Gjendja e fshehtë e zemrës
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Gjendja e fshehtë e zemrës

zemra shendeti

لِّلَّـهِ مَا فِي السَّمَاوَاتِ وَمَا فِي الْأَرْضِ ۗ وَإِن تُبْدُوا مَا فِي أَنفُسِكُمْ أَوْ تُخْفُوهُ يُحَاسِبْكُم بِهِ اللَّـهُ ۖ فَيَغْفِرُ لِمَن يَشَاءُ وَيُعَذِّبُ مَن يَشَاءُ ۗ وَاللَّـهُ عَلَىٰ كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ

Çdo gjë që gjendet në qiej e në Tokë, i përket Allahut. Allahu do t’ju kërkojë llogari për atë që keni në zemrat tuaja, qoftë e zbuloni apo e fshihni. Ai do të falë kë të dojë, dhe do të ndëshkojë kë të dojë, dhe Allahu është i Plotfuqishëm për çdo gjë që do Ai. (El-Bekare 2:285)

Këto ajete flasin rreth  atyre çështjeve, të cilat njeriu i mban të fshehur në zemrën e tij. Mendime të çastit mund të falen, por një besim i gabuar, hasmëri, inati, smira dhe kurnacëria, të gjitha këto qëndrojnë në brendësinë e zemrës. Po të falen edhe këto, atëherë çfarë kuptimi mbetet nga besimi. Pra, këtu nga fjala تخفوہ nënkuptohen smira, armiqësia dhe urrejtje etj të cilat nguliten në zemër. Po kështu, janë ato mendime, që njeriu i lejon të hyjnë në zemrën e tij, dhe ka ndërmend t’i kryejë ato. Por, nëse i shkrepet një mendim, dhe njeriu e shporr atë aty për aty, atëherë ky nuk është mëkat, madje është një vepër e mirë që ai realizoi. Pra, vetëm të menduarit nuk është i dënueshëm, derisa nuk kthehet në veprim, apo të lejohet të ngulitet fort në mendje. Ebu Hurejrja r.a. përcjell se i Dërguari i Allahut s.a.s. ka thënë:

ان اللہ تجاوز عَن اُمتی ما حدَّثَتْ بــہٖ اَنفُسَھا ما لَم تَتَکَلَّمْ اَوْ تَعْجَلْ بِــہٖ۔

Allahu i Madhërishëm nuk i vëren ato mendime të umetit tim, që u shkrepen papritur në zemër, me kusht që ata ta mos e sjellin nëpër gojë e as ta kthejnë në veprim.

Pra, ky ajet cek ato mendime dhe reflektime, që njeriu i mban të fshehur në zemrën e tij, e pastaj kurdis plane rreth tyre. Ndërsa, mendime të çastit që shfaqen dhe zhduken, nuk përmenden këtu dhe ato as nuk janë të dënueshme. Madje, po të faleshin doktrina të gabuara, armiqësi, smirë dhe urrejtje, pa pasur asnjë pendim apo keqardhje, atëherë besimit të tillë nuk do t’i mbetet asnjë esencë. Prandaj, për to do të kërkohet llogari. Lidhur me këtë Allahu thotë:

لَّا يُؤَاخِذُكُمُ اللَّـهُ بِاللَّغْوِ فِي أَيْمَانِكُمْ وَلَـٰكِن يُؤَاخِذُكُم بِمَا كَسَبَتْ قُلُوبُكُمْ ۗ وَاللَّـهُ غَفُورٌ حَلِيمٌ

Allahu nuk do t’ju ndëshkojë për shkak të betimeve tuaja të kota. Por do t’ju dënojë për ato (mëkate) që zemrat tuaja kanë bërë qëllimisht. (el-Bekare 2:226)

Ndërsa në një vend tjetër, Ai thotë:

وَلَا تَقْفُ مَا لَيْسَ لَكَ بِهِ عِلْمٌ ۚ إِنَّ السَّمْعَ وَالْبَصَرَ وَالْفُؤَادَ كُلُّ أُولَـٰئِكَ كَانَ عَنْهُ مَسْئُولًا

mos qëndro pas diçkaje që nuk e dini. Sigurisht, veshët, sytë dhe zemra, secilit prej këtyre do t’i kërkohet llogari. (el-Isra 17:37)

Po kështu, Zoti thotë:

إِنَّ الَّذِينَ يُحِبُّونَ أَن تَشِيعَ الْفَاحِشَةُ فِي الَّذِينَ آمَنُوا لَهُمْ عَذَابٌ أَلِيمٌ فِي الدُّنْيَا وَالْآخِرَةِ ۚ وَاللَّـهُ يَعْلَمُ وَأَنتُمْ لَا تَعْلَمُونَ

Me të vërtetë, ata që dëshirojnë të përhapet imoraliteti ndër besimtarë, i pret dënimi i dhimbshëm, si në këtë botë edhe në ahiret. Dhe Allahu e di, ndërsa ju nuk e dini. (en-Nur 24:20)

Edhe ky ajet, nuk kallëzon asnjë veprim konkret nga ana e tyre, por arsyeton ndëshkimin vetëm për shkak të gjendjes së tyre të brendshme. Pra, njeriu duhet të reflektojë dhe të mendojë thellë për mendimet që flenë në zemrën e tij, sepse edhe pse ai nuk i kthen në veprim, ato janë të ndëshkueshme. Megjithatë, nëse ai i shporr menjëherë mendime të tilla të pahijshme dhe t’i kërkojë falje Zotit, atëherë ato nuk dënohen. Allahu i Madhërishëm vetëm disa ajete më sipër ka porositur:

وَلَا تَكْتُمُوا الشَّهَادَةَ ۚ وَمَن يَكْتُمْهَا فَإِنَّهُ آثِمٌ قَلْبُهُ ۗ وَاللَّـهُ بِمَا تَعْمَلُونَ عَلِيمٌ

Mos e fshihni dëshminë! Të dini se ai që e fsheh atë, zemra e tij është mëkatare. (el-Bekare 2:284)

Në Buhari e Muslim përcillet një hadith nga Ebu Hurerja r.a. se

اِذَا ھَمَّ عَبْدِیْ بِسَیِّئَۃٍ فَلا تَکْــتُبُوھَا عَلــیْہِ فَــاِنْ عَمِلَھَا فَاکْتُبُوْھَا سَیِّئَۃٔ۔ وَ اِذَا ھَمَّ بِحَسَنَۃٍ فَلَمْ یَعْمَلْھَا فَاکْتُبُوْھَا حَسَنَۃً۔ فَاِنْ عَمِلَھَا فَاکْتُبُوْا عَشْرًا۔

Allahu i Lartësuar i ka porositur engjëjt e Tij që nëse robi Im mendon për të bërë diçka të keqe, atëherë mos ia shënoni atij, por nëse e kthen në veprim, atëherë shënojini një gjynah në llogarinë e tij. Por, nëse robi Im ka ndërmend të bëjë një vepër të mirë, por nuk arrin ta realizojë, atëherë shënojini atij një vepër të mirë, dhe nëse e realizon, atëherë shënojni dhjetë vepra në llogarinë e tij.

Këto ajete dhe thëniet e të Dërguarit të Allahut s.a.s. tregojnë se mendimet e njeriut janë të tri llojeve.

  1. Cytje apo dyshimi që lind në mendjen njerëzore dhe zhduket vetvetiu. Për këto nuk kas asnjë llogari, pra as sevap e as dënim.
  2. Një besim i gabuar, apo një shtysë e brendshme për një veprim të keq. Nëse njeriu e mposht atë, atëherë meqë anonimi i antivlerës është vlerë, prandaj i shënohet një vepër e mirë në llogari.
  3. Nëse njeriu nuk e përzë atë nxitje të brendshme, por e mbron në zemër, atëherë ky veprim i tij do të konsiderohet i barabartë me një vepër të keqe.

Sunset HDR over the ocean
Në hadith thuhet se kur u shpallën këto ajete, sahabët u frikësuan shumë, dhe iu drejtuan të Dërguarit të Allahut s.a.s. duke thënë: O Profet i Allahut! Ne mund t’u nënshtrohemi porosive siç janë namazi, agjërimi, xhihadi apo sedakaja etj, por ky ajet përmban një porosi, që është përtej aftësisë sonë. I Dërguari i Allahut s.a.s. u përgjigj:

اَ تُرِیدُونَ اَن تقولوا کما قال أھلُ الکتابِ مِن قبلِکُم سَمِعْنا و عصَیْنا بلْ قولوْا سمِعْنا و أطعنا۔ غفرانک ربّنا و الیک المصیر۔ فلمّا اقْتَــرَأَھَا القَوْمُ وَ ذَلَّتْ بِھَا ألْسِنَتُھُمْ أَنْزَلَ اللّہُ فَی أَثَرِھَا  اٰمَنَ الرّسُوْلُ بِما اُنْزِلَ اِلَیْہِ مِن رّبِّــہٖ و المُؤمِنــُونَ

 A doni ta thoni atë që kanë thënë ithtarët e Librit para jush se ne dëgjuam dhe kundërshtuam? Ju duhet të thoni se ne dëgjuam dhe u bindëm. Na fal o Zoti ynë, dhe te Ti do të kthehemi. Kur sahabët shprehën këto fjalë nga thellësia e zemrës, dhe iu nënshtruan besnikërisht urdhrit të Allahut, atëherë për të shprehur kënaqësinë e Tij, Zoti e shpalli këtë ajet:

 

اٰمَنَ الرّسُوْلُ بِما اُنْزِلَ اِلَیْہِ مِن رّبِّــہٖ و المُؤمِنــُونَ

i Dërguari iu nënshtrua asaj që i shpalli Zoti i Tij bashkë me besimtarët. Pra, kjo tregon se sahabët menjëherë pranuan gabimin e tyre, edhe Zoti i lavdëroi ata. …

Në fakt, ky ajet tregon se pastrimi i mendimeve është i domosdoshëm për pastrimin shpirtëror. Ndonëse, nuk është e mundur që njeriu të lirohet plotësisht nga të gjitha mendimet e këqija, por ai mund ta përzë atë mendim nga zemra.

Pra, mendimi që ngulitet thellë në zemër, e njeriu përpiqet ta arsyetojë apo ta kuptojë atë, dhe bën plane për të, do të merret në përgjegjësi. .. Pastërtia vetjake bazohet në pastërtinë e zemrës, dhe këtë na ka nënvizuar i Dërguari i Allahut s.a.s. në një thënie të tij të çmuar:

اِن فی الْجَسَدِ مُضْغَۃً اِذَا صَلُحَتْ صَلُحَ الْجَسَدُ کُلُّہٗ وَ اِذَا فَسَدْتْ فَسَدَ الْجَسَدُ کُلُّہٗ۔ اَلَا وَ ھِیَ الْقَلْبُ

Në trupin e njeriut, gjendet një copëz mishi. Nëse ajo është e shëndoshë, ngjallet i gjithë trupi, por nëse sëmuret ajo, shkatërrohet i gjithë trupi. Me të vërtet, ajo është zemra.

Në Islam, pastërtia dhe dëlirësia nuk nënkuptojnë vetëm fjalë të bukura nëpër gojë, apo veprat të jenë të mira, ndërsa zemra të jetë e sëmurë. Pastërtia e vërtetë në Islam është ajo e zemrës. Nëse njeriu është i ndyrë nga zemra, atëherë edhe para Zotit ai mbetet i tillë. Nëse njeriu nuk bën mëkate, ndërkohë zemra e tij priret dhe joshet pas ligësisë, dhe gjen kënaqësi në biseda të tilla, atëherë ai s’mund të konsiderohet i pastër dhe i dëlirë, derisa nuk ndien neveri edhe në zemër për mëkatet. Disa njerëz janë gjaknxehtë nga natyra, dhe ata edhe pse nuk përdorin fjalë të pahijshme, por në zemër dëshmojnë se filani është njeriu i lig dhe fëlliqur. Për të tillë njerëzit, s’mund të themi se ata janë të pastër, por do të themi se ata e kanë mbuluar ndyrësinë e tyre. Pra, Islami nënvizon se pastërtia e vërtetë gjendet në zemër, ndërsa veprat dhe gjuha janë vetëm mjete përmes të cilave ajo shfaqet. Allahu ka thënë se edhe gjendja e zemrës do t’i nënshtrohet llogarisë, pa marrë parasysh nëse e zbulojmë apo ta mbajmë të mbuluar.

 

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp