Shtrëngimi dhe ngazëllimi
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
vdekja e profetit

Mesihu i Premtuar alejhiselam ka thënë:

Njeriu kalon herë përmes shtrëngimit, herë përmes ngazëllimit. Në gjendje ngazëllimi, ai përjeton shend e hare, në zemër ndien një kënaqësi të veçantë, tërhiqet pas Zotit të Madhërishëm dhe edhe në namaze përjeton kënaqësi. Por nganjëherë, ai bie në një gjendje të atillë, saqë i humbet gjithë ky pasion e gëzim dhe në zemër ndien veç shtrëngim. Ilaçi për ta larguar këtë gjendje është që t’i kërkojë sa më shumë falje (Zotit të Madhërishëm), t’i dërgojë sa më shumë selavate (të Dërguarit të Tij s.a.) dhe të falë namazin vazhdimisht. Vetëm kjo është rrugëdalje nga shtrëngimi.

 

 

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp