بسم الله الرحمن الرحيم

Me emrin e Allahut të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Xhemati Musliman Ahmedia
Albania

Dashuri për të gjithë, urrejtje për askënd

Universiteti i Harvardit njeh ajetin e Kuranit si një ndër shprehjet më të mëdha për drejtësi

Fakulteti Juridik i Harvardit është një ndër institucionet më të respektuara të SHBA-së. Ai mban bibliotekën më të madhe të drejtësisë në botë. Barack Obama kishte studiuar këtu për tri vite dhe në vitin 1991 ai u diplomua në Doktoratën e tij me një vlerësim te përgjithshëm magna cun laude. Përveç kësaj, politikanë të tjerë me ndikim, gazetarë, autorë, sipërmarrës dhe atletë e stolisin listën e të diplomuarve të këtij fakulteti akademik të Universitetit të Harvardit.

Fakulteti i drejtesise Univesiteti i Harvardit

Kohët e fundit Biblioteka e Fakultetit të Drejtësisë në Harvard, ka emëruar shprehjet më të mëdha të drejtësisë në historinë njerëzore. Në hyrje u vendos një ekspozitë ne të cilën ishte shënuar ajeti 136 i suresë En-Nisa, ne të cilin thuhet:

O ju që besuat, bëhuni të qëndrueshëm për hir të Zotit, duke dëshmuar për drejtësinë, edhe sikur ajo dëshmi të jetë kundër vetes suaj, kundër prindërve apo të afërmve.  Qoftë i pasur, qoftë i varfër, Allahu është kujdestari më i mirë për të dy.

(Kurani Famëlartë 4:136)

Sipas webfaqes zyrtare të këtij fakulteti http://library.law.harvard.edu/justicequotes/, ekspozita “Fjalët e drejtësisë” është një dëshmi për kërkimin e vazhdueshëm për drejtësi dhe dinjitet me anë të ligjit. “Fjalët në këto mure e ripohojnë fuqinë dhe pathyeshmërinë e idesë për drejtësi” thuhet atje. Sipas Fakultetit Juridik të Harvardit, citatet ilustrojnë universalitetin e konceptit të drejtësisë, pavarësisht nga koha dhe kultura.