bukur, dhe cili po shtiret i tillë. Kalifi Ira pyeti se a keni ndonjë mashkull të pashëm këtu? Molvi Abdul Karim sahibi përmendi emrin e një djaloshi i cili rastësisht gjendej atje. Kalifi Ira i tha se sigurisht ai është i bukur në shikimin tuaj, por fytyra e tij tregon se ka të meta në skelet. Kalifi Ira e thirri dhe i tha për të hequr këmishën. Kur djaloshi hoqi këmishën, kraharori i tij kishte një strukturë aq të deformuar saqë Molvi Abdul Karim sahibi menjëherë i tha: la haul uela kuv-vete il-la bil-lah. Unë nuk kisha ditur se ai kishte këtë mangësi në fizik. Unë e kujtoja të pashëm vetëm nga pamja e jashtme. Pra, disa herë shfaqet vetëm bukuria e jashtme, e cila mungon së brendshmi. Nëse Zoti na ka porositur për t’u veshur që të ruhemi nga disa të këqija, atëherë kjo shërben për të ruajtur bukurinë, por fatkeqësisht njeriu po i largohet edhe asaj.

Kalifi IIra ka rrëfyer për një person, i cili kishte qëndrim të veçantë lidhur me kohën e mbarimit të syfyrit. Megjithatë, Zoti e udhëzoi në një mënyrë të çuditshme. Pra, ai rrëfen se në xhematin tonë ishte një anëtar, të cilin të gjithë e quanin filozof. Tashmë ai ka ndërruar jetë. Allahu e mëshiroftë dhe e faltë. Ai në çdo çështje donte të zbulonte filozofi, dhe në fakt disa prej tyre qëllonin mjaft mirë. Pra, ai quhej filozof sepse në çdo çështje kërkonte arsyetime të panjohura. Njëherë doli çështja e agjërimit. Ai tha se është mashtrim nga ana e dijetarëve se po nuk përfundove së ngrëni syfyrin deri në këtë orar, atëherë nuk ka agjërim. Pra, nëse dikush mbetet pabukë për 12 orë, a prish punë nëse përfundoi syfyrin para ose pas pesë minutash. Hoxhallarët menjëherë nxjerrin gjykimin se agjërimi është i pavlefshëm. Pra, ai ndezi një debat rreth kësaj çështjeje. Por, të nesërmen ai erdhi te Hazret Molvi Nurudin sahibi. Pra, ishte koha e Mesihut të Premtuaras dhe Kalifi Ira mbante vazin e Kuranit, dhe besimtarët përfitonin prej kuvendeve të tilla. Ai i erdhi i hutuar dhe pothuaj i shastisur. Ai i tha direkt: Molvi sahibi! Sonte jam qortuar rëndë. Kalifi Ira e pyeti: Pse, çfarë ka ndodhur? Ai tha: Natën po debatoja se kjo mesele, se nuk ka agjërim nëse njeriu ha syfyrin pas mbarimit të kohës së imsakut, është trillimi i dijetarëve. Unë po ngulmoja këtë qëndrim duke argumentuar se robi që rri pabukë dhe paujë për 12 apo 14 orë, nuk i prish punë nëse vonon edhe pesë minuta në syfyr. Pas këtij debati, shkova në shtëpi dhe u shtriva. Natën pashë në ëndërr se po tjerr pambukun duke e tërhequr pak nga pak nga shtëllunga dhe duke lidhur fillin me shkopinj që kisha ngulur në tokë. Pra, i ngula dy shkopinj në tokë dhe lidha fillin me një shkop e pastaj fillova të tjerrja pambukun duke iu afruar shkopit tjetër. Sa iu afrova, filli më doli mangët sa dy gishta. Unë po mundohesha duke e tërhequr, kur filli nuk mbërrinte deri te shkopi tjetër. Mendova se peri do të prishej duke u rrëzuar në tokë, dhe kështu më doli gjumi. Atëherë kuptova se Zoti më ka shpjeguar problem me anë të asaj ëndrre se nëse fill pambuku mund të prishej edhe pse del i mangët sa dy gishta, atëherë si mund të quhet i pranueshëm agjërimi kur i mungojnë pesë minuta.

Natyra njerëzore është e tillë që nuk mund të mbijetojë në vetmi. Njeriu është i prirë për të krijuar lidhje të reja. Kalifi IIra duke shtruar këtë çështje rrëfen se njëherë në kuvendin e Mesihut të Premtuaras po diskutohej për bukën prej grurit. Meqë në atë kohë, bukë prej albit ishte më e përhapur, ndërsa bukë gruri shumë e rrallë. Po të zbulohej se dikush kishte në zotërim miell grurin, grabitqarët ia zhvatnin. Të gjithë u përgjigjën me jo, përveç njërit, i cili tha se bukë gruri është vërtet shumë e shijshme. Të tjerët e pyetën: ku e ke provuar ti? Ai u përgjigj se sigurisht ai nuk e kishte provuar, por e kishte parë dikë duke ngrënë bukë, e bërë me miell gruri, dhe ai po kënaqej duke ngrënë atë. Janë disa persona të cilëve u pëlqen mish pule. Çaudri Zafrullah Khan sahibi është shoku im i fëmijërisë, dhe atij i pëlqente shumë kofsha pule. Edhe Mesihu i Premtuaras e hante me qejf. Kalifi IIra tregon edhe për një mikun e tij, i cili thoshte se njeriut nuk i duhet asgjë tjetër, nëse gjithë jetën ai furnizohej me kofsha pule. Megjithatë, Kalifi IIra thotë se mua personalisht nuk më pëlqen, dhe arsyeja e kësaj është problemi që kam pasur në dhëmbët e mi. Pra, disave u pëlqejnë disa ushqime të caktuara. Ata po t’i gjejnë ato ushqime, ndiejnë veten me fat. Por, këto ushqime kanë një vlerë shumë të ulët, dhe pse njeriu i arrin, atij i duhet të sigurojë edhe gjëra të tjera. Mesihu i Premtuaras shpesh recitonte këtë varg të një poeti sufi, se ose bashkohu me dikë ose dikush të përzgjedhë ty. Pra, jeta materiale e kësaj bote është e tillë. Kalifi IIra tregon se kjo është esenca e thënies së Kuranit se njeriu është krijuar prej baltës, dhe ai e përshtat veten. Pra, kjo dukuri është mbrujtur në natyrën njerëzore që ai ose t’i përkushtohet dikujt, apo dëshiron të bëjë dikë për veten. Për shembull fëmija pa arritur moshën e rritur, ngazëllohet vetëm nga ideja se do t’i kushtohet dikujt. Vajzat e reja, duke luajtur me shoqet e tyre, organizojnë dasmat e kukullave, ose duke imituar nënat e tyre, mbajnë ato kukulla gjithë ditën në krah. Ato i përkëdhelin, i ushqejnë dhe i mbajnë në prehër, sepse duan t’i përkushtohen dikujt. Derisa nuk martohen, edhe djemtë janë lidhur veçanërisht me nënat e tyre, por kur martohen, nuk ndahen për asnjë çast nga gratë e tyre. Allahu duke përshkruar këtë tipar të natyrës njerëzore, thotë se خَلَقَ الْإِنسَانَ مِنْ عَلَقٍ

d.m.th. Ai e krijoi njeriun prej një droçke gjaku. (el-Alek 96:3)

Është në natyrën e tij, të jetë i shoqëruar me dikë, për ndryshe ai nuk gjen qetësi. Mënyra më e mirë për ta realizuar këtë lidhje, e cila i siguron njeriun jo vetëm mbarësi në këtë botë, por edhe shpëtim në botën tjetër, është që t’i përkushtohet Allahut dhe të orvatet në këtë drejtim.

Duke dhënë një shembull për një dashuri të tillë Kalifi IIra thotë se ndonëse ky shembull i përket një personi me probleme mendore, i cili tashmë ka ndërruar jetë, dhe ka qenë edhe mësuesi im, por ky rast e shpjegon mjaft mirë çështjen e dashurisë. Pra, një mësues imi, i cili më ka dhënë mësim në shkollë, ndërsa më vonë kishte deklaruar gjoja ishte profet, ai quhej Molvi Jar Muhammed. Ai kishte një dashuri të pashembullt me Mesihun e Premtuaras dhe ndoshta ishte arsyeja e gjendjes së tij mendore. Ndoshta, kishte pasur çrregullim mendor edhe më parë, por ne kemi parë se ai donte Mesihun e Premtuaras jashtëzakonisht shumë, dhe kjo dashuri pastaj u shndërrua në çmenduri, dhe ai filloi të lidhte çdo profeci të Mesihut të Premtuaras me vetveten.

Ky çrregullim mendor pastaj u përshkallëzua, derisa nga dëshira për të qenë afër Mesihut të Premtuaras e shtynte për të bërë disa veprime të papëlqyeshme dhe të gabuara. Për shembull, ai donte të prekte Mesihun e Premtuaras ndërsa ai ishte në falje. Prandaj, Mesihu i Premtuaras kishte caktuar disa persona, që kujdeseshin që ai të mos falej pas tij. Mesihu i Premtuaras kishte zakon që duke folur apo duke ligjëruar, ai afronte dorën te kofshët, sikur dikush e plas lehtë. Kur Mesihu i Premtuaras bënte këtë gjatë të folurit, Molvi Jar Muhammad sahibi, nën impulsin e dashurisë, brofte nga vendi dhe shkonte afër tij. Nëse dikush e pyeste, Molvi sahib! Pse bëtë këtë? Ai përgjigjej se Mesihu i Premtuaras më kishte thirrur me shenjë. Pra, sa herë që i bëhej vërejtje për sjelljen e tij, ai arsyetonte te gjestet e Mesihut të Premtuaras. Ishte kjo gjendje dashurie dhe besnikërie, se lëvizja e dorës së të dashurit në mënyrë të pavetëdijshme, u kuptua si një shenjë thirrjeje. Kjo ishte gjendje e një personi që vepronte në gjendje të parregullt mendore, ndërsa ne edhe pse pohojmë se e duam Zotin, por pavarësisht nga fjalët e Tij të qarta “ejani për falje dhe ejani për fitore”, ne përtojmë në namaze dhe tregohemi të pakujdesshëm edhe në faljen e së xhumasë.

Kështu që, çdo musliman ahmedian duhet t’i kushtojë vëmendje kësaj çështjeje, dhe duke i përgjigjur thirrjes së Zotit, t’i afrohemi Atij sikur vepronte ky person i marrosur. Duhet të bëjmë përpjekje për të gjallëruar xhamitë tona me praninë tonë. Këto janë ditë pushimi, andaj prindërit sjellin fëmijët në xhami. Por, dal ngadalë frekuentimi në namaz dobësohet, prandaj po ju rikujtoj për këtë.

Allahu i ruajttë adhurimet tona na mundësoftë t’i përmbushim ashtu siç duhet.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp