بسم الله الرحمن الرحيم

In the name of Allah, Most Gracious, Most Merciful

Ahmadiyya Muslim Community
Albania

Dashuri për të gjithë, urrejtje për askënd

Dhurim i gjakut për fëmijët talasemikë

“Dhuroni gjak, shpëtoni jetë”  ishte thirrja gjatë fushatës së dhurimi të gjakut e cila u zhvillua më 31 maj 2014. Por të dhurosh gjak është dhe një dhuratë që njeriu i bën vetes, pasi përveç një pastrimi dhe rigjenerimi fizik, kënaqësia e ndihmesës në mbrojtjen e jetës së dikujt nuk mund të përshkruhet.

Xhemati Musliman Ahmedia iu bashkangjit Kryqit të Kuq Shqiptar, në një aktivitet ndërgjegjësimi mbi dhurimin e gjakut. Të rinj anëtarë të kësaj bashkësie dhe jo vetëm, u bënë pjesë e kësaj fushate duke dhuruar gjak në ndihmë të fëmijëve talasemikë shqiptarë, dhe kështu promovuan vlerën dhe rëndësinë e këtij gjesti njerëzor dhe të domosdoshëm.

Vetëm në Tiranë, janë rreth 400 fëmijë talasemikë që për një jetë normale si të gjithë fëmijët e tjerë duhet të marrin një njësi gjak, një herë në dy javë. Të dhurosh gjak do të thotë të japësh shpresë, të shpëtosh jetë! Nëse secili do të pyesë veten se çfarë po bën duke dhuruar gjak, do të kishte një përgjigje pa ekuivok :’Bëj atë që do të dëshiroja ta bënin të tjerët nëse vetë do të kisha nevojë për gjak. Gjaku është jetik. Gjaku nuk mjafton kurrë. Ai kërkohet në çdo kohë për përdorim të menjëhershëm.”

Feja islame promovon paqen dhe mbron shenjtërimin e jetës njerëzore. Në vargun 32 të sures 5 të Kuranit, Zoti thotë:

“… Ai që shpëton një jetë është sikur të ketë shpëtuar jetën e krejt njerëzve…”

Kjo nismë e është e disata në radhë nga ana e këtij Xhemati, ku ndër të tjera mund të përmendim, ndihma për tragjedinë e Gërdecit, katastrofat natyrore në Shkodër e ndihma të ndryshme për komunitetin përreth me rastin e festës së “Fitër Bajramit” dhe “Kurban Bajramit”. Përmes organizatës “Humanity First” (Njerëzimi në radhë të parë) ky xhemat u është gjendur pranë njerëzve në nevojë në raste të ndryshme fatkeqësie natyrore dhe njerëzore. Gjatë dhe pas luftës së Kosovës dhe Bosnjës etj., ky xhemat ka kontribuar me ndihma humanitare për të dëmtuarit.

Me rastin e 11 shtatorit, në Amerikë, nga ky komunitet u dhuruan mbi 11 mijë njësi gjak, nën moton “Muslims for Life” (Muslimanët në mbrojtje të jetës). Po ashtu nisma të ngjashme dhe shumë të suksesshme janë marrë edhe në Gjermani, Angli dhe vende të tjera të botës.

DSC02989DSC02975 DSC02974 DSC02946 DSC02935

DSC02953

DSC02985

 

DSC02937